Donald Lu në zyrën e kryetarit të Kuvendit, Meta

Saimir Lleshi

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Kuvendit Ilir Meta në selinë e këtij të fundit.

Takimi nisi në orët e pasdites dhe besohet se reforma në drejtësi ka qenë tema kryesore e diskutimeve midis tyre.

Ende nuk ka asnjë deklaratë nga ana e tyre se për çfarë kanë diskutuar. Takimi u mbyll pas gatin 90 minutash diskutim.

Reforma është pezulluar, pasi opozita nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e djeshme të grupit të ekspertëve, duke kërkuar marrëveshje politike për të. /Dita/

 

 

Share This Article
10 Comments
  • Besoj se honorable Lu do perfundoi me keq se horrorable Arvizu.

    E pritem Arvizune si general dhe iku si ushtar xhenjo ..

    aresyeja eshte se keto ambasdore perdoren si kapterre nga dy berishistet e washingtonit

    Wisner dhe Biberaj.

    Duhet te dale ndonje hundelesh ne shqiperi ti thote Lu-se.

    I NDERUAR PO POSHTRONI JO VETEM SHQIPERINE POR DHE AMERIKEN…

  • Perfundimisht, Lesheli dhe e ashtuquajtura PD, jane banda kriminale qe e kane vrare e vjedhur ne pambarim kete popull. Mjere ne qe kemi rene ne duarbte ketyre katilave. O popull zgjou!

  • Z.Lu e bene takimin me Meten si duket ky eshte pengesa kryesore ,ka baltosur terrenin qe problemet te ngecin si peshku ne balte.Duket qarte lidhja e Frenkut ,saleshit dhe Lu.Shtet amorf,mjer ne se ç’farè mund te shohim ne tè ardhmen.

  • O popull ben mire qe i injoroni se nuk te pyet kush, vetem se ju cojne per lesh bubi. Ruani veten , familjet dhe miqte tuaj. Se te tille BISHE si kjo nuk ka njohur Historia njerzore deri me sot. Vetem per eksperimente si kavje ju duan, kuptojeni njihere e mire.
    Historia na ka treguar se ne jemi ndeshkuar me shume se kushdo nga fqinjet tane. Jo per faj tonin kuptohet………………

  • Presidenti De Facto kinezi Lu, nuk ka ndonje dallim nga Presidentu De Jure legeni Kapter Jari, te dy jane te pafuqishem nuk i pjerdh kush dhe terhiqen prej hunde nga Krimineli Sali. Shqiperia dhe shqiptaret kane vetem nje problem, akoma eshte i lire dhe i pandeshkuar Krimineli dhe antishqiptari Sali Bajga.

  • Sa “ish” Sigurimsa punojne në Ambasaden e Shteteve të Bashkuara në Tirane… ?
    FEBRUARY 5, 2014 BY PAFRAGJE 12 COMMENTS

    S. DrasatiPregatiti per botim Sokol Drasati-Iniciator i levizjeve Demokratike në Shkoder – 1990

    Pjese e nomenklatures te Sigurimit (famekeq) te Shtetit, Instruktore qe kane ne Curiculumin e tyre pregatitjen e Grupeve terroriste qe nga Lindja e Mesme e deri tek Grupet Marksiste te Amerikes Latine etj., spijuna e xhelat që kanë larë duart e krahët me gjakun e martirve që i mbytën me duart e tyre për Lirinë e Fjalës, të fesë, të mendimit e për një Shqipëri Demokratike, për ironi sot “strehohen” me bujari dhe punojnë aktualisht në Ambasadën Amerikane në Tiranë prej vitit 1991 e në vazhdim.

    Selia Diplomatike e Shteteve te bashkuara ne Tirane, ndoshta nga keqinformimi apo nga pa mundesia per te kontrolluar te kaluaren e ketyre personave, fyejne kujtimin e te kaluares diktatoriale 50-vjecare te popullit shqiptar duke punesuar keto pinjolle te dhunes marksiste te cilet masakruan nder celi e burgje dhe te likujdimit të njerezve që luftuan për Lirine e fjales e te mendimit, symbol i te ciles ato besuan deri ne vdekje se jane Shtetet e Bashkuara.

    1- Astrit Pullazi, nga Tirana.

    Ka filluar punë në ambasadën amerikane sapo ajo hapi portat e saj në Tiranë më 1991. Ky privilegj i është rezervuar prej amerikanëve për merita të veçanta: Pullazi ka qenë shofer i Enver Hoxhës. Në çdo rast që ndodhet vetëm, Astriti këndon këngën e tij të preferuar: «Enver Hoxha, o tungjatjeta!» Dhe jo pa të drejtë.

    2- Belul Cuka, nga Peshkopia.

    Ish-shofer i Kadri Hazbiut. Krenarinë për të kaluarën e tij e përmbledh në këto fjalë: «Kudo që e çoja me veturën luksoze “grushtin e hekurt të diktaturës” dridhej foshnja në bark të nënës.»

    3- Besnik Malo Çala, nga Vlora.

    Ka filluar punë në ambasadën amerikane bashkë me Pullazin më 1999.

    Cilësia e tij më e preferuar prej amerikanëve: Ka qenë kuadër i mirënjohur i Ministrisë së Punëve të Brendshme të diktaturës, ekspert i stërvitjes së grupeve terroriste marksiste-leniniste të mbiquajtura «Brigadat e Kuqe», të cilat stërviteshin në Shqipërinë diktatoriale. E ka ushtruar aktivitetin në kampet stërvitore në malet e Burrelit dhe në Pishë Poro të Vlorës. Lidhur me të kaluarën e tij, Besniku i Partisë shprehet me krenari: «Bin Laden do ta kishte pasur zili aftësinë time stërvitore të terroristëve.»

    4- Emri Baja, nga Kukësi,

    Survejues i ambasadës amerikane në Tiranë. Gjatë veprimtarisë 15 vjeçare në Ministrinë e Punëve të Brendshme të diktaturës ka qenë krahu i djathtë i Kadri Hazbiut. I mirënjohur për egërsinë e tij ndaj “armikut të klasës”, Hazbiu e emëroi për disa vjet shef të kampeve të internimit në rrethin e Lushnjës për të mbjellë terror. Të internuarit e rrethit të Lushnjës të asaj periudhe shpreheshin:

    «Xhebraili nuk mund të ketë pamje tjetër veç asaj të Emri Bajës.»

    Lidhur me veprimtarinë e tij përkrah Kadri Hazbiut, Baja kujton me nostalgji:

    «Ministri më kishte thënë disa herë: Kur ti mendon se lufta e klasave është zbutur, unë ia bëj të njohur këtë shokut Enver dhe për armikun e klasës bien kambanat e vdekjes».

    I mbiquajtur me humor prej ambasadorit amerikan «Barometër i luftës së klasave», komunistit veteran Baja i është besuar survejimi i ambasadës së «imperializmit amerikan».

    5- Hasan Spahiu, nga Skrapari.

    Kuadër i sprovuar i Sigurimit të Shtetit i rekomanduar për punësim prej Sulo Gradecit, i cili ka shkruar dikur për të:

    «Sikur shoku Enver të më pyeste: “Pas teje, kush është personi që më do mua më shumë?”, unë do t’i përgjigjesha pa u menduar: Hasani.»

    Hasani ka qenë sekretar partie ne Farkë të Tiranës, tek helikopterët. Në çdo xhep të tij mban një fotografi të Enver Hoxhës, ndërsa në shtëpi ruan me mall një statujë të vogël fildishi të diktatorit, të cilën e ledhaton në mbrëmje deri sa e zë gjumi.

    6- Selami Liço, nga Peshkopia.

    Ish-oficer zbulimi në kohën e diktaturës dhe oficer ushtrie deri më 1997. I akuzuar për kontrabandë masive armësh prej vitit 1997 e në vazhdim, Liçon e mori në mbrojtje ambasada amerikane në Tiranë, ku edhe u punësua në vitin 2000. Atje vazhdon të jetë edhe sot. I befasuar prej ngrirjes së dosjes së tij penale mjaft të ngarkuar, nuk lodhet së përsërituri fjalët:”Mallkuar qoftë kush mendon se amerikanët janë antikomunistë!” Gruaja e tij ka punuar gjithmonë në Bllok.

    7- Agim Bllaci, nga Gjirokastra.

    Ka filluar punë në ambasadën amerikane qysh më 1991, me “ajkën” e të punësuarve atje.

    Deri më 1973 – sa kishte gjallë babanë –, ka jetuar në “Bllok”. Është dëgjuar të përmendë shpesh kujtimin më të shtrenjtë që ruan nga jeta në «Bllokun e Udhëheqjes”:

    «Sa herë që vinte për vizitë tek ne, shoku Enver nuk harronte t’i thoshte babait: “Prokurorët e vendosur si ti janë maja e shpatës së diktaturës së proletariatit, shoku Misto Bllaci. I tmerrove klerikët me pretencat e tua, që s’njohin dënim tjetër veç atij me vdekje. Uroj që edhe Agimi të eci në gjurmët e tua.»

    Për meritat e babait dhe të tijat, Agimi dhe gruaja e tij ndodhen të dy të punësuar në ambasadën amerikane.

    8- Bashkim Male, nga Erseka.

    Ish-oficer, pilot, aktualisht mbikëqyrës në ambasadën amerikane. Bashkëpunëtor aktiv i Sigurimit të Shtetit. Shokët e tij të punës trembeshin më shumë nga Bashkimi, se sa prej kryetarit të Degës së Brendshme.

    «Përpiqem të jem më tolerant kur më shajnë për familjen, se sa kur më përgojojnë karrierën time si anëtar besnik i Partisë së Punës», pranon me çiltërsi Bashkimi.

    9- Sadik Hasko, nga Skrapari.

    Një tjetër rekomandim i goditur i Sulo Gradecit, i cili është shprehur me respekt të thellë si për patriotin e tij edhe për ambasadorin amerikan në Tiranë:

    «I vetmi komisar që i ka lexuar nga tri herë të gjitha veprat e shokut Enver është pikërisht Sadiku. Një ditë Sadiku, i përhumbur në kujtime, shkroi instinktivisht me bojë të kuqe mbi një mur të ambasadës emrin e pavdekshëm “Enver”. Falënderoj nga zemra ambasadorin amerikan i cili, në vend që ta pushonte nga puna mikun tim për pakujdesinë e treguar, e thirri në zyrë dhe i dhuroi një flakon parfumi Nostalgji. Vetëm tani po arrij ta kuptoj disi shprehjen e hollë që më kishte përsëritur disa herë shoku Enver gjatë viteve të fundit të jetës së tij të ndritur:

    “Sillo, në politikë gjërat nuk janë ashtu si duken. I shikon ata anglo‑amerikanët ti? Aq sa jam unë besimtar se kam mbiemrin Hoxhë, aq janë edhe ata antikomunistë”. »

    10- Veli Varfri, nga Tepelena.

    “Bashkëpunimi me Sigurimin e Shtetit për mua ka qenë po aq i domosdoshëm sa edhe frymëmarrja”, thekson Veliu me modesti.

    Edhe sikur të mos quhej Lug i Zi, ai vend atë emër do të kishte marrë prej nënave të shumta tropojane që veshi me të zeza Veli Varfri, duke iu vrarë djemtë në kufi.»

    Sa herë që bie fjala për Enver Hoxhën në ambasadën amerikane, Veliu përdor epitetin «I paharruari», duke psherëtirë dhe sytë e tij mbushen menjëherë me lot. Nëpërmjet një sajti privat shpërndan stema të ish-diktatorit

    11- Bardhyl Poda, nga Erseka.

    Një ndër komunistët fanatikë që e ka vizituar më shpesh shtëpinë muze të diktatorit në Gjirokastër, duke pozuar çdo vit para saj. «Sigurimi i Shtetit për mua ka qenë Zoti në tokë», shprehet Bardhyli në konfidencë.

    12- Qemal Bashkurti nga Tropoja,

    Baba i profesorit dhe akademikut, Presidenti i Universitetit, Lisen Bashkurti. I pyetur nëse do të dëshironte që t’i ngjallej njeriu i tij më i dashur që nuk jetonte më apo ish-diktatori, Qemali është përgjigjur pa ngurruar: “Nuk kam pasur në jetë njeri më të dashur nga Enver Hoxha”.

    13- Kasëm Ymeri, nga Skrapari.

    Dëshira e tij më e madhe në jetë: “Të kisha vdekur në të njëjtën ditë dhe orë me Enver Hoxhën!”

    14- Albert Hasanballiu, nga Skrapari.

    Ky është i rekomanduari i tretë i Sulo Gradecit, për të cilin Sulua vetë shprehej dikur me modesti:

    «Sikur shoku Enver të kishte njohur Albertin para meje, historia shqiptare do të kishte mbetur pa Sillo.»

    15- Aleks Ndini, me origjine Korça.

    Shprehja e tij më e spikatur: “Një ditë pësova një krizë kardiake pranë vendit ku ka qenë liceu francez në Korçë, të cilin e vizitoj shpesh. Në çast mendova: “Ç’vdekje të lumtur paskam pasur fat! Duke u rrëzuar përtokë, do të kem rastin të vë kokën atje ku ka vënë këmbën dikur shoku Enver!”

    16- Peti Çala, nga Fieri.

    Ditën që u rrëzua monumenti i diktatorit në Tiranë, duke u ngashëryer Peti deklaroi: “Do të kisha qenë i lumtur sikur të vdisja duke më rënë përsipër ai monument”.

    17- Shkëlqim Xhagolli, nga Tirana.

    “Po të kisha vdekur duke qenë anëtar i Partisë së Punës, me siguri vdekja do të kishte qenë shumë më e ëmbël për mua nga ç’do të jetë një ditë në të ardhmen”… është shprehur mes miqsh Xhagolli.

    18- Hajri Mazaj, nga Vlora.

    I paepur në zhvillimin e luftës së klasave edhe brenda fisit të tij të cilit i krijoi probleme serioze, Mazaj u kishte dhënë urdhër të prerë postave të kufirit në Peshkopi:

    “Ose asgjësoni thyesit e kufirit, ose vrisni veten; rrugë të mesme nuk ka”. Idenë e tij për vlerën e jetës, Hajriu e ka përmbledhur në pak fjalë:

    “Sa boshe do të më dukej jeta, sikur shoku Enver të mos më dilte çdo javë në ëndërr!”

    19- Fejzi Hoxholli, nga Korça.

    “Shumë herë u kam tërhequr vërejtjen prindërve që nuk më kanë çuar emrin Enver”, ka thënë Fejziu me keqardhje.

    20- Mels Arapi, nga Vlora.

    Të afërmve të tij u ka lënë këtë amanet: «Nuk duhet të harroni të çoni mbi gjoksin tim në arkivol teserën e Partisë së Punës.»

    21- Isa Lumani, nga Erseka.

    Çdo i interesuar mund të gjejë në shtëpinë e Isait secilën prej “veprave” të ish diktatorit. «Veprën 19» në anglisht ia ka bërë dhuratë ambasadori amerikan më 16 tetor 2008, me rastin e 100 vjetorit të ditëlindjes së diktatorit.

    22- Aleksander Shtepani, nga Tirana.

    “Sikur shoku Enver të kishte jetuar edhe 9 vjet, Shqipëria do të kishte mbërritur në komunizëm”, ka profetizuar Shtepani.

    23- Muharrem Ibrahimi, nga Fieri.

    “Po ratë në vështirësi, kujtoni shokun Enver; po ratë në nevojë, kujtoni Partinë e Punës!”, i ka këshilluar të afërmit e tij Muharremi.

    24- Halit Haliti, nga Erseka.

    “Kur mora teserën e Partisë së Punës nuk më ka zënë gjumi dy net nga gëzimi”, është shprehur i përlotur Haliti.

    25- Jorgo Kaçi, nga Saranda.

    Kur ishte komandant kufiri në rrethin e tij, Jorgua nuk harronte t’iu thoshte në çdo mbledhje forcave të mbrojtjes:”Çdo shqiptar që arrin të arratiset bëhet vegël e imperialistëve, për të luftuar kundër popullit e vendit të tij. Një atdhetar i vërtetë pranon më parë të vdesë, se sa të vihet në shërbim të amerikanëve”.Kur “atdhetari i vërtetë” Jorgo Kaçi pranoi të vihej në shërbim të amerikanëve në ambasadë (sigurisht pa vdekur), atje mësoi disa gjëra që nuk i dinte më parë dhe thirri i entuziazmuar:”Nuk ma priste mendja kurrë që karriera ime komuniste, e ideuar në Komitetin e Partisë të Sarandës, do të realizohej në selinë e ambasadës së Imperialistëve Amerikanë në Tiranë! I ftoj gjithë shokët e mi të idealit që parullën “Lavdi Marksizëm-Leninizmit!” ta zëvendësojmë me “Lavdi prapaskenave të politikës!”

    26- Rrapo Hazizi, nga Skrapari.

    Shef i kufirit të jugut deri më 1991. Rrapo Hazizi mbahet mend për vrasjet e shumta në kufirin e jugut të shtetasve që tentonin të arratiseshin. Për këtë “meritë të spikatur”, Ramiz Alia e dekoroi posaçërisht në fund të vitit 1990. Po për të njëjtën meritë, ambasada amerikane e punësoi duarpërgjakurin Rrapo pak kohë pas dekorimit.

    Prej datës 03 shkurt 1990 deri në datën 23 gusht 1990 (pra, brenda një periudhe më pak se dyqind ditë) me urdhër të Rrapo Hazizit janë vrarë prej postave të ndryshme të kufirit të Jugut 23 shqiptarë me moshën mesatare 27 vjeç. Ky krim i përbindshëm ka ndodhur disa muaj pas përmbysjes së komunizmit në Evropën Lindore dhe në një kohë që në Shqipëri ligji i vendosur rishtas parashikonte një dënim maksimal deri në pesë vjet heqje lirie për shkelje kufiri.

    Të gjith personat e listës janë me Tesera te PPSH-se, dhe 20 prej tyre marrin edhe pension nga shteti ngace janë mbi moshen 60 vjeç.

  • Me vjen mire kur e shoh kete Lu-ne si nevojtar te pirostise
    meta-basha-deputeti,rradha tre,karriga kater.
    Po e vezhgoj me me shume vemendje se para-ardhesin,,,,ate arixhiun arvizu.
    TUNG.

  • KTONI KUSH ESHTE LU. CILI ESHTE QELLIMI I AMERIKES. DHE PSE SHQIPERIA DO BEHET ME KEQ, DERI SA TE VIJE SALA NE PUSHTET.

    Kokalari: Do bindem në seriozitetin e ambasadorit Lu kur të përballet me Uisnerin dhe Shkëlzenin
    0

    Postuar më: 6 Janar, 2016 tek Aktualitet

    Ekskluzive nga SHBA – Geri Kokalari thotë se do bindet që ambasadori Lu është serioz dhe i sinqertë në angazhimin e tij kundër korrupsionit në Tiranë, nëse ai përballet hapur me dy akte të rënda korruptive që kanë ndodhur në Shqipëri me “partneritet” amerikan: Albpetrol dhe Gërdeci.
    Aktivisti i njohur shqiptaro-amerikan ka qenë nga denoncuesit publik kryesorë në këto dy afera.
    Në rastin e Albpetrol “kjo mund të kërkojë nga ai (ambasadori) që të ballafaqohet me Frank Uisner…” – thotë Kokalari në një intervistë për DITA. Në rastin e Gërdecit ai thotë se nuk pret angazhim sepse kjo “do të hapte një nevojtore krimbash”.

     
     
    *********
    DITA botoi disa numra më parë një letër që Kokalari i dërgonte ambasadorit Lu sapo ky ishte vendosur në Tiranë.
    Në atë letër ai shkruante rreth dyshimeve se z.Lu ishte emëruar si rezultat i ndërhyrjes së grupeve lobiste që punojnë për Sali Berishën, përfshirë Grupin Podesta dhe Patton Boggs, një firmë që përfaqësohej nga Frank Uisner.
    Uisner dhe Lu kanë punuar së bashku për një kohë të gjatë dhe janë miq prej kohës studentore.
    A mendon njësoj z.Kokalari për ambasadorin pas zhvillimeve të fundit në Tiranë me atë që njihet si reformë në drejtësi?
    Xhevdet Shehu e intervistoi dje z.Kokalari dhe e pyeti nëse vijonte të ishte skeptik bazuar te lidhjet e ambasadorit.

    Berisha dhe përfaqësuesi i Patton Boggs, Frank Wisner
    – Unë nuk kam asnjë dyshim se Sali Berisha do të përdorë çfarëdo marrëdhënie që ai ka në dispozicion të tij, dhe ai do të tregojë gënjeshtra që janë më të mëdha se çdo mal në Shqipëri në përpjekje për të çarë rrugën e tij të kthimit në pushtet. Siç e kam lënë të kuptohet në shumë raste të tjera, unë besoj se ai është një megaloman i pamëshirshëm, i cili përfaqëson pengesën e vetme më të madhe të përparimit të Shqipërisë si një demokraci me një sistem gjyqësor funksional.
    Unë gjithashtu nuk kam asnjë dyshim se Berisha, me fondet e qeverisë shqiptare, e ka përdorur Frank Uisner si operativ të tijin të paguar, dhe nuk ka dyshim se Uisner kishte një marrëdhënie në të shkuarën me Donald Lu. Dhe këto gjëra unë i di, si dita që pason natën.
    Unë i solla të gjitha këto në vëmendjen e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit në kohën e procedimeve të nominimit të Lu-së. Sot, unë nuk e di se deri në çfarë mase, nëse ka ndonjë, Uisner është përpjekur të ndërhyjë në emër të Berishës me anë të Donald Lu që kur ai mori pozitën e tij si ambasador.
    Megjithatë, unë mund t’ju them se në qoftë se unë do të mësoj se Berisha tani është duke përdorur Uisner në përpjekje për të lobuar me Donald Lu, e sigurt si nata që pason ditën, unë do ta sjell këtë në vëmendjen e anëtarëve të Kongresit në Uashington. Dhe nëse Berisha apo dikush tjetër mendon se kjo është një shaka, atëherë unë sugjeroj që ata t’i kërkojnë ambasadorit Uidhers nëse ai mendonte se ishte shumë qesharake, kur ai u detyrua të fluturojë për në Uashington për të dëshmuar para Komitetit Mbikëqyrës të Kongresit që hetonte AEY – thotë Kokalari për DITA.
    Hetimi i Kongresit për këtë çështje ka filluar me shkak angazhimin e Kokalarit.

    Ambasadori Donald Lu
    Por aktivisti, që tani është në krye të një organizmi me emër “Shqiptarët për një Shqipëri Demokratike”, thotë se do bindej në sinqeritetin e antikorrupsionit të ambasadorit nëse ai do angazhohej në çështjen e Albpetrol dhe Gërdecit, krime ku janë implikuar edhe amerikanët.
    “Diçka që do të më bindi mua nëse ambasadori Lu është i sinqertë në fushatën e tij kundër korrupsionit është në qoftë se ai merr iniciativën për të ushtruar presion ndaj qeverisë shqiptare për të hetuar rastet kur ne e dimë se ka prova të forta për korrupsion.
    Për shembull, në lidhje me Albpetrol, ne e dimë se tenderi i privatizimit ishte dhënë një bashkëpunëtori të Sali Berishës, i cili në mënyrë misterioze doli si fitues në orën njëmbëdhjetë, ndërsa ne e dimë se firma e Frank Visner, Patton Boggs, ishte konsulent i qeverisë Berisha për tenderin Albpetrol; ne gjithashtu e dimë se një garanci mashtruese bankare është përdorur për të siguruar tenderin. Është gjithashtu fakt se një dokument zyrtar i qeverisë shqiptare shpalli të vlefshme procesin e tenderit dhe garancinë bankare të Patton Boggs. Unë besoj se mashtrimi ishte kryer nga amerikanët dhe shqiptarët, duke përdorur American Chartered Bank….
    Nëse Ambasadori Lu është serioz në lidhje me luftën kundër korrupsionit në Shqipëri, unë sugjeroj që trysnia e tij mbi qeverinë shqiptare që të bëjë gjithçka ka në dorë për hetimin e këtij mashtrimi që është kryer kundër një institucioni amerikan federal financiar të licencuar.
    Dhe unë do të jem të lumtur ta ndihmoj atë në këtë çështje, dhe, në këtë mënyrë, fjalët e tij lehtësisht mund të shndërrohen në vepra. Por kjo mund të kërkojë nga ai që të ballafaqohet me Frank Uisner. Kjo mbetet të shihet nëse ai do të jetë i gatshëm për ta bërë këtë….” – thotë Kokalari për DITA.

    Sali Berisha e Fatmir Mediu
    Ai përmend edhe Gërdecin, ose siç njihet në SHBA, skandali AEY, ku Kokalari ka ndihmuar publikimet e njohura në faqen e parë të New York Times-it, me informacionin që iu dha nga Kosta Trebicka, më pas i vdekur në një aksident krejtësisht të dyshimtë.
    Një libër është botuar kohët e fundit në SHBA për këtë histori të përgjakur korrupsioni në nivele të larta.
    “Sipas librit dhe intervistave me dëshmitarët okularë, Shkëlzen Berisha ishte i implikuar në skemën e AEY, si dhe zyrtarë të lartë të qeverisë shqiptare. Pse nuk ka patur ndonjë hetim në bashkëpunimin e zyrtarëve të qeverisë shqiptare në çështjen AEY? Për fat të keq, gjatë kësaj periudhe, kemi pasur të dërguar amerikanë, si Marsi Ris, e cila me vetëdije shihte rrugë të tjera, për shkak të bashkëpunimit me Berishën dhe Mediun në lidhje me objektivat e tjerë të SHBA në Ballkan.
    Nëse Ambasadori Lu është serioz, ai mund të detyrojë qeverinë dhe gjyqësorin shqiptar të rihapë këtë çështje. Por unë mendoj se kjo nuk do të ndodhë kurrë, ndoshta për shkak se Departamenti i Shtetit ka frikë se do të hapë një nevojtore krimbash që mund të implikojnë njerëzit e vet – thotë Kokalari për DITA.
     
    ME QARTE SE KAQ NUK KA KU TE VEJE. KUPTONI OSE VDISNI. KJO ESHTE CESHTJA.
    PROTESTONI DERI SA MAZHORANCA TE APROVOJE LIGJIN URGJENTE E TE FUTE SALEN NE BURGE. ME REFORMEN ANTISHQIPTARE TE LU-se, DO PERFUNDONI ME KEQ SE JENI O VELLEZER SHQIPTARE. LU ESHTE ATY PER HALLIN E BERISHES JO PER TE SHQIPTAREVE….KUPTONI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *