Donald Trump: Do krijojmë ushtri me luftëtarë hapësinorë

Ornela
U.S. President Donald Trump applauds during the Fourth of July Celebration 'Salute to America' event in Washington, D.C., U.S., on Thursday, July 4, 2019. The White House said Trump's message won't be political -- Trump is calling the speech a "Salute to America" -- but it comes as the 2020 campaign is heating up. Photographer: Al Drago/Bloomberg via Getty Images

Ishte një hap i vogël për njeriun, por një hap gjigant për trampistët. Donald Trump, nga kopshti i trëndafilave në Shtëpinë e Bardhë, premtoi se do të krijojë një ushtri me luftëtarë hapësinorë. Ai organizoi një ceremoni me rastin e krijimit të komandës hapësinore në kuadër të ushtrisë.

“Është diçka e madhe. Hapësira është fronti i ardhshëm i luftës dhe unë mendoj se kjo është e dukshme për këdo”, tha Presidenti.

Trump, që ka treguar pak oreks për luftërat e huaja apo angazhimin kundër ndryshimeve të klimës, duket se është më i shqetësuar për kërcënimet që vijnë nga jashtë tokës.

“Rreziqet për vendin tonë evoluojnë në mënyrë konstante dhe ne duhet të evoluojmë po ashtu. Tani, ata që duan të dëmtojnë Shtetet e bashkuara, kërkojnë të na sfidojnë në hapësirë. Dhe kjo do të jetë një lojë krejt e ndryshme”, u shpreh Trump.

Operacionet e komandës hapësinore pritet të përfshijnë edhe mundësimin e navigimit të bazuar mbi satelitët dhe komunikimet për trupat në fushë, duke siguruar paralajmërime për lançime raketash dhe mbrojtje nga ndonjë ndërhyrje e mundshme ruse apo kineze.

Trump tha se forca e tij hapësinore, do të krijohet shumë shpejt, si Dega e Gjashtë e Forcave të Armatosura amerikane. Në të vërtetë, forca hapësinore, që do ti bashkohet ushtrisë, marinës, Forcës Ajrore, Marine Corps dhe Rojës Bregdetare, si shërbim i ndarë, nuk e ka marrë ende miratimin e kongresit, por çështja do të diskutohet pas përfundimit të pushimeve verore.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *