Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Domosdoshmëria e besimit te Drejtësia
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Letrat e Lexuesve > Domosdoshmëria e besimit te Drejtësia
Letrat e Lexuesve

Domosdoshmëria e besimit te Drejtësia

anazapta
Published January 28, 2013
Share
SHARE

E dashur DITA. Duhet besuar tek shenjtëria e fjalës së shenjtë Drejtësi. Drejtësia është shtylla e kolona që mban gjallë sistemet politike. Në shoqërinë tonë, ka ardhur koha që më tepër sesa fjalët, katalizatorë shoqërorë duhet të jenë veprat, më tepër sesa gjykatat, ne kemi nevojë për Drejtësi. Kjo e fundit përbën hallkën më të dobët të sistemeve të shtetit tonë, kjo për faktin se janë sistemet ata që vendosin standardet për drejtësinë dhe jo drejtësia ajo që drejton sistemet.

Jetojmë në një vend që si rrjedhojë e mungesës së theksuar të vendimeve të drejta të gjykatave, është shkatërruar, balsamosur dhe ka kaluar gjer në kufjtë e absurdit çështja e së drejtës e ku fjala ‘liri e vonuar, liri e mohuar’ është kthyer në një banderolë sistematike e tranzicionit të tejzgjatur.

Vendi ynë ende nuk është në fazën e një demokracie reale, pasi në do ishte kështu do të sanksiononte e siguronte të drejtat individuale, ndaj na takon ne qytetarëve që ti dimë, ti mbrojmë, ti çmojmë, me qëllim që të përplotësohen të drejtat tona.

Sokrati tregonte se për të formuar një sistem është e lehtë, por për ta definuar atë në një sistem të mirfilltë demokratik është shumë e vështirë. Duhet besuar dhe mbi të gjitha duhet ditur, se vetëm drejtësia mund të na shpjerë në rrugën e vërtetë të demokracisë, në rrugën që fillon nga lënia pas e një të shkuare që mbart plagën e thellë të shoqërisë shqiptare, padrejtësinë e ngulur mu në zemër të drejtësisë.

Për shqiptarët është e qartë tashmë se rruga e gjatë e lëngimeve që la pas tranzicioni postkomunist ka nevojë për një stad të ri, stadin e shtetit social, moral dhe mbi të gjitha të shtetit të së drejtës individuale dhe shoqërore.

 

Opinion i nënshkruar: Dionis Xhafa

anazapta January 28, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?