Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza këmbëngul në pafajësinë e sportistëve shqiptarë që rezultuan pozitivë ndaj substancës stanozolol në testet e anti-dopingut duke aluduar për një konspiracion grek, apo edhe botëror ndaj tyre.
Daniel Godelli, Hysen Pulaku e Romela Begaj kryen fazën stërvitore para botërorit në Greqi nën kujdesin e Luan Shabanit, dhe Gjoza është drejtuar pikërisht drejt Greqisë ku ka zhvilluar paraditen e së premtes një takim me ish peshëngritësin shqiptar Luan Shabani, ku i ka kërkuar se çfarë ka ndodhur me peshëngritësit shqiptarë duke marrë këtë përgjigje.
“Luan Shabani me ka deklaruar, ‘Mos ki merak, sportistët janë të pastër, nuk kanë marrë asnjë substancë të ndaluar, dhe për këtë mbaj unë përgjegjësi’”, tregon Gjoza. Bashkë me 3 sportistët shqiptarë, Luan Shabani ka patur nën drejtimin edhe 3 sportistë grekë, të cilët nuk rezultuan pozitivë për doping. I vënë përballë këtij fakti, Luan Shabani ka lënë të kuptohet për një konspiracion përballë shqiptarëve.
“Ai tha te presim edhe testin B, pasi nëse edhe aty del pozitiv atëherë do të prononcohem edhe unë, pasi këtu është diçka më e madhe”, shtoi kreu i FSHP-së. Megjithatë, i pyetur se në drejtim të kujt bëhet ky aludim, Gjoza ka shfaqur hapur dyshimin te grekët. “Unë e bëra të qartë, kush mund të jetë xheloz për ne. Mund të jenë kinezët, rusët, koreanët, tajlandezët, kazakët, por më shumë xhelozë për ne mund të jenë grekët”, theksoi Gjoza.
I pyetur nëse analizat e kryera nga Federata Shqiptare e Peshëngritjes para Botërorit kanë garantuar pastërtinë e tyre presidenti i FSHP-së fut sërish në lojë Luan Shabanin. Gjoza, i bindur në pastërtinë e sportistëve shqiptarë, kërkoi nga opinioni publik që t’i mbështesë në këto momente të vështira.

Nuk behet sporti me rrugace dhe femije burgaxhijsh! Vete ideja se te gjithe dopingohen,por nuk kapen, qe mbizoteron ne palestrat e peshengritjes ,eshte celesi i te keqes.Shume vjet me pare kam pire nje kafe me Ilir Kafaranin dhe nje trainere bullgare dhe ca trainere ish peshengrites dhe nga kjo bullgare kam degjuar kete thenje,qe duhet konsideruar blasfemi per peshengritesit.Sporti jone ka qene i paster,por si cdo fushe te keqen e futen te huajt.Te paret qe infektohen dhe perhapin infexionin, jane rrugacet dhe burgaxhijte.
DO ZOTI LART ESHTE KESHTU PUNA
Shif mos ka gisht Berisha.
More ky ka ikur per lesh.
Ne s’fituam 50 medalje qe na paskan inat.
Ngaterron fushaten e LSI-se me Kampionatin Boteror.
Po flet si kryetar lagje per katunaret.
Jep doreheqjen dhe pike, njeri pa moral.
Xhelal Mziu dhe ky Elez Gjoza, jane “doktorret” dhe “profesoret” shqiptare. Nuk i bashkon vetem paraqitja e jashtme, me ate pozen e fshatarit qe kerkon te te shitet per qytetar por i bashkon me teper, “filozofia” e te qenit njerez pa tru. Eshte krim, te leshe institucionet shteterore, ne duart e njerezve si fshatari Gjoza.
“Une shkova ne Greqi dhe pyeta Luan Shabanin se cfare ka ndodhur me peshengritesit tane”?
Kjo eshte “filozofia” e Bathoreve, mbi te cilen funksionon shteti shqiptar. Asnje fjale, per organe kompetente brenda federates qe shoqerojne hap pas hapi sportistet, asnje hierarki sportive brenda kesaj “federate” qe merr pergjegjesine e paraqitjes dinjitoze te sportisteve tane. Kemi vetem Luan Shabanin si trajner dhe Greqine, si vend i shenjte per ujqit qe Elez Gjoza, iu var melcite shqiptare ne qafe.
Ata qe njohin paksa historine tone te kaluar dhe emrat e disa protagonisteve te saj si psh Leonidas Sabanis dhe “eksperienca” e tyre e vyer ne fushen e dopingut, nuk do te guxonte kurre, te linte ne duart e ketij njeriu, pergjegjesine per ekipin kombetar.
Ka ardhur koha per spastrim radhesh ne keto institucione bajga. Injorantet dhe fshataret si Gjoza, mund te terheqin parmenden por nuk mund te jene funksionare te sportit shqiptar.!!