Doni të ktheni një gotë? Lexoni më parë këtë studim…

entela

Konsumi i alkoolit, në çfarëdolloj sasie, shkakton zvogëlimin e vëllimit të lëndës gri të trurit dhe ndikon tek kujtesa.

 

Sipas një studimi të Universitetit të Oksfordit, në të cilin morën pjesë 25 mijë vetë, rezultoi se çdo sasi alkooli çon në një shëndet mendor më të dobësuar dhe se nuk ekziston asnjë nivel i “sigurt” i konsumit të alkoolit.

 

“Sa më shumë alkool të konsumojmë, aq më shumë zvogëlohet vëllimi i lëndës gri të trurit” – tha Anya Topiwala, kërkuese klinike me shumë përvojë dhe njëkohësisht autore kryesore e studimit.

 

Alkooli i tepërt ndikon para së gjithash në tru: perceptimi është i shtrembëruar, aftësia e gjykimit e turbulluar, aftësia e përqendrimit reduktohet. Në të njëjtën kohë ulet edhe pragu i rezervimit; ndoshta ndjen një lloj qetësie të këndshme.

 

Por teprimi mund të shkaktojë dehje deri në humbjen e vetëdijes. Veçanërisht rëndë është treguar kjo në konsumin e tepruar deri në gjendje kome tek të rinjtë. Depresionet dhe agresionet bëhen më të forta.

 

“Zvogëlimi i vëllimit të trurit çon rrjedhimisht edhe në një performancë më të dobët të kujtesës” – shpjegoi ajo.

e.r/dita

Share This Article
3 Comments
  • Prandaj ne shqiptart jemi mrapa bote,se ngaqe pijm raki qysh n djep,na ngordh truni ala pa le mir…dhe,po ti shofsh kafkat shqiptare jan t shtypme n ball dhe mrapa koke ..defiçit trunor.
    Lenda gri e trunit shqiptar osht asfiksu …

  • Shkencerisht 50 gram alkool ne dite, jo vetem qe nuk e demton trurin, posacerisht vellimin e tij per kujtesen, por e ndihmon ate. Sepse cliron vatrat e presuara e te frustuara nga lodhja dhe stresi, ndihmon furnizimin me gjak…Alias ka ndihmuar kesisoj me pare zemren…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *