Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Donatorët e huaj premtojnë mbështetje
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lajm i fundit cicerr > Donatorët e huaj premtojnë mbështetje
Lajm i fundit cicerr

Donatorët e huaj premtojnë mbështetje

redaktor
Published October 9, 2013
Share
SHARE

Donatorët e huaj do të vazhdojnë mbështetjen e tyre për Shqipërinë, në sektorët e energjisë dhe industrisë. Zëvendësministri i Energjisë dhe Industrisë, Dorian Duçka zhvilloi një takim me përfaqësuesit e UNOPS, njëra prej agjencive kryesore të zbatimit të projekteve të Kombeve të Bashkuara në vende të ndryshme.

Zëvendësministri Duçka u shpreh se Shqipëria duhet të mësojë nga eksperienca e kësaj agjencie për të përfituar sa më shumë fonde nga donatorët për projekte të ndryshme në fushën e energjisë dhe të industrisë. Në vlerësimin e tij, çdo vend i Ballkanit mund të luajë një rol të caktuar sa i takon çështjes së energjisë. Duçka shprehu gatishmërinë për të ndërtuar një bashkëpunim sa më afatgjatë e të qëndrueshëm. “Shqipëria duhet të përfitojë nga momenti për të përthithur fondet duke mos humbur asnjë mundësi”, nënvizoi zëvendësministri Duçka.

Ndërkaq, përfaqësuesit e UNOPS deklaruan se Shqipëria po shkon në rrugën e duhur drejt përmirësimit të standardeve. Sipas tyre ekziston vullneti për të ndërtuar një bashkëpunim në kuadër të rritjes së kapaciteteve dhe investimeve në fusha të ndryshme përfshirë energjetikën dhe industrinë. Një temë e diskutimit ishte edhe mundësia për të tërhequr fondet e donatorëve me fokus rritjen e transparencës së funksionimit të institucioneve.

redaktor October 9, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?