“Erdhi shpresa, gjithçka tani, në rrugë të mbarë”

Dita

Spartak Ngjela thotë se gjithçka është në rrugë të mbarë pasi reforma në drejtësi është marë përsipër nga ambasadori amerikan. Madje avokat Ngjela e rendit këtë të fundit krah Woodrow Willson, dhe Bill Clinton.

“Dy kanë qenë amerikanët e mëdhenj që iu kanë dhënë shqiptarëve mundësinë e mbijetesës së tyre historike: dy presidentë të mëdhenj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës: Woodrow Willson, dhe Bill Clinton…. Tani po spikat të dalë në skenë një tjetër amerikan shpëtimtar: ambasadori amerikan aktual në Shqipëri: Donald Lu. Kjo dalje e tij e përsëritur që ka marrë në dorë çeshjten e pastrimit të krimit shqiptar nga uzurpimi që i ka bërë shoqërisë shqiptare, është një akt i madh historik për zhvillimin e Shqipërisë – shkruan Ngjela në Facebook.

“Por ja që erdhi shpresa: Ambasadori amerikan, Donald Lu, po hyn në rradhën e shpëtimtarëve të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, afër njëzet vjetë pas presidentit Bill Klinton; dhe afër një shekull pas presidentit Uillson… Gjithçka është në rrugë të mbarë, – thotë ai më tej

Ju përshëndes, zoti Ambasador! ashtu siç të përshëndësin të gjithë shqiptarët e thjeshte, shumica e këtij vendi, që e duan atdheun e tyre, por që abuzuesit iu kanë dhunuar shpresën – e mbyll postimin Ngjela.

 

Share This Article
11 Comments
  • Te lumte pena Spartak, ke folur ne emer te gjitheve dhe ke shprehur cfare ndjejme te gjithe. Respekte i nderuar

    • Mendimin e ka te drejte Ngjela por harron se ambasadoret shprehin qendrimet e vendeve te tyre. Ne kete rast,Z.Lu shpreh qendrimin e presidentit Obama.
      Pra jane tre presidentet ata qe kane bere me te miren per ne shqiptaret:

      Woodrow Willson,Bill Clinton dhe Barack Obama!

  • po,mor,po,por ky te parin shkoi takoi sali qenin.u be telef pas lulushit.ky popull pret me padurim reformen ne drejtesi,qe me ne fund saliu te jape llogari per krimet qe ka bere gjate 25 vjeteve.ky lu–ja lepihet me llallen,me kete halabak,por llalla i tregon se me keta prokurore e gjykates mund te vendoset drejtesia ne vendin tone.prandaj,taku,mos u entusiazmo kaq shume me lu-ne,se prit kur te na thote edhe ky qe saliu eshte nje burre shteti.ketu tek ne,jo vetem qe vjedhin si te babezitur,por nuk kane piken e frikes,se mund t’i gjeje gje.saliu i ka ujdisur punet ne ate fare feje,qe ky vend mos te vije ne terezi per nja nje shekull.po te kujtoj vetem lulin qe na e la peshqesh:pevec paudhesive gjate ketyre viteve,me gjej nje pune te mire qe mund te kete kryer.ah,po:i beri kaken tiranes.

  • Kemi çerek shekulli që kemi bërë pikë- për- pikë ç’na ka thënë Amerika dhe do bëjmë pikë- për- pikë atë që na thotë Amerika. Ne s’kemi rrugë tjetër !
    Oksidentalit gjenetik , Ngjela , dua ti kujtoj se , ambasadori amerikan është I dërguar i presidentit . Mos e rendit ambasadorin Lu në një rang me presidentët Vilson e Klinton !

  • Jo po , do te marre doren ty , cope pesimisti rr.k. qe cilin te takoje ambasadori amerikan ! Apo te ka ngalur hatri qe nuk te pyeti qe cfare t´u thoshte Berishes e bandes se tij ?!
    Ah , e kuptova ku e ke fjalen ; Lu-ja , duhet te te merrte me vehte ty ne keto takime , qe t´i jepje mend !
    Po c´eshte kjo pike e zeze me shqiptaret xhanem ? Jane te gjithe te ditur ,kritike te medhenj dhe kane ne dore TE VERTETEN !

  • Avokati i gjore ngeli duke iu lepire njeher Rames, njehere Metes, pastaj prane Rames..
    Tani e ka zene me kete.
    Nderkohe mosha iken, floket thinjen, ai miku nuk kendon dot me dhe karrige hic!
    Te genjeu Rama o avokat te genjeu.
    Po gjene mire, e paske rigjetur shpresen.
    Suksese 🙂

    • Mos Harroni se America ju ve dhe ju heq. Kelushet e komunistave pamvarsisht se Kane vjellur atyre kur nuk do i eci mbare ne familiet e tyre. Easy comes and easy goes. Qefi eshte vetem per koh te shkurter. Cdo gje do te konfiskohet dhe do futen ne burg te gjith scraparllit me gjith racat e ndyra qe nuk kan ditur te shkruajn emrin e vet me Perpara , dhe erdhen ne Tirane me komiona dhe futen ne burg gjith intelligencen shqiptare. Zgjohuni shqiptare se gjithmone keni vuajtur nga keta shkerllata qe nuk e kan dashur kurr kete vend. Shqiperia duhet te jete si zvicera por duhet te kthehen nga jashte njerez te pa infektuar nga semundjet ngjitese te fuksave qe shkatarruan shqiperin dhe popullin e shkret qe spo Sheh as njehere nje dite te bardhe. Duhet te fusim te gjith keta kriminela ne stadium dhe ti djegim me dylient.

  • PA DREJTESI S’KA SHQIPERI.
    ^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^
    Me Z. Ambasador Lu, vertetohet qendrimi i qeverise Amerikane gjate gjithe historise te maredhenjeve Amerike – Shqiperi,se ky shtet dhe populli Amerikan, ja kane dashur Shqiperise drejtesine dhe begatine ,ja duan dhe keshtu do vazhdojne , me shqiptaret dhe qeverine e atdheut.
    Z. Lu flet shume qarte,thjesht dhe shqip , si asnje ambasador tjeter per themeline e Shqiperise,qe eshte drejtesia.Pa drejtesi s’ka Shqipeeri,ka vetem kleptokraci.

  • Vertet shpresoni tek reforma dhe vendosja e drejtesise. Meta eshte dakort me reformen. Po kerkon te vetdenohet. Po ashtu dhe Berisha, Basha e co. Do te jete e mundur kjo. Mos avokati ne rolin e eminences gri kerkon te na mbushe mendjen dhe te na hutoje perkohesisht, ashtu sic kane bere per 25 vjet politikanet tane.

  • Sigurisht qe eshte pikerisht ambasadori Donald Lu, ai qe po i fryn me shume se kushdo tjeter zjarrit per reformimin e drejtesise per konsolidimin e shtetit te te drejtes ligjore. Ne pritje te asaj se cdo na sjelle pranvera, optimizmi i qytetareve te ndershemper nje kthese rrenjesore ne dobi te zhvillimit te vendit dhe perqasjes drejt BE-se eshte rritur ndjeshem. Aq me teper qe edhe shteti fqinje Serbia e dha sinjalin e duhur se pa luftuar me rrenje korrupsionin dhe krimin e organizuar, kurre Evropa s’mund te na e hape dyert e bashkepunimit reciproke. I vleresoj si te drejta konstatimet e avokat Ngjeles per rolin e rendesishem te ambasadorit, dhe padyshim qe i mbeshtes ato.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *