Dominon Mercedes, Rosberg e Hamilton mbi të tjerët

anazapta

Lewis Hamilton fitoi Çmimin e Madh të Malajzisë, i ndjekur nga Niko Rosberg, çka tregon se tani është Mercedes skuadra më e mirë në Formula 1. Rosberg fitoi garën e kaluar, ndërsa anglezi u përgjigj dje, duke mos e dorëzuar pozicionin që pati në start. Ai u shfaq në formë të shkëlqyer dhe ishte dukshëm superior ndaj të tjerëve, duke fituar me 15 sekonda epërsi ndaj Rosberg. Podiumi u plotësua nga Sebastian Vettel, i cili, ashtu si Hamilton, nuk mori asnjë pikë në Australi, për shkak se dolën nga gara. Me një vend të parë dhe një të dytë, kryesues i kampionatit tani është Rosberg, ndërkohë që Riçardo ka humbur pikët e fituara në garën e parë, në vendin e tij. Fernando Alonso, edhe pse Ferrari nuk ka shkëlqyer, mban vendin e tretë në renditjen e përgjithshme, me një pikë më pak se Hamilton.   

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *