Siç e kemi trajtuar edhe herë të tjera, institucionet studimore dhe projektuese janë vatra me zjarr të ndezur që njohin e studjojnë të sotmen zhvillimore dhe përgatisin projektndryshimet e të ardhmes; ato nuk janë kthina të kujtesës së mykur të institucioneve në kohë, por janë qendra të mendjes, hulumtimit dhe analizës, sintezës kërkimore e projektuese për zhvillimin e vendit.
Instituti Gjeografik Ushtarak mbetet përgjithnjë udhërrëfyes infohartografik i projekteve zhvillimore jo vetëm për Ministrinë e Mbrojtjes.
Mirpo atë e kanë lënë në baltë, ashtu të ngecur, të kapur me thonj mbi harta të vjetra që s’po përtërihen. Askush nuk kujtohet për të veçse z.Genc Pollo që u mor pak kohë me Inovacionin dhe kërkoi ta shartonte atë dhe e futi akoma e më keq në baltë. Gjithçka që është thënë pothuajse ka shkuar në vesh të shurdhër. Themi “pothuaj” se në të vërtetë, diçka është bërë… është penguar shkatërrimi i plotë i këtij Instituti. Tash, thuhet se ka një shpresë tek Republika e Re e cila do ta ketë edhe një vizion Euroatlantik për informacionin gjeohapësinor dhe menaxhimin e tij sipas standarteve të NATO-s.
Ajo që ka ndodhur, në përafër shtatë vjet, ka qenë një rënie vijuese, drejt rrënimit të plotë të atij standarti që ishte arritur në prodhimin gjeodezik dhe hartografik të këtij Instituti. Është një ndër ngjarjet tronditëse, me të cilat jemi mësuar, tashmë, që u shtohet edhe shkatërrimeve studimore në shkallë kombëtare, të shumë instituteve, të cilët janë kthyer në çerdhe vegjetimi, të një kaste të roitur specialistësh që nuk kanë dhe nuk kërkojnë të kenë programe dhe projekte kombëtare, se ç’duhet, të hulumtojnë e ç’duhet të projektojnë në fushat e tyre për t’i paraprirë zhvillimit të vendit. IGJU me një personel mesatar sipas disa informacioneve që ende nuk janë dëshmi të plota e ta sakta, brenda këtyre viteve, ka bërë një punë e cila mund të plotësohej vetëm me një gjysëm viti angazhim total të gjithë burimeve njerëzore teknike që ai ka në dispozicion.
Mos e quani këtë një alarm të kotë, por një realitet. Është punuar, po çfarë pune është dhënë? Po shqyrtojmë vetëm një tregues: ripërtëritjen dixhitale të hartës së shkallës 1: 25 000, (standarte të NATO-s) e cila në mënyrë urgjente do të kërkonte futjen e saj në kërkesat më të ngutshme të vendit për qëllime projektuese. Për gjthë Shqipërinë ky projekt duhet të mbaronte në jo më shumë se tre vjet. Askush nuk ka vënë në plan, askush nuk kontrollon nga Shtabi i Përgjithshëm. Po ç’bëhet vallë me shkallën 1: 50 000?
Atëherë natyrshëm, do të lindë një pyetje: Kush i ka bërë planet, në cilat ligje dhe vendime janë mbështetur, kush i ka parë këto programe nga lartë, për nevojat që kanë FA dhe po kështu në shkallë kombëtare, a ka dijeni Shtabi i Përgjithshëm, kush vallë ka kontrolluar keto planëgrafikë dhe ku është produkti gjeohartografik që i ka shkuar përdoruesit ?
Ky organizëm tekniko-shkencore është shndërruar në një agjensi që zhvoksh vetveten. Ai nuk di se çfarë bën dhe kujt i shërben. Ku është vallë pamja e kohës, gjeohapësira virtuale, dinamika e ndryshimeve të mëdha, sistemet e informacionit gjeografik, imazhet satelitore, hartat e të gjithë shkallëve, sistemet e koordinatave, pozicionimet globale…? Ku janë unifikimet kombëtare, po ato me Kosovën?
Sa thamë janë pjesë të detyrave kombëtare që ka Instituti Gjeografik Ushtarak i Shqipërisë që nuk i përket Forcave të Armatosura, por gjithë vendit. Ka një LIGJ Nr.8907, datë 6.6.2002 “Për funksionimin e Institutit Gjeografik Ushtarak të Shqipërisë”. Qeveria që iku dhe Imami Politik nuk ia kthyen sytë.

M.PASHAJ eshte me te vertet nje vlere e rendesishme ne fushen qe ai levron.Ne vijim te bazes se ngritur nga krijuesit e hartografise topografike ka dhene kontribute si dhjetra specialiste te tjere te fushes.Per mosvleresimin e politikes dhe perpjekjet per te demtuar ate institut ka plotesisht te drejte…
Por analizen per institutin, qe ai ka drejtuar per 8 vjet besoj se duhet ta filloje me ate qe ai kerkon .Cfare pamje te kohës la,Cfare gjeohapësira virtuale la,Cfare dinamike te ndryshimeve të mëdha la ,Cfare sistemet te informacionit gjeografik la,Cfare imazhe satelitore la,Cfare harta te të gjithë shkallëve la,Cfare sisteme te koordinatave, pozicionime globale…la? Cfare unifikimet kombëtare la, …Cfare harte me informacion te ri krijoi.Kush ia dha planet dhe ku i miratoi per punen ei nstitutit .E Cfare……….e cfare te tjera….
Megjithate urime
Per punen e te tjereve mos te niset nga informacione jo te plota dhe jo te sakta sic thote
por le ta shohe,vleresoje dhe pastaj le te jape konkluzione..
VR!!! Nuk e di kur është bërë riperteritja e fundit e hartave te shkalleve te ndryshme por ma ha mendja se pas viteve 90 asnjë riperteritje nuk eshte bërë. Per funksiònet e inst.gjeog. Ushtarake kam pasur pershtypjen se asnje minister nuk ja ka pasur haberin. Ndersa shefat e shtabit te pergjithshem si gjithnje kane bere jesmenin e politikës. E perse do t’ju duheshin hartat kur ata nuk bejnë me stervitje shtabesh? Mungesa e hartave te reja pas gjithë ketyre ndryshimeve ne qendrat e banuara,ne terrene,ne rruget automobilistike etj.etj eshte nje katastrofe e vertete per ata qe e kuptojne dhe ju duhet te punojne me keto harta! Z. Myslym ka kapur nje problem te mprehte qe duhet te jape sinjalin e alarmit ne ministrine e mbrojtjes. Alarmi eshte ne kohe. Por po kaloi dhe pak atehere me mire te vetperjashtohemi nga nato. Me hartat e dikurshme nuk mund te orientohesh fare me ndryshimet e sotme gjeohapsinore e gjeotopografike. Pergezime z. Myslym! Si gjithnje ne krye te detyres se idealistit te vërtete!
Zonja ministre kodheli! Kerkoji gjunkshit apo xhemal vikiliksit t’ju sjelle nje harte te re ushtarake p.sh 1:50000 ku krahas hartes se re te reflektohet dhe vendosja e reparteve te modernizuara!? Jini e sigurt,s’ka per të sjellë gjë! Përkundrazi nga servilizmi e frika mund t’ju tregoje sa e ka rritur taksen e gjakut per çdo kokë paqeruajtesi qe shkon me mision!
Per ata qe nuk e dine se ç’ ka qene e ç’ eshte IGJUSH
Ky organizem gjeo-topo-hartografik, lindi nga vitet 1955 si “detashmenti i topografise” te ish Ministrise se Mbrojtjes. Nga vitet 1965 u shnderrua ne ITU (Instituti Topografik Ushtarak), dhe nga viti 1998 , iu ndrrua emri ne IGJUSH (Instituti Gjeografik Ushtarak Shqiptar). Gjithmone instituti ka qene e eshte pjese e ushtrise shqiptare.
Gjate ekzistences , periudha me te vertete me shume vlere e institutit , ka qene ajo e viteve 1970-’86, kur prej tij u realizuan baza koordinative (ne plan dhe lartesi) si themel i pozicionimit ne teritorin e Shqiperise, dhe realizimin e edicioneve te hartave topografike te shkalleve 1: 100 000 deri ne 1: 10 000 (kjo e fundit, vetem per 1/3 e teritorit shqiptar). Ne kete periudhe ky institut ishte me te vertete lider i padiskutueshem i puneve gjeo-topo-hartografike te vendit tone, e asnje specialist nuk mund te vinte ne dyshim lidershipin e tij.
Gjate periudhes pasardhese, (1990 e ne vazhdim), per shume faktore e shkaqe te shumta te ndryshme, roli i ketij instituti filloi te zbehej deri sa kaloi ne letargji te plote .
Ne periudhen 1998-2006 drejtor I institutit ka qene Kolonel M. Pashai. Megjithe “talentin e shumefishte” te Kolonelit, ne kete periudhe institute vazhdoi te ule gjithmone e me shume, nivelin e tij te lidershipit. Per habi Koloneli i ndrroi edhe emrin institutit nga Institut Topografik ne Institut Gjeografik??!!..
Ky ndrrim emri, (me qellim apo pa qellim) solli mbushjen pa kandar te organikave te ketij instituti me mesues gjeografie ne vend te specialisteve gjeodete, topografe apo hartografe. Sigurisht formimi i gjeografeve (te drejtimit mesuesi) ishte krejt inferior e kontravers kundrejt njohurive gjeodezike, topografike e hartografike te domosdoshme per nje institut te ketij karakteri qe si detyre kryesore ka garantimin e pozicionimit te sakte dhe unik ne teritorin shqiptar, detyre per te cilen edhe ishte krijuar qe ne vitet 1955.
Athere, kujt i ankohet keshtu Kolonel Pashai, kur vete ishte demtuesi deri ne rrenim i atij instituti qe e mbushi me personel krejt te pa afte per te realizuar detyrat e tij ? .
Kolonel, veprimet e mosveprimet e tua per gati 8 vjet, si drejtor i atij instituti e kthyen ne fosile ate . Normalisht fosilet e kane vendin ne muzeumet (poqese kane vlere muzeale) o Kolonel. Instituti qe shpartallove tashme eshte i pa reabilitueshem e nuk vlen per asgje. Ashtu si ka mbetur nuk i duhet asgja askujt perveç mbase ushtrise.
Kolonel, “nuk lahet m… me sh….”, prandaj kalo ne fushat e tjera ku nuk pergjegjes.
Nje mik I yt I vjeter.