Donald Trump i jep medaljen e ekselencës djalit të ish-ministrit të Nanos

Ornela

Presidenti i SHBA-se, Donald Trump i ka dhënë medaljen e ekselencës një nxënësi shqiptar.

Djali shqiptar ka marre rezultate të shkëlqyera në mësime gjë që ka sjellë nderimin nga vetë presidenti i SHBA-së.

Dario Toska, djali i Igli Toskës, sapo ka përfunduar me sukses klasën e pestë, duke u bërë kështu pjesë e nxënësve fitues të programit “President’s Education Awards”.

Medalja që Dario ka marrë jepet vetëm dy herë në ciklin arsimor 8-vjeçar, në klasën e pestë dhe të tetën.

Ekselenti shqiptar sapo ka mbaruar klasën e pestë në shkollën amerikane të Garmisch Elementary Middle School, pjesë e sistemit të shkollave amerikane në Europë, në Garmisch të Gjermanisë.

Në pesë vitet e para të shkollimit ai ka spikatur për rezultatet e larta.

Por jo vetëm kaq. Gjatë këtyre viteve, ai ka qenë fitues i disa olimpiadave dhe së fundmi edhe i “Spelling Bee”.

Share This Article
6 Comments
  • “djalit të ish-ministrit të Nanos”????????????
    ç’hyn në punë ky lloj prezantimi???
    më duket pak si shumë idioooooooot!?

  • Djalit i lumte qe doli mire me mesime, por por medalja nuk ka te beje as me trumpin as me klintonin as me Obamen.
    Ajo eshte nje stimul moral qe nuk e jep presidenti, por organet lokale te shteteve te Amerikes.
    Duhet me shume seriozitet ne shkrime!

  • Keta qe shkruajn akoma per Belulin jane ata spurdhjaket nostalgjike te nanos qe edhe po nuk iu realizua te rihyje ne politiken prostitucionale shqipetare kane vendosur ta zgjedhin si krye.ar te tyre ne boten tjeter atje ku mezi e presin ideologun e tyre!Z.Thano largoi keta gazetaruc nga kjo gazete se lexuesit besoj se te mjaftojne!Stop ketyre sharlataneve te shtypit qe mbajne ne kembe kete sistem te shkermoqur e qe bejne pjese ne ate kazanin mediatik qe permendi edhe kryetari i PD z.Rama si i ftuar ne “zone e lire” te nje fare Arian Cani.

  • Boll me keto lajme koti. Nuk eshte lajm. Kjo eshte per te gjithe nxenesit me rezultate te mira. Nuk eshte i pari ky djale jane me qindra ose me shume nxenesit shqiptare qe kane marre kete vleresim. Eshte si fletet e lavderimit njehere e nje kohe.

  • Bo bo DITA sa e ka ul nivelin.
    Po a di ti more IT dhe vendosesh lajmesh ne DITA se kush eshte i jati i ketij djalit qe ke nxjerre aty. Ai eshte Igli Malavita Toska, nje nga ministrat me injorant dhe debil te te gjitha kohrave. Nje halabak sekser, vjedhes shishesh konjaku ne supermarkete, spacatore, dhe cfare ka patur per tu bere keq i ka bere i jati.
    Kurse e jema e djalit eshte e bija e Bashkim Zenelit qe nuk la qytetar pa rujt ne Gjermani dhe ne Greqi.
    Shpresojme te mos i kete ngjare djali as njerit e as tjetres.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *