Donald Lu takohet me Astrit Patozin

redaktor
Ambasadori Amerikan ne Tirane, Donald Lu dhe Keshilltar Ligjor Resident i OPDAT, Jon Smibert, duke dale nga Kryesia e Kuvendit, pas nje takimi me Kryetarin e Komisionit te Posacem per Reformen ne Drejtesi, Fatmir Xhafa./r/n/r/nUS Ambassador in Tirana, Donald Lu and Resident Legal Advisor of OPDAT, Jon Smibert, after a meeting with lawmaker Fatmir Xhafa, where they discussed about judicial reform.

Ambasadori amerikan, Donald Lu është takuar në hotel “Rogner” me deputetin demokrat Astrit Patozi.

Diplomati duket ka kërkuar mbështetjen personale të ligjvënësit opozitar për reformën në drejtësi, e cila do të votohet më 21 korrik.

Pas deklarimit kundër të udhëheqjes së Partisë Demokratike, Uashingtoni u ka bërë thirrje deputetëve t’i binden ndërgjegjes së tyre dhe jo urdhërit të partisë.

Kjo është arsyeja që deri më 21 korrik Donald Lu ka planifikuar takime, në të cilat do të mundohet të shpjegojë më informalisht përse një votë pro reformës është në ndihmë të Shqipërisë, raporton 27.al.

Lu ka shpërndarë ftesa edhe për deputetë të tjerë opozitarë, të cilët do i takojë në ditët në vazhdim.

Pritet për t’u parë, nëse në këtë rast deputetët do të zgjedhin Shqipërinë apo partinë.

Share This Article
1 Comment
  • E dime qe Sali Berisha nuk e firmos kurre reformen. por ne ane tjeter, PD ka te drejte per NENIN 88 te rekomanduar nga Komisioni i Venecias qe eshte me i specializuari ne keto lloj ligjesh.
    Perse Donald Lu mundohet ta anashkaloje? Kjo eshte e cuditshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *