Donte të protestonte në konferencën Trump-Putin, “reporteri” nxirret jashtë me forcë

Ornela

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në prag të konferencës së përbashkët për shtyp mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin, që u mbajt pak minuta më parë në Helsinki të Finlandës.

Një reporter, siç raporton CNN, ndërkohë që “Sky News” e cilëson protestues, është nxjerrë me forcë nga agjentët e sigurisë nga salla ku do të mbahej konferenca për shtyp.

Ai u shfaq teksa mbante një letër të bardhë me një mbishkrim, i cili ndonëse nuk u lexua qartë, nga raportimet paraprake të medieve të huaja thuhet se përmbante “Nuclear Ban Treaty”.

Thënë me fjalë të tjera, protestuesi në fjalë, i cili mund të jetë paraqitur si reporter për të hyrë në sallë, ka dashur të bëjë thirrje për nënshkrimin e një pakti për ndalimin e plotë të armëve bërthamore, e jo vetëm zvogëlimin apo kufizimin e tyre, siç është bërë deri më tani.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *