Donald Trump premton se do të ndryshojë

Elton Tafaruci

Kandidati Republikan për president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, premtoi se do të ndryshojë imazhin e tij politik. Në një mbledhje me dyer të mbylluara me udhëheqësit e Partisë Republikane, përfaqësues të miliarderit që kryeson garën brenda partisë për nominimin final, garantuan se imazhi i tij prej personazhi negative, do të ndryshojë.

Zyrtarë pranë stafit të Trump u thanë udhëheqësve të Partisë Republikane se kandidati për president po projekton një imazh të ri dhe se ai e di fort mire, se duhet të ndryshojë kurs politik.

BBC shkruan se një nga qëndrimet kryesore është veçanërisht ai ndaj grave, pas një sërë deklaratash kontraversiale, rreth abortit apo bashkëshorten e rivalit të tij, Ted Cruz.

Analistët në SHBA shprehen se pas fitores në New York, 70-vjeçari kishte shfaqur shenja të zbutjes së ligjërimit të tij politik.

Donald Trump kryeson qartësisht garën ndaj rivalëve të tij, por nëse nuk arrin kuotën e 1237 delegatëve, nominimi i tij do të kërkojë edhe mbështetjen e figurave të larta të Partisë Republikane.

Share This Article
2 Comments
  • Urojme nje fitore gjigante per Donald Trump si perfaqesues i gjeneratave te Anglezeve qe Themeluan Kombin Amerikan. Si personi per te clin ka nevoje jo vetem Amerika por i gjithe Planeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *