Meqë LU-ja e ka marrë, si shumë personale…

Dita

Meqë LU-ja e ka marrë,
si shumë personale,
ka të drejtë të propozojë,
masa radikale!

Propozimet për në qendër,
gjer tek unë mbërritën,
se si Lu ka marrë në shenjë,
të gjithë opozitën!

Për atë që është vendosur,
s’do ketë deklarata,
po kush s’do votojë reformën,
do shpallet Non Grata!

SHBA do t’i trajtojë,
si armiq lirie,
ndaj atje kurrë s’do të shkelin,
me Salën në krye!

Lajmi është i rezervuar,
por unë kam akses,
ndaj dhe po e bëj të ditur,
se ka interes.

Vizë e kuqe do t’u hiqet,
emrit të shqupistëve,
do jenë në të njëjtat lista,
me të terroristëve!

Unë e kam të konfirmuar,
nga vetja s’e pata,
që dhe Luli-kryetari,
do shpallet Non-Grata!

Që të binden me tamam,
ata që s’votojnë,
pas 21 Korrikut,
le të aplikojnë!

Vizat për në Amerikë,
do t’u refuzohen,
atyre që mund ta kenë,
do t’u anullohen!

Më tha Lu-ja që t’ju them,
mos votojnë prej frikës,
po s’është mençuri të dalësh,
kundër Amerikës!

Me Kushtetutën e Re,
që na kanë rrëfyer,
votimi-për Amerikën,
quhet fakt i kryer!

Kushtetuta në Kuvend,
s’u shpërnda më kot,
kush s’e kupton domethënien,
është një idiot!

Amerika asnjëherë,
s’e lë istikamin,
që përjetë pa drejtësi,
mos e lërë Sovranin!

Amerika punon qetë,
rrallë herë me ngut,
po sfidën s’mund ta pranoi,
nga një liliput!

Kot mundohet liliputi,
t’i gjejë dikujt anën,
se ai Luja-këtu,
përfaqëson Obamën!

Obama tani ka çështje,
më me rëndësi,
po dhe për reformën tonë,
është në dijeni!

Çëshja është rëndësore,
ndaj pakëz e zgjata,
se s’është pak që deputetët,
të shpallen Non Grata!

Meqë oksigjen për vendin,
është kjo drejtësi,
them Non Grata do të jenë,
dhe në Shqipëri.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *