Donte takim me Pompeon/ Ekipet e sigurisë u pajisën me foto të Berishës që ta ndalonin në korridoret e hotelit

Ornela

Vizita e Mike Pompeo në Tiranë 2 ditë më parë duket se e ka mërzitur shumë Sali Berishën. Një prej njerëzve më të rëndësishëm të administratës së Trump nuk denjoi ta takonte as 5 minuta dhe për këtë nuk akuzon dot as Sorosin. Mbështetësit e tij pretendojnë se kur të rikthehet në pushtet Donald Trump, do t’i heqin damkën e “non grata”-s. Por Berisha nuk e pranoi lehtësisht braktisjen e madhe edhe nga ata amerikanë që ai mendon se i ka aleat.

Pranë stafit të Mike Pompeo konfirmojnë per report.tv se ka patur një përpjekje të ish-Kryeministrit Sali Berisha për të krijuar një takim me zotin Pompeo gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, madje dhe spontanisht në korridoret e hotel Mak-Albania (ish-Sheraton).

I njëjti burim konfirmon se ekipet e sigurisë janë njoftuar për këtë fakt dhe janë njohur me fotografinë e Berishës për të parandaluar prezencën e këtij personi në mjediset ku do të ndodhej zoti Pompeo.

Ish sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo mbërriti në vendin tonë mbrëmjen e së dielës në kuadër të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA. Në fjalën e tij, Pompeo tha se përkushtimi vijon njësoj dhe uron që miqësia të ketë edhe 100 vite të tjera.

Gjatë vizitës, u nderua nga Universiteti i Tiranës me titullin Honoris Causa për kontributin e dhënë në ruajtjen e paqes, ndërtimin e dialogut, garantimin e sigurisë dhe thellimin e marrëdhënieve diplomatike mes Amerikës dhe vendit tonë.

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • Saliu i World Economic Forum, Edi Rama i World Economic Forum, Pompeo i World Economic Forum etj etj.

    Lind pyetja. Kush eshte bosi qe i komandon keto vegla politike, nderkohe qe luajne teatrin Hegelian?

    Natyrisht cifuti Nazisto-Komunist Klaus Schwab.

    Qeveria e shitur Shqiptare ne fshehtesi po pergatitet qe te dorezoje plotesisht sovranitetin kombetar, te Organizata Boterore e Shendetit ne fund te Majit, Kjo, duke firmosur traktatin e Pandemive i cili i heq plotesisht te drejtat e veprimit qeverive sovrane, duke impozuar direktivat e Organizates Boterore te Shendetit ne rast se ata shpallin emergjence plandemie. Ketu perfshihet nderhyrje e huaj ushtarake ne territorin e Republikes si dhe terror ndaj popullsise vendase, nen pretekstin e nje Plandemie sipas oreksit te Organizates Boterore te Shendetit dhe Kombeve te Bashkuara.

    Kujdes!

    Kjo eshte nje tradheti e grades me te larte

  • E keni gabim zoterinj.Pompeo donte ta takonte me cdo kusht Birishen,por ishte ky i fundit qe nuk donte dhe e bojkotoi.Personeli u Pais me foto per te siguruar takim me perparesi sipas kerkesen se pompeos dhe Evi Kakapalarit.Madje donin te benin takim me force,por dhija Ka bisht dhe nuk eshte si bishtin i deles.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *