Donald Lu: Ka edhe ministra të korruptuar…të ndiqen penalisht

Saimir Lleshi

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu po i përgjigjet pyetjeve të qytetarëve dhe gazetarëve në faqen online në Facebook, duke u përqendruar kryesisht tek reforma në drejtësi dhe lufta ndaj korrupsionit.

Ambasadori jep disa rrugë për luftën ndaj këtij fenomeni, siç është rritja e pagës për gjyqtarët, por shton se të korruptuarit duhet të dalin jashtë këtij sistemi. Madje, ambasadori ka shkuar edhe më tej kur ka deklaruar se ka edhe ministra të korruptuar.

“Gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar duhet të pushohen nga puna dhe të ndiqen penalisht. Politikanët e inkriminuar duhet të hiqen nga liderët e partive politike, nga parlamenti dhe nga pozicionet lokale. Ministra të korruptuar, të mëparshëm dhe të tanishëm, duhet të mbahen përgjegjës për krimet e tyre. Populli shqiptar duhet të kërkojë që kjo të ndodhë”, tha ai.

Pyetja dhe përgjigje:

I nderuar Ambasador ju po flisni me emra konkret dhe po konstatoni realitetin e hidhur Shqiptar, por pyetja ime është se si mund te shkojmë nga konstatimi te veprimi? Sepse t’u kërkosh të korruptuarve të dënojnë veten e vet është problem i madh kush do jete ajo formulë magjike që t’i japi goditjen e forte që ta rrëzojë këtë strukturë kriminale që ekziston në Shqipëri!!

LU: Pyetje shume e mirë. Ndryshimi i Shqipërinë do të fillojë me ligje te reja – për dekriminalizimin, Zyrën Kombëtare te Hetimeve, dhe reformën e gjyqësorit. Por vetëm ligjet nuk do të ndryshojnë Shqipërinë. Implementimi është puna e vështirë. Gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar duhet të pushohen nga puna dhe të ndiqen penalisht. Politikanët e inkriminuar duhet të hiqen nga liderët e partive politike, nga parlamenti dhe nga pozicionet lokale. Ministra të korruptuar, të mëparshëm dhe të tanishëm, duhet të mbahen përgjegjës për krimet e tyre. Populli shqiptar duhet të kërkojë që kjo të ndodhë.

Në Shqiptaret nuk duam korrupsion. Por jemi të detyruar të paguajmë , i tillë është sistemi që ka ngritur politika hajdute për 25 vite në Shqipëri. Korrupsioni te ne është si ajsbergu që i duket vetëm pjesë sipër. Por problemi është me i madh nga sa e mendojmë ne. Pyetja ime është: a mund ta shkulin pemën e korrupsionit ata që e mbollën? Kjo pemë për ta sjell pushtet fuqi pasuri në kurriz të shqiptarëve të ndershëm.

LU: Korrupsioni nuk ka nevojë të luftohet nga ata që e krijuan atë. Korrupsioni duhet të luftohet nga njerëz normalë. Njerëz normalë që votojnë. Njerëz normalë që punojnë në biznes, në qeveri apo në shkolla. Njerëz normalë që punojnë në OJQ-ë, universitete dhe media. Mos i lejoni politikanët të kontrollojnë nismën anti-korrupsion.

Mire zotnia do përgjigjet po korrupsionin kush do ta luftoj në këtë vend?

LU: Ti do ta luftosh! Dhe tre milionë qytetarët e tjerë shqiptarë. Kjo nuk është një luftë për të huajt apo politikanët. Kjo duhet të jetë një luftë e qytetarëve të rregullt.

Zoti Ambasadador amerika ka sjelle demokracinë ne shume vende te botes perse këtu ne Shqipëri, Amerika është indiferente për korrupsionin e larte nga vetë deputetët e Shqipërisë dhe ju heshtni dhe populli shqiptarë vuan nga skamja dhe varfëria a është kjo demokracia që ne shqiptaret kemi kërkuar?

LU: Shtetet e Bashkuara sigurisht promovojnë demokracinë duke zhvilluar OJQ-të, partitë politike dhe mediat. Ne gjithashtu inkurajojmë vendet për t’u marrë seriozisht me korrupsionin e nivelit të lartë. Në Shqipëri, ne kemi punuar me të dyja palet, qeverinë dhe opozitën për të hequr anëtarët e parlamentit dhe kandidatët për kryetarë të komunave apo bashkive me rekorde në arrestime dhe dënime penale. Miratimi i ligjit të dekriminalizimit do të rezultojë në largimin e shumë prej këtyre politikanëve me precedentë penalë.

Përshëndetje Z. Ambasador Lu! Ju përgëzoj pa mas për fjalimet pa dorashka dhe përplasjen në fytyrë të realitetit që Ju i bëni politikës dhe politikaneve shqiptar. Në lidhje me korrupsionin unë mendoj se një nga mënyrat për ta luftuar atë është rritja e rrogave per te gjitha ato pozicione që janë me shume te ekspozuar ndaj korrupsionit. Pyetja ime konsiston: A mendoni se me këto politikane qe kemi ne, do arrijmë ta luftojmë korrupsionin dhe te anëtarësohemi ne BE ne 5 vitet e ardhshme apo jo? Faleminderit!

LU: Kjo është një pyetje e mirë. Shtetet e Bashkuara nuk janë anëtarë të BE-së kështu që unë nuk e di se sa e mundshme është që Shqipëria do të futet në BE së shpejti. Ajo që unë di është se BE-ja është serioze në lidhje me kërkesat që Shqipëria të bëjë progres kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe reformën gjyqësore përpara fillimit të negociatave. Dhe po, ju keni të drejtë se pagesa me rroga te arsyeshme është një pjesë e rëndësishme e luftës kundër korrupsionit.

Zoti Ambasador në shtetet në gjendje luftë shpesh shpërnguljet janë shumë të mëdha. Shqipëria nuk është në luftë mirëpo të larguarit janë kaq shumë njësoj si në luftë Çfarë mendimi keni për këtë fenomen. Dhe e dyta nëse ju keni informacione të klasifikuara dhe unë besoj se keni për politikanë gjykatës apo biznesmen me ndikim të cilët kanë vjedhur apo vrarë për tu pasuruar a do t’i publikoni ato në ndër të shqiptarëve pas bërjes së reformës në drejtësi?

Lu: Përshëndetje Flori, pyetje e mirë. Unë e di se shqiptarët janë të zgjuar. Unë jam i sigurt se ata mund të kuptojnë se cilët janë zyrtarët e korruptuar dhe kriminalë. Ata janë ato ose ata që nuk e bëjnë punën e tyre. Ata nuk e mbështesin reformën dhe ata nuk kanë arritur asgjë në pozicionet e tyre. Ata janë ata ose ato te cilët kalojnë gjithë kohën e tyre duke vjedhur paratë tuaja.

Z,Ambasador LU! ju përgëzoj për mësimin e gjuhës shqipe, ne lidhje me luftën kundër korrupsioni: a mendoni se duhet një sistem i integruar dixhital ne te gjitha institucionet qe tu vihet ne shërbim qytetarëve për të ulur nivelin e korrupsionit ne Shqipëri?

Lu: Lazer, sugjerimi juaj është i shkëlqyer. Jam dakord me ju, qasja online ndaj informacionit dhe shërbimeve është një nga mënyrat më të mira për të luftuar korrupsionin në nivelin kur qytetarët e zakonshëm kërkojnë shërbime zyrtare. Ekziston një nismë, e mbështetur nga qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe Ministria shqiptare për Teknologjinë dhe Inovacionin, e cila quhet Open Government Partnership (Partneritet i Qeverisjes së Hapur) dhe që përpiqet të përhapë këtë teknologji midis qeverisë kombëtare dhe vendore.

Ambasador përshëndetje! Edhe 15 vite dhe të dy periudhat ajo komuniste dhe e demokracisë hibride barazohen. Sigurisht periudhat nuk mund të krahasohen për avantazhet dhe disavantazhet me njëra-tjetrën por desha të di a kanë konkurrentë politikanët tanë diku në vende të tjera lidhur me mënyrën se si bëjnë korrupsion? A do të ishte e mirë një lëvizje e shoqërisë civile ajo që mund të merrej me publikimet e pronave të politikanëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend të përfituara prej korrupsionit?

Lu: Faleminderit për sugjerimin tuaj. Është normale në shumë demokraci, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara, që pasuritë e ministrave dhe parlamentarëve të bëhen publike çdo vit. Ne e kemi sugjeruar këtë si një nga mënyrat më të rëndësishme me anë të së cilës partitë politike dhe politikanët mund të përmirësojnë transparencën në Shqipëri. /Dita/

 

Share This Article
22 Comments
  • Populli shqiptar duhet të kërkojë që kjo të ndodhë”

    KJO ESHTE E VETMJA ZGJIDHJE.

    Respekt z. Lu per ndihmen e madhe qe po i jep popullit te shumevuajtur shqiptar.

    ZOTI QOFTE ME JU!

    • E para- O z.Lu! Po sikur e ke gabim o ‘fellow’ që të bësh këtë deklaratë. Ti kërkon të amnistosh ata që e kanë shkërdhyer për 20 vjet drejtësinë shqiptare? Përkundrazi ne mendojmë që ata të ballafaqohen me ligjin, pasi ky të jetë rregullar dhe pasi të jetë bërë reforma , dhe të dënohen në bazë të ligjit dhe sidomos të sekuestrohen pasuritë e Gjin Gjonërave që janë vënë në mënyrë korruptive. Dhe gjingjonëria nuk janë pak, siç të pëlqen të mendosh zotrote, por ndonja 90 % e tokëzave të zeza.

      E dyta – Ky sistem drejtësie i ndërtuar mbi korrupsionin është vepër e një lideri politik i cili e krijoi dhe e mbrojti gjatë këtyre 20 viteve me të vetmen ide që t’i shërbejë si mburojë atij, familjes së tij biologjike dhe mbështetësve të tij partiakë. Ai është përgjegjësi kryesor dhe ai duhet të ndëshkohet në mënyrë të ngjashme.

      Ndaj nuk mund të kurohet kanceri në drejtësi me deklaratat e tua gjysmake. Është e disata herë që ti bën deklarata të papjekura për një diplomat të kalibrit tënd.

    • nuk e di si I thone kinezçe apo amerikançe, por shqip (nga spanishtja) I thone PALLAVRA.
      FBI dhe CIA jane ne gjendje per nje jave te tregojne pasurite e hajduteve me pushtet (jo vetem te atyre qe piketoni ju), prandaj na tregoni ose merruni me marrdheniet ndermjet dy vendeve, ato ne NATO dhe problem te shtetasve tuaj ket, qe eshte dhe detyra e juaj institucionale.

  • PO MIR SI TA BEJME NE QYTETARET NE NGRIEMI JU THONI JO KESHTU ATERE ME FJALE IKIN KETA APO ME DRU NUK KUPTOJME ASGJE ?????

  • O Lu – Lumadhi, nuk do ket ndryshim se populli eshte i tallavanizuar komplet nga rilindja dhe krahu blu komunisto-neo-kapitalist.

  • na kenaqi ,mua mu duk sikur flisja me piktorin
    do bejme reformen ne drejtesi me tha dhe hehehe …
    te gjithe me certifikate ndershmerie do pajisen 😛
    e bukura eshte se fillojne me fjalet ” keni te drejte per keto qe thoni …une kam te drejte ,
    por me te drejte e ka ai [desh ti shkruaja njeher qe ne drejtesi nuk kemi si ta kemi te 2 te drejte po do merrja ndonje pergjigje akoma dhe me diplomatike ]
    ….. vetem XHIN XHONIN nuk po e drejtojme dot ….
    1 shtet dhe 20 ambasadore ….na vuri para malokeria …

    • Ku ke tru ti te flasesh me piktorin,shtrige, forumit poftisur!… Piktori,me trut e tu,nese ke vertete, mund te shkoj gjer ne tualet! dhe mbas pak e ve perpara ate, tok me urinen… E c’na gjeti oooo, fshat! Komentojme ne,tutje dhe kjo… mjerania, mikja ime gjasme! hahaaaa…

  • *************************************************************************

    Bravo Z.RAMA … the nje te “vertete” qe populli nuk e dinte.

    Berisha, krimineli-komunist historik eshte “AI” qe i njohu me ligj “DEKORATAT” e sigurimsave dhe Nexhmije Hoxhes.

    O popull,
    Z.Rama i vetmi njeri qe mund te shpetoje SHQIPERINE.

    O popull,
    Nese iken Z.Rama, SHQIPERINE do t’a marre “lumi” per te treten here … do kthehet perseri ne COLUMBI dhe shtet “RRUMPALLE” drejt “shuarjes”.

    O popull,
    Z.Rama duhet te qendroje … “AI” i vetmi qe po ben shtet dhe mbron SHQIPETARET kudo ne BOTE.

    ************************************************************************

  • Nji gje nuk arrij te kuptoj un ;

    Ka vite me radhe ,qe ne shqiptaret , kemi denancuar dhe vene ne dukje kto
    qe Lu-lu-ja thot sot .

    Tani cfar ndryshimi perben kjo ,APO kur e thot nji ambasadore se Drejtesia eshte e korruptuar dhe duhet te reformohet ,kjo perben nji Show dhe ngre veshet e Medias
    lart !
    Dhe ja , Lu-ja e tregoj me bukur mizerjen Drejtesi ,duke i treguar kucin e dores ,
    por mendoni ju nastradinat e medias ,se meqe tha Lu-ja ka me ndodh dicka ne Drejtesi ?
    Po pse nuk ishte bosi l-se qe e beri si kembet e dhise DREJTESIN DHE SHTETIN SHQIPTARE duke mbajtur ne pushtet kriminelin sali berrisha ?
    a nuk i vendosin kta kta prokurore e gjyqtare ?
    A nuk heshten kta per vrasjen e Kosta TREBICKES madje e mbuluan krimin e sali berishes ,sepse ishin pjes e tij ?
    A nuk u plagos mes tiranes nji Prokuror a Gjykates i cili u arratis menjiher ne Amerike ?
    Ku ishte ambsadori Lu ateher , ose paraardhesi Lu-se , qe nuk reagoj fare ,?
    Eh mer shtet shkerdhate , mer politikan shkerdhata ,qe sditet te tregoni njiher dinjitet shqiptari ,e po tallet gjithe bota me ju ,ptuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu

  • shpresojme se per Festat e ardhshme ne ambasaden amerikane mos te kemi me te ftuaret e korruptuar ,qe populli shqiptar te filloje te besoj se ju e keni seriozisht,Zotni ambasador! Pra wait and see till next ambasador’s reception!sepse tek receptionet e maparshme kemi pasur nje pasarele te papare me te korruptuar VIP§
    Une ‘belle brochette’ de corromptus siç thone francezet te ftuar nga ambasada US!

  • ka edhe ambasadore qe perkrahin te korruptuaret,bile iu japin viza edhe exfiltration!Te denohen edhe ato ambasador per krim kunder popullit shqiptar?

  • Po mire zoti ambasador se ju kemi dhene emra e fakte e nuk po na i thoni;
    Gjin Gjoni, Alaudin Malaj, etj cfare ju duhet akoma???

  • JA PRIT SE DO TI DENOJE DHALLA.

    ILIR META NUK E PRANON REFORMEN, PO QE SE AJO NUK I CAKTOHET DHALLES PER ZBATIM.

    BURG BURG BURG BURG

    BURG BURG BURG BURG

    BURG BURG BURG BURG

    DHE SEKUESTRIM PASURIE

    PER ILIR METEN DHE GJITHE LSI.

  • Une,po shkruj mendimin tim,per tjua than pikspari shqiptarve nese e loxoin kete artikull dhe kto patje e pergjigje te ambasadorut LU.
    Ambasadoret e huaj,neper shtetet e forta dhe qe kan standarte te,zhvilluara dhe popuj te civilizuar,e te ditur,ambasadat as qe i ndogjon ndoi here te hyn e nderhyn ne punet e drejtsis se ati shteti ku ata jan,si per,shembull,a keni ndigjue qe ambasada amerikane te nderhye ne,serbi,per drejtsin,apo ne holland,apo ne austri,se per zvicer as qe mendohet nji gje e till.
    Po,nji gje shqiptaret e mi,nuk e kuptuat dote,se nese ti nuk e nderton shpin tande vete,i huja ta nderton por ta len sakat,o me mur te shtrember,o me ndarje jo proporcionale te kvedratures,pra i huji nuk ta nderton shpin tij,pa ta lan sakat,se ai bene petlla per vete,qe pas nji kohe ti prap dota kerkosh qe ai ta ndreqe se ai e din ku jan apo ku pikon pikat.
    Prandaj dhe shqiptaret e mi,kujtuan se po ta rzoim kete shpi 50,vjecare qe e ndertuam vet,nuk eshte siic jan shpit e amerikanve,apo te gjermanve,anglezve francezve,jua dhan me qira shtetin dhe pushtetin te hujve.Kta te hujt nuk e moren pushtetin ne menyr klasike,jo jo,mos keni nji keqkuptim qe thash,por kta i vun njerzit e vet,qe i rekrutuan,ca rekrutuan,serbet,ca amerikanet,ca gjermanet,ca francezet,ca anglezet,ca talianet,ca greket,e kshu me rradhe,pra sejcili shtet sipas forces qe kishte beri dhe rekrutimin dhe i msoi matrapazet politk shqiptare sesi,te vjedhin dhe manipoloin zgjedhjet,se shqiptaret per 50,vite nuk dinin te bejn zgjedhje me 140,particka e levzje e parti,kumbare te mafiozve,pra50,shqiptaret benin zgjedhje xhdo 5,vjet por kishte nji parti,me konkurent deget dhe levat e saj,,frontin demokratik,rinin socialiste dhe frontin veteranve.por kta ishin levat e memes parti.
    Dhe,shqiptaret i msuan neper kurse dhe neper hotele rinin kah nji muj ndonjihere dhe 2 muaj,neper kurse per tu msuar sesi behen zgjedhjet,sesi manipolohen,sesi vidhen dhe sesi mundish ta marish pushtetin ne emer te demokracis,por ama zgjedhe jan te vjedhura por nuk i kupton populli dhe votusi fare,kshtu qe demokracia borgjeze u tregue shum ma e afte sesa socialiste qe dikur benin zgjedhjet neper evropen lindore dhe rusin e kinen,pra kta borgjez,mbulonin diellin me shosh,thonin se demokracia te jep te drejt te marish pjes ne zgjedhje,por per te fituar duhet te kalosh,kufirin 5% apo turqia e ka 10%ne emer te demokracis,ta ka kufizue zgjedhjen e populli nuk e kupton lojen.E`pra,edhe LU,po thot se ju duhet ta zgjidhni kete problem te drejtsis.Ndagort sic thot ai,por lind pytja:a nuk e dinin kta amerikanet apo evropjanet se ne kto 25,vite drejtsia eshte bere nga ata,parderisa ata perkrahnin partit qe vinin ne pushtet,dhe e thonin vet,se zgjedhjet nuk kan qen te drejta e te lira,por kan qen zgjedhje,ma te mira se te kaluarat.Ato,a nuk e shufshin shkatrimin e pasurive,ushtarake,a nuk e dinin,se sa tanke kishim sa ajroplan,sa raketa,sa anie sa kombinate e uzina,krejt kta i dinin,dhe krejta kto marifete dhe shitblerje a pazare i benin me matrapazet politik shqiptare sic e beri gerdecin me shkerdhen berishen,pra kuj don me i dhan mende pas 25 vite ky aziatikuamerikan dhe podesta gruopp?!!
    Sistemi qe e luftonte shum ma mir korupcionin dhe krimin ishte ai qe 50,veproi edhe pse edhe ne ate kohe ka pas vjedhje dhe hajdutri,po edhe korupcion se edhe atehere kemi qen shqiptare,por perseri kishte nji shtet qe vepronte,dhe i zinte njerzit pra,i zinte edhe ata qe vinin me parashuta nga amerikanet,anglezet,gjermanet,talianet,jugosllavet,greket,pra kishte lufte te hapur kunder te hujve,por kishte edhe kunder te vetve mbrenda ne shqipri,dhe po ta bejm nji aritmetik po del,qe 80%ka dal fitus aai shtet dhe ai pushtet ai rend e ligj dhe ajo kushtetut pra i jejtit popull shqiptar,pra pse soot shteti dhe rendi kan deshtuar nga sistemi i qujter demokrat,dhe ate ne xhdo sfer te jetes dhe veprimit per 25,vite??Une,e dij sepse ka deshtuar se,na msun demokaarrrat evroamerikan sesi te vjedhim dhe te pasurohemi sa ma shpejt dhe sa ma shum jo populli,por matrapazet e politikes,dhe ishe te denuarit qe moren pasurit si shperblim qe,kishin vujtur neper burgjet e shetit shqiptar me gjikime dhe denime te ligjshme te kohes,por per amerikanet dhe ovropjeneet kjo nuk ishte e mir,prandaj i manipuluan shqiptaret dhe jua vun nji samar ne shpind,me pague leket e fituara me gjak e djers,per ata bandita dhe tradhtare e bashkpuntor te sherbimeve te huja,dhe ne ate grup hyjen edhe vrasesitmedhe hajdutet ordiner,site denuar politik,dhe tani shqipria tju japi lek njerzve parazit dhe penzione qe burgosuri kishte qen,dhe tradhtare.E,kto gjera i kemi si shperblim nga ,,miqt”tan qe nae duan te ,,miren”amerikanet dhe evropjanet,pra kta zhvilluan kapitalizmin e hajdutve,mashtrusve,rrenacakve,dhe lapanjozve,kta e bene kapitaliste vetem kta grupe qe sot,po ju thot jeni te koruptuat,po a nuk e dinin gjin gjonin kta,a nuk e shifnin zaganjorin kta,poo llallen sa hare ka qen ne amerik pse nuk ja vun prangat,por rinte nga nji jave,si i ftuar i ministris drejtsis apo prokurorit .Epra ki far LU,nemos behet nji hipokrit se krejt fajin e kan ata qe sot po i shofen se nji gjygjtare e ka oren 70000 mij ero,kur ai ndoshta nuk e ka,apo ku i dihet e ka,por po i vjen inat dhe xhelozi sesi nji gjykates i nji populli fukara dhe shteti i vogel sa nji shtet i amerikas,dhe fukara por ka te till gjygjtare a prokuror te pasur kush e dij???

    • Shqiptari i sharrit, ket here te jap te drejt me gjith shpirt ky kinezi humorist po tallet dhe na trajton si skllever dhe ne te njejten kohe ben amnisti per keta hajduter e krimineler .

  • MEGJITHEATE, PRAPE NJE PYETJE EDHE PER Z. LU.

    PERSE, KA EDHE MINISTRA TE PAKORRUPTUAR???!!!!!!!!!!!!

    HAHAHAHHAHAHAHHAHAHAHA

  • Nejse,- nje interviste me pyetje te forta . Do ta kete nje efekt gjithsesi .Ka rendesi qe ambasadoret e huaj po angazhohen me mire se me perpara gjithsesi .Mbase ky angazhim apo mision i tanishem nuk rezulton si Hipokrizi ?Tung !

  • Zoti Abasador,si shqiptar normal dhe pa asnje interes me politiken,ju them se me qendrimet tuaja kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar qe po na fundos,e keni ngritur ne shkallen me te larte simpatine e shqiptareve,per ju dhe shtetin qe perfaqesoni.Deshirojme qe kjo ngritje te vazhdoje duke cuar deri ne fund kete lufte jetike dhe te pamundur per ne.Sa me shpejt te nxirni listen e PLOTE te politikaneve qe nuk lejohen te hyjne ne SHBA,ahtu sic bete me Kadafin,Asadin,Oasamen etj.Me padurim e presim dhe pa servilizem hapur ju them qe do te behen keshtu edhe qytetari Nr,1 i Shqiperise se shumevuajtur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *