Ambasadori amerikan, Donald Lu, ka mbërritur më në fund në Tiranë.
Ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar një foto, ndërsa Lu zbret nga avioni në Aeroportin e Rinasit.
Ai do të zërë vendin e Aleksandër Arvizusë.
Lu është emëruar prej disa muajsh si ambasador në Shqipëri, por për shkak të zvarritjes së miratimit të vendimit të Kongresit, ardhja e tij u shty.
Dy ditë më parë ai u prezantua për shqiptarët me anë të një video ku fliste shqip.

Uroj te mos kete ardhur me mendte dhe bemat e para-ardhesit meksikano-japonez.
Ketu do te jemi dhe do t’a shohim e do t’i japim hakun.
E nderuar znj.”LORA” Ju uroj ne radhe te para GEZUAR VITIN 2015,se dyti me lejo te te sugjeroj se se pas skemes 2 BB e Adinistratorit, te nderojne skemen ne 2LULU e Berishe!Mos ndodhte kurre ky parashikim !Uroje qe Administrtorin e ketij vendi ta kete zevendesur nje Ambasador ku te rindertoje mardheniet e sinqerta ,reciproke e dashamirese midis dy vendeve mike.Po u pame si koloni edhe nga ky fytyre qeshur “Ne djall vafte edhe demokracia”.Uroj me gjithe zemer mirseardhjen e te jete vertet diplomat e perfaqesues i denje i nje vendi qe ka treguar se ka burra te shquar qe kane dhene e bere shume per kete vend,qofshin keta Presidente,Sekretare Shteti apo Ambasadore.
Z. Ambasador!
Mirse erdhe ne token Shqiptare.
Te shkofte puna mbare ashtu sic ta tregon , fytyra gaz e hare e suksese.
Berisha sot edhe pse ka rene gjoja nga pushteti eshte me i forte se kurre dhe sekreti i tij 23 vjecar eshte se ka qene ambasadorofag.
Sot cuditerisht shohim qe ne vend se Berisha te ishte ne burg,eshte ky i fundit po kercenon Ramen dhe me jete duke bere teater me Emiliano Shullazin.
Nuk jane vitet 90 kur shqiptaret puthnin rrotat e bythes se makines se bejkerit por eshte nje shekull tjeter ku shume shqiptare mendojne : A do ta kullufisi Berisha dhe Lulin Donald ? sic ja beri Arvizuse qe e perzuri si le te themi Eduart Selamin ne 1994 ?
Nuk ka dyshim se është e vërtetë ajo që kanë thënë të gjithë ambasadorët amerikanë në Shqipëri se ata në veprimet dhe deklaratat e tyre përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të qeverisë amerikane. Por, duke e marrë këtë premisë si të vërtetë, ka diçka që nuk shkon, se nëse qëndrimi i qeverisë amerikane do të kishte qenë ai që kanë shprehur ambasadorët amerikanë, atëherë karriera politike e Berishës do të kishte marrë fund me kohë, më tepër se një herë. Në ekuacionin e marrëdhënieve Berisha-SHBA ka një të panjohur, e cila mbetet e tillë që prej 22 vitesh.
Është e qartë se marrëdhënia e ndërlikuar e Sali Berishës me SHBA nuk mund të shpjegohet me kategoritë normale të analizës së politikës dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare. Ekuacioni i marrëdhënieve SHBA-Berisha, ka një të panjohur ende të pazbuluar. Sipas kategorive normale të analizës, ky ekuacion duhet të ishte zgjidhur prej kohësh me largimin e Berishës nga politika, në një mënyrë apo në një tjetër.
Gjatë karrierës së tij politike 23 vjeçare, Berisha ka pasur disa konflikte serioze me SHBA, përkatësisht me qendrat zyrtare të politikëbërjes amerikane. Sipas këtyre kategorive analitike Berisha duhet të ishte larguar nga Shqipëria në mars 1997, e nëse nuk ndodhte kështu duhet të ishte larguar nga politika pasi dha dorëheqjen si President i Republikës në korrik 1997, dhe të mos kishte marrë përsëri postin e kryetarit të PD, në tetor 1997, pasiqë kjo parti kishte dalë në opozitë. E nëse nuk ndodhte kështu duhet të ishte burgosur në 1998 apo 2000, si rivali i tij Fatos Nano. E nëse nuk ndodhte kështu duhet të kishte dhënë dorëheqjen e detyruar nga posti i kryetarit të PD pasiqë humbi zgjedhjet parlamentare të vitit 2001. E nëse nuk ndodhi kështu nuk duhet të kishte fituar zgjedhjet e vitit 2005 dhe aq më tepër të rikthehej në pushtet si kryeministër. E nëse nuk ndodhi kështu, duhet të kishte dhënë dorëheqjen pas shpërthimit të Gërdecit. E nëse nuk ndodhi kështu nuk duhet t’ i ishte njohur fitorja e zgjedhjeve të vitit 2009. E nëse nuk ndodhi kështu duhet të ishte detyruar që të jepte dorëheqjen pas 21 janarit. E nëse nuk ndodhi kështu duhet të ishte detyruar të largohej pasiqë përmbysi rezultatin e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës.
Por nuk ka ndodhur kështu dhe Berisha është përsëri në lojë, në konfliktin e radhës me ambasadorin amerikan të radhës. Cili është shpjegimi për këtë paradoks? I vetmi shpjegim i logjikshëm është se politikëbërja ndërkombëtare amerikane është më e thellë se institucionet amerikane që e bëjnë atë zyrtarisht. Që prej pikënisjes që është mbledhja e të dhënave, fakteve, dhe deri te vendimmarrja. Ambasadori i sotëm amerikan në Tiranë e pohoi këtë gjë në intervistën e tij të fundit në “Opinion” në Tv Klan, kur tha se Washingtoni mbështetet në raportet që dërgon ambasada nga Tirana, por Washingtoni merr të dhëna dhe nga burime të tjera.
Ambasadori amerikan mund të kishte shtuar se Washingtoni e bën vlerësimin e fakteve të mbledhura ashtu siç shfaqen të përthyera nën prizmin e konstanteve gjeopolitike dhe gjeostrategjike të përpunuara, për të cilat në ambasadën e Tiranës nuk janë gjithmonë në dijeni. Në rastin e marrëdhënieve të Berishës me ambasadorët amerikanë në Shqipëri, me kohë është krijuar një lloj sugjestionimi i ambasadorëve amerikanë nga Berisha. Ambasadorët amerikanë që vinë në Shqipëri janë njerëz shumë inteligjentë, të cilët nuk mund të mos e perceptojnë saktë atë që tashmë është kthyer në një fenomen: Ambasadorët vinë dhe ikin, luftojnë me Berishën, duket sikur e djegin, por Berisha mbetet gjithmonë në lojë triumfues, një feniks i vërtetë politik. Madje për disa nga ambasadorët amerikanë në Shqipëri, si Lino, Limprecht, Withers, mund të thuhet se Berisha ka qenë një ambasadorofag (ambasadorngrënës) në raport me ta.
Shumëkush pyet se ku qëndron fuqia sekrete e Berishës që e ka bërë të triumfojë në këto duele me ambasadorët amerikanë. Sekreti qëndron te mënyra se si e perceptojnë amerikanët rolin e tyre në Shqipëri pra si protektor-arbitër. Amerikanët kërkojnë që t’ i tregojnë Europës se janë të domosdoshëm për të mbajtur stabilitetin në Ballkanin ku veprojnë forca që mund ta futin regjionin në kaos. Kjo logjikë vlen dhe për Shqipërinë. Amerikanët e kanë kuptuar se Berisha është i vetmi njeri që mund të mbajë një parti të madhe në politikën shqiptare, përballë PS-së ..
Mire se erdhe ne ferrin e Berishes zoti Lul ! Te shohim kush do ta munde njeri-tjetrin ?
Faleminderit Amerikes qe rrexoj Komunizmin ne Shqiperi https://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww