Donald Lu: Të votosh do të thotë të jesh pjesë e së ardhmes së kombit tënd

Dita

Dy ditë para zgjedhjeve të 21 qershorit, Ambasadori amerikan Donald Lu i ka bërë apel gjithë qytetarëve shqiptarë që të shkojnë në votime.

Përmes një mesazhi në Facebook, ai sjell dhe emocionet e tij të votimit për herë të parë. “Më kujtohet hera e parë që votova, në 1984 në Kaliforni. Ishte e jashtëzakonshme të isha pjesë e diçkaje shumë më të madhe se unë dhe të ushtroja detyrën time si qytetar.

Të votosh do të thotë të jesh pjesë e së ardhmes së kombit tënd. Unë shpresoj se të gjithë ju do të shkoni për të votuar të dielën”, thuhet në mesazhin e Donald Lu, Ambasador i Shteteve të Bashkuara.

 

lu

Share This Article
13 Comments
  • Vota esht nje genjeshter ne demokraci!
    Ai qe numeron dhe ai qe mbledh statistiken esht votusi dhe vendimtari se si mundet te rokulliset vota e tjetrit ne cilin favor te ksaj partie apo asaj qe u intereson ktij klani ose ktij verdikti qe kerkon ekonomia?
    Ne nje shtet ku ceshtjet sociale jan te mprehta,qytetari voton per nje thes me mjell per kedo qe afron kete thes!

    • kete zgjedhje lokale me te vertete jane me shume rendesi per te patur pjesemarrje masive dhe realisht qytetaret do dalin ne kutite e votimit masivisht pasi para atyre kane mundesine te zgjedhin modelin e rilindjes se qyteteve te tyre duke zgjedhur drejtimin e duhur, kandidatet e aleances per shqiperine evropiane!!!

    • votimi masivisht ne 21 qershor do jete per te majten dhe per ashe i cili do e coje shqiperine ne dretjimin e duhur dhe do i beje qytet me te zhvilluar dhe do i ktheje bashkite ne njeis administrative.kush do punen projektet dhe rilindjet e qyteteve te votoje ashe ,se besoj se nmjerizt nuk duan te kthene atje ku ishim mire kur ishim keq.

    • votoni votoni masivisht me 21 qershor.votoni per te majten qe ta shporrim kete barbarizem,qe na la mrapa me modelet e deshtuara te xhelalit se keshtu i kane modelet keta ,marrin shembull nga kriminele te denuar nga gjykata.me 21 qershor vota e madhe eshte per te majten dhe per njerzit e duhur per te bere qytet me te zhvilluara.

    • votoni me 21 qershor sepse ne 21 qershor ne te rinjte ,te vjetrit ,ne njerzit e thjesht kemi mundesine dhe fuqine per te ndryshuar vendimet.kemi mundesin per te bere qytet tona te shtrihen krah qytetve europiane.let a bejem shqiperine nje vend me te mire per ne dhe familjet tona.le te votojme per te krijuar nje shtepi te madhe te sukseshme.nje shtepi te sukseshme per femijet tane,per prinderit tane dhe per njerzit qe duam.le ti japim shqiperise shpresen e drejtimit te duhur duke votuar te majten masivisht.

    • per te shprehur vendimet dhe per tu bere pjese e qeverisjes se madhe dhe per ti dhene vetes mundesine te qeverisemi nga njerez qe do na sherbejne per nje jete tonen me te mire ,atehere me 21 te votojme masiviosht dhe te behemi pale per ti dhene nje shtyse besimit dhe per ti dhene forcen dhe miratimin qeverise per te vazhduar me reformat e sukseshme te saj.le te perdorim forcen tone qe ta kthejme ne besim dhe sherbim per veten tone.

    • e verteta e madhe eshte se me 21 qershor kemi mundesine per te bashkeqeverisur per nje te ardhme me te miren tonen dhe per te bere qeverisjen nje mundesi me te mire per veten tone dhe per ne.me 21 qershor kemi fuqine qe ti marrim ne ve3ndimet nese duam te qeverisim ne apo te na qeverisin mbreterit e shqupit me sali efendiun ne krye.

    • Une ne mbeshtetje te komentit tuaj do te shtoja se ne baze te Nenit 45 te kushtetutes se Republikes se Shqiperise cdo qytetar ka te drejte te votoje ose te votohet. Pra votimi eshte nje e drejte jo detyrim. Nje demokraci qe te funksionoje duhet te respektoje Pro, Kunder dhe Abstenim. Nuk mund te thote askush qe po mos votove ske te drejte te kerkosh llogari sepse une llogari kerkoj si banor i ketij vendi si nenshtetas, si taksapagues. Duke u nisur nga kjo llogjike nese dikush qe nuk voton nuk paska te drejte te kerkoje llogari cmund te themi per ate qe voton kunder. Nuk ka kuptim.
      Duke pasur parasysh distancen qe kane krijuar politikanet me popullin, kujtohen vetem per votime, korrupsionin qe gelon BOJKOTI mund te perdoret si mjeti i vetem demokratik per ti bere politikanet ti vene gishtin kokes.
      Eshte e turpshme, fyese, perbuzese qe ne shekullin e 21 ne kryeqytetin e 7 milione shqiptareve behet fushate me uje dhe drita 24 ore apo ta prishim parkun me ndertime apo ta leme sic eshte. Kjo nuk eshte fushate por tallje.
      As nje pike transparence edhe per fondet per fushate.

      Bojkoti ose abstenimi e thene ndryshe si e drejte kushtetuese , ne menyre masive patjeter do tju jepte nje leksion politikbersve tane qe jetojne ne Shqiperine virtuale te makinave , vilave dhe pushime luksoze qe kane humbur cdo lidhje me njerezine qe lufton cdo dite per pak me shume dinjitet.

  • Perse nuk e ka shkruar ne CV Dritan Leli qe ka qene pedagog ne universitetin Kristal. Perse nuk e ka shkruar sesa ju kerkonte studentave per provim dhe sa merrte per mbushje kartelash kur diploma shitej?
    Kandidati Dritan Leli eshte me i rezikshem se Elvis Roshi.

  • Nuk e marr e vesh kaq budallenj I di shqiptaret qe ky Lu-ja ?

    McDonald’s Lu Corporation

    hamburgers,………….berisha
    cheeseburgers,……..basha
    chicken, ……………..shkelzeni

    boll o zoti Lu se le nam bej nje dite pushim pa dale ne TV

  • iken 25 vjet,i njejti pejsazh
    mbetet vetem fjale e ardhmja.
    linden dhe jane 25 vjet,tani papune,ku pasuria ishte e ardhmja per ata qe e vodhen.
    te ndershmerit vetem flasin me vete,vijne verdalle,dhe kane frike nga makinat me xhama te erreta,qe edhe ne semafor nuk ndalojne,muzike ne kup te qiellit,dhe motori bucet si zhurme mjeti luftarak.
    pse nuk ndalohen keta zhurmlenes. kudo ne rruget e qendres, ne ish bllokun,ne afersi te tajvanit.
    apo presin te mbarojne votimet.
    vota ime nuk ben asgje ndryshe.
    kur do vish e ardhme,
    nipi im sot 3 vjec po pret

  • Keto zgjedhje jane me shume rendesi per vendin por dhe per nderkombetaret.Ato do te japin nje statistik te sakte te popullates ne vend.
    Do te evidentohet sakte sa kokepalare sipas Metes do te jene ne drejtimin e duhur dhe sa budallenj sipas Rames kunder ketij drejtimi.Prandaj mos abstenoni po futuni ne nje tufe.
    Evidentimi do ndihmoje invesitoret e huaj per te ngritur nje korprate dushesh dhe Henri cilin nje universitet per budallenjte

  • A egziston alternativa zoti Ambasador? Në Shqipëri nuk egziston e nuk ka egzistuar në 25 vjet!
    Vota e shqiptarëve është klientelizmi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *