Nuk ju pëlqen pamja juaj në pasqyrë? E keni të vështirë të gjeni një veshje që ju rri mirë? Për të gjithë ju që doni të hiqni disa kilogramë nga trupi juaj, shkencëtarët kanë një përgjigje në lidhje me kafenë, që ndoshta e dinit ndryshe. Lajmi i keq është se kafeja nuk ndihmon për të rënë nga pesha.
Studiuesit thonë se është kafeina ajo që ndihmon në humbjen e kilogramëve, por kafeja, për shkak të përbërësve të tjerë të shtuar, nuk ka të njëjtin efekt. Studimi është kryer nga një grup ekspertësh të fushës në Universitetin e Kuinslandit, të cilët e kanë kryer eksperimentin në laborator.
Gjatë testimeve u vu re te minjtë se kafeina eliminon shtimin e peshës, ndërsa përdorimi i një ekstrakti të kafesë nuk ndikon në sasinë e dhjamit. Studimi është publikuar në revistën “Journal of Nutrition”.
