Donte të vriste gruan, prifti amerikan pagoi një vrasës shqiptar

Dita

Në Minesota të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prifti 44 vjeçar Stephen Allwine po gjykohet për porositjen e vrasjes së gruas së tij 43 vjeçare Amy Allwine.

Prifti donte të ndahej nga gruaja e tij, por ligjet e kishës nuk e lejojnë diçka të tillë. Stephen u lidh me faqen “Besa Mafia”, një faqe internet që pretendonte lidhje me krimin e organizuar shqiptar.

Prifti kontraktoi një vrasës shqiptar, për të bërë të mundur ekzekutimin e gruas.

Pagoi 6 mijë dollarë, pagesën e së cilës e bëri me bitcoin, në mënyrë që vrasësit shqiptar të mbaronin punë.

Amy Allwine u gjet e vdekur më 13 Nëntor 2016 në dyshemenë e dhomës së gjumit me një plumb në kokë.

Hetuesit gjetën në telefon bisedat e Stephen Allwine me vrasësit virtualë.

Stephen ofronte në kishë këshillime martesore për çifte. Ai dhe Amy kishin një fëmijë të adoptuar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *