Ish-Ambasadori Amerikan në Tiranë Donald Lu emërohet ndihmës Sekretar i Shtetit për Azinë

entela

I emëruari i Presidentit Biden si ndihmës sekretari i shtetit për Çështjet e Azisë Jugore dhe Qendrore, Donald Lu tha para senatorëve në komisionin e jashtem se iu ishte mirënjohës Presidentit dhe Sekretarit Blinken për besimin që i kishin dhënë. Lu premtoi se do të vijonte betejën e tij ndaj terrorrizmit dhe korrupsionit edhe në Azi.

“Si bir i një emigranti në Shtetet e Bashkuara, jam veçanërisht krenar që i shërbej vendit tim për 30 vite në Shërbimin e Jashtëm dhe Korpusin e Paqes. Gjatë këtyre viteve kam punuar në avancimin e axhendës sonë në antiterrorizëm, demokraci dhe anti-korrupsion”.

Lu tha se nëse konfirmohet në këtë detyrë të lartë në Departamentin e Shtetit do të punonte për t’i bërë Shtetet e Bashkuara një partner të besueshëm për qeveritë dhe popujt e Azisë Qendrore dhe asaj Jugore.

“Në Afganistan, unë fillova karrierën time duke punuar në kufirin afgan në Veri. Me vendimin e Presidentit për të tërhequr trupat amerikane nga Afganistani deri më 11 Shtator, ne përballemi me rreziqe të reja.  Unë kam një angazhim të thellë për të inkurajuar paqen, sigurinë, të drejtat e njeriut dhe të drejtat e grave dhe vajzave”.

Lu premtoi që të punojë ngushtë edhe me Indinë si prodhues i 60% nga vaksinat në botë, për t’i dhënë fund pandemisë shkatërruese të COVID-19.  Pas dëgjesës, ish-amabasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu i emëruar si ndihmës sekretar të shtetit për Azinë Jugore dhe Qendrore, post ky vakant që nga Janari 2017, pret konfirmimin nga senati.

 

e.r/dita

Share This Article
9 Comments
  • I urojme pune te mbare ne detyren e re ,ndoshta me pergjegjesi te madhe. Mos na harro ne Shqiptaret e mjere dhe te neperkembur z ,I nderuar LU..
    Respekte zoti LU .

  • PESHQIT E MËDHENJ TË DONALD LU-së JANË AKOMA NË DET

    Është për keqardhje që në botën politike nuk është bërë zakon të respektohet nderi dhe mirësjellja. Një njeri i rëndomtë humb besimin po nuk e mbajti fjalën, një diplomat që qeveris një shtet, sa më shumë të gënjejë, aq më shumë numërohet për diplomat.

  • PESHQIT E MËDHENJ TË DONALD LU-së JANË AKOMA NË DET

    Është për keqardhje që në botën politike nuk është bërë zakon të respektohet nderi dhe mirësjellja. Një njeri i rëndomtë humb besimin po nuk e mbajti fjalën, një diplomat që qeveris një shtet, sa më shumë të gënjejë, aq më shumë numërohet për diplomat. (Sami Frashëri)

  • Mbetet nje nder ambasadoret amerikane me te dashur per popullin shqiptar, kryesisht ne ata qe besojne se ne shqiperi do kete drejtesi. Nuk ra pre e mashtrimeve te te korruptuarve dhe detyren e kreu me mjaft vullnet e pergjegjesi, pa u terhequr dhe pa u trembur nga strucet qe hidhnin gurin e fshehnin doren, i shikonte te gjithe ne sy dhe balle per balle, edhe kur sulmohej nga suflere horrash. I njihte mire me dhembe e dhemballe kush ishin dhe çfar perfaqesonin. Ne rrugen e tij te veshtire per nje shtet shqiptar me drejtesi eshte edhe ambasadorja aktuale amerikane. Populli shqiptar i eshte mirnjohes z.LU dhe i urojme sa me lart, eshte nje dige gjigande ne luften kunder korrupsionit dhe k.organizuar.

  • Z Lu . Peshqit e medhenj akoma nuk jane kapur ne Shqiperi . Ndoshta I ka ikur surati , kane marre cehre tjeter .Populli po pret me padurim . Influenconi tek DASH zoti Lu .
    Faleminderit per punen tuaj ne Shqiperi kur ishit amb.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *