Donika Kada-Bujupi i bashkohet Vetëvendosjes

Elton Tafaruci

Deputetja që ka dhënë dorëheqje nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kada-Bujupi i është bashkuar zyrtarisht Lëvizjes Vetëvendosje.

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi i uroi mirëseardhje në Vetëvendosje, deputetes Donika Kada-Bujupit.

Ajo është pritur me duartrokitje në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ku për shkaqe shëndetësore nuk po merr pjesë kryetari i kësaj lëvizje, Visar Ymeri.

Çaushi i tha të pranishmëve se Lëvizja Vetëvendosje është rritur gjatë këtyre muajve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *