Donald Lu: Shqipëria në BE, të rinjtë do e udhëheqin vendin drejt së ardhmes

Dita

Ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu shprehet optimist se Shqipëria do të jetë pjesë e Bashkimit Europian. Gjatë një takimi me një grup nxënësish të shkollës së mesme nga Rrësheni, diplomati i SHBA-së në Shqipëri tha se të rinjtë janë ata që do të udhëheqin vendin drejt së ardhmes.

“Unë besoj se Shqipëria do të hyjë në BE dhe do të doja që secili prej jush të udhëhiqte Shqipërinë drejt së ardhmes. Ju jeni të rinj, plot energji, me mendje të hapur dhe ju e doni vendin tuaj”, u shpreh Ambasadori Lu në këtë takim të realizuar në kuadër të programit “Njihu me Amerikën”.

Në qershor pritet që të hapen negociatat me BE, por një nga kushtet kryesore është Reforma në Drejtësi, e cila u miratua pikërisht falë këmbënguljes së ambasadorit të SHBA-së në Tiranë, Donald Lu dhe asaj të BE-së, Vlahutin.

s.a/dita

 

 

Share This Article
4 Comments
  • Dikur tregohej nje barsolete. Dy ish te denuar politike bisedojne. ” Mbreme degjova Zerin e Amerikes”- thote njeri.
    “He , a do te zbarkojne” – e pyet tjetri.
    “Ashtu premtojne, vetem Shekullin nuk e percaktojne”.
    Sa aktuale me duket sot kjo thenie e shokut Donald Lu.

  • “socialist i ndershem”Me keto qe shkruan do te te vinte per shtat “kanunor i ndercem”ose “saleh raamullah vici”i pa ndrqshem

  • Rinia e diaspores eshte gati te marre fatet e vendit thnx USA per ndihmen e jashtezakonshme qe ka dhene dhe po jep per triumfin e nje shoqërie me te vertete demokratike

  • Sinjali eshte i sakte dhe preciz..Kush nuk e kupton ,me qafe past vehten e vet .Reforma ne drejtesi dhe Vettingu ,me te drejte ,do na coje te kemi politikane te rinj ,te pa perlyer e mbi te gjitha me principe perendimore . Ka ardhur ora. …E ne rast te kundert Shqiperia do dekradohet ,do fundoset ,ne humnere ,po ti mbajme akoma keto politikane te tranzicionit post komunist .Zoti e bekofte Ameriken ,dhe popullin Amerikan .I jemi mirenjohes ne shqiptaret e ndershem ,per jete te jeteve. Faleminderit Z LU..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *