Drejtuesja e komanduar e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, kërkon komandim në Prokurorinë e Përgjithshme.
Burimet bëjnë me dije se Prela e ka depozituar shkresën që me 2 tetor 2019 te kryeprokurorja Arta Marku dhe kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi.
KLP do ta marrë në shqyrtim, por më parë do të kalojë te Komisioni i Karrierës.
o.j/dita
