Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Don Balon zbulon: Zëvendësuesi i Buffon vjen nga Barcelona
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Sport > Don Balon zbulon: Zëvendësuesi i Buffon vjen nga Barcelona
Sport

Don Balon zbulon: Zëvendësuesi i Buffon vjen nga Barcelona

Gazeta Dita
Published October 1, 2017
Share
SHARE

Juventusi po rindërton, duke menduar për zëvendësimin e shtyllës kryesore të skuadrës. Futbollisti i radhës, për zëvendësimin e të cilin drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” kanë nisur të mendojnë seriozisht është portieri legjendar, Gianluigi Buffon, i cili po luan muajt e tij të fundit si futbollist profesionist, por që edne nuk ka një alternativë në nivelin e kapitenit të Italisë.

Për këtë arsye, drejtuesit bardhezi kanë filluar aplikimin e një plani për blerjen e portierit që do të ketë misionin e vështirë për ta bërë sa më pak të ndjeshëm largimin e Buffon.

Kandidati kryesor për vendin e Buffon është pikëirsht futbollisti i Barcelonës, holandezi Jasper Cillesen. Aktualisht zëvendësuesi i Marc-André Ter Stegen te Barça, por titullar te përfaqësuesja e Holandës, portieri Cillesen e pëlqen shumë Italinë dhe konsiderohet si kandidati kryesor për portën e kampionëve të Italisë, për raportin cilësi-çmim.

Ndonëse Barça nuk ka për qëllim ta shesë, çmimi për portierin mendohet të jetë 15-18 milionë euro, për të qenë një opsion përfitues për klubin katalans, duke konsideruar faktin që Barça pagoi 10 milionë për blerjen e portierit të përfaqësueses holandeze.

Sipas raportimeve të spanjolles “Don Balon”, është vetë trajneri i Juventus, Massimiliano Allegri, ai që ka rekomanduar blerjen e futbollistit të Barcelonës, Jasper Cillesen.

Gazeta Dita October 1, 2017
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?