Donis Avdijaj rrëfen takimin me De Biazin

redaktor

Quhet Donis Avdijaj dhe ka një klauzolë prej 50 milionë eurosh, një shumë që është më e madhe se e gjithë lojtarëve të Kombëtares së Shqipërisë bashkë. Donisi është lojtar në pronësi të ekipit të Shalke 04, por së fundmi është huazuar në Austri te Shturm Graz për t’u rritur edhe më shumë si lojtar. Djaloshi i artë është bërë i famshëm në futbollin gjerman dhe evropian falë golave të shumtë që ka shënuar me ekipet e grupmoshave të Shalkes 04. Të gjithë tifozët shqiptarë anembanë botës duan që ai të veshë fanellën kuqezi të Shqipërisë dhe për këtë arsye De Biazi mori rrugën për në Austri për ta takuar nga afër.

Detajet e takimit – Në një prononcim për “Telegrafin”, Avdijaj tregon bisedën me trajneri italian dhe shanset që ai ka të veshë fanellën e Shqipërisë më 29 mars në takim ndaj Armenisë.

“Mbrëmë (të shtunën) pas ndeshjes kam pasur takim me trajnerin e Shqipërisë, Xhani De Biazi. Më ka ardhur shumë mirë që ka marrë rrugën deri në Austri për t’u takuar me mua”, tha fillimisht Avdijaj për “Telegrafin”.

“Trajneri më ka treguar projektin e Shqipërisë dhe më ka pëlqyer jashtëzakonisht shumë biseda që pata me të. I kemi bërë pyetje të ndryshme njëri-tjetrit për të ardhmen dhe ta shikojmë se si do të rrjedhin gjërat”. 18-vjeçari tregoi se dëshira e tij është për të luajtur me Kombëtaren e Shqipërisë, por jo gjithçka varet nga ai, pasi për këtë gjë duhet të reagojnë njerëzit kompetentë të fushës.

“Unë jam shqiptar dhe po më dëgjon që flas rrjedhshëm gjuhën amtare. Dëshira ime është që të luaj me Kombëtaren e Shqipërisë, por jo gjithçka varet nga unë. Të shikojmë se çfarë do të ndodhë”, vazhdoi Avdijaj i cili ka marrë ftesë edhe nga Kombëtarja e Gjermanisë U-21 për dy ndeshjet e radhës.

Refuzoi të mëdhatë – Donisi shkëlqeu me Shalken dhe kjo bëri që klubi gjerman t’i vë klauzolë prej 50 milionë eurosh për mos ta lënë të lirë të largohet në drejtim të skuadrave të mëdha. E për shërbimet e tij interesim kishin shprehur edhe gjigantët evropian si Real Madrid, Çelsi dhe Liverpul, por djaloshi nuk deshi që të rrezikojë në karrierë.

“Kam pasur jashtëzakonisht shumë oferta për të vazhduar karrierën por kam vendosur për Shturmin, pasi dua të rritem ende si lojtar. Më ka kërkuar edhe Real Madrid, Çelsi dhe Liverpul, por nuk kam dashur të transferohem e vetëm të stërvitem me yje të mëdha dhe të pres gjithmonë një rast të vogël për të luajtur. Unë dua të luaj sa më shumë dhe tani këtë mundësi e kam te Shturmi. Jam i ri dhe do të bëj përvojë para se të rikthehem te Shalke, pasi aty është qëllimi im që ta ndërtoj karrierën”, tha Avdijaj.

Talenti nga Istogu ka luajtur me Shalken që nga kategoritë e reja, ku fillimisht në ‘B-Junioren Bundesliga Ëest’, shënoi 59 gola në 51 paraqitje, pastaj në ‘A-Junioren Bundesliga Ëest’, shënoi 17 gola në 18 paraqitje, ndërsa Regionaliga Ëest ai arriti të shënojë katër gola në 11 ndeshje. Përpos golave të shumtë Donisi ka qenë edhe një “asist-men” mjaft i zoti.

Shqipëria e viteve të fundit ka vuajtur për një ‘bombardues’ të portave, ndërsa tani e ka në dorë, vetëm se drejtuesit kuqezinj duhet të dinë si ta shfrytëzojnë shansin.

Share This Article
1 Comment
  • Avdiaj! Je shume i ri. Idete e tua me pelqejne. Do te rritesh. Shume mire. Veç te them : Ne asnje kombetare nuk do te ndiesh ate kenaqesi qe do jetosh me kombetaren KUQ E ZI. Kete mos e harro…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *