Donald Trump “hajdut” në Torino, kapen dy vëllezërit

Gazeta Dita

Me këto dy maska që kanë të stampuar fytyren e presidentit amerikan Donald Trump, janë kryer dhjetëra grabitje spektakolare në qytetin italian të Torinos.

Në 24 Korrik , policia italiane, arriti ti arrestojë dy vëllezerit, mbi të cilet rëndojne akuza për dhjetëra raste vjedhjesh, makinash e bankash, në veri të Italisë.

Skenari,sipas policisë italiane,është një riprodhim i filmit të vitit 1991 “Point Break”, ku një bande kriminale, vepronte me maskat e ish presidentit amerikan, derisa kryenin vjedhje në disa prej bankave me prestigjioze amerikane.

Por ekspertët e seksionit te kriminalistikës në Itali, i paralelizuan skenat dukshëm të qarta nga pamjet që u siguruan nga kamerat e sigurisë, edhe me një film tjetër, ku mendohet se dy vëllezërit janë frymëzuar. Behet fjalë për “The Jackal”, me protagonist krysor Bruce Ëillis.

Në një prej video-regjisrimeve të siguruara nga kamerat e sigurisë, në disa prej vendeve ku janë kryer vjedhjet, duket njëri prej grabitësve, i cili mban masken e Donald Trump, teksa mbulon kameren ne hollin e nje banke.

Vëllezërit e arrestuar, për të cilët mungon informacion i detajuar, janë të moshave, 26 dhe 30 vjeç.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *