Zbulohen të tjera raste dopingu në edicionet e kaluara të Lojërave Olimpike. Këtë radhë u zbuluan emrat e 11 peshëngritësve, pjesëmarrës në ‘Londër 2012’ dhe nga rikryerja e testeve antidoping, nga të cilët, 6 ishin fitues medaljesh.
Ishte Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes ajo që publikoi emrat e sportistëve me doping mes të cilëve ishte edhe ai i ruses Nataliya Zabolotnaya, 5 herë kampione e Europës dhe fituese e medaljes së argjendtë në Londër. Po kështu pozitivë në këto teste të reja rezultuan edhe peshëngritësit e tjerë rusë, Aleksandër Ivanov e Svetlana Tzarukaeva, edhe këta fitues të medaljeve të argjendta në Lojërat Olimpikë të 4 viteve më parë
Të tjerë sportistë që e kanë emrin në këtë listë të re të Federatës Ndërkombëtare të Peshëngritjes janë edhe bjellorusja Kulesha, armenia Kurshudian dhe moldavja Iovu. Kjo Federatë në komunikatën e saj theksoi e të 11 sportistët që kanë rezultuar me doping, janë pezulluar nga aktivitetet për momentin.
Një javë më parë, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar bëri të ditur se 45 sportistë pjesëmarrës në Pekin 2008 dhe Londër 2012 kishin rezultuar pozitivë në testet antidoping pas rianalizimit të tyre. Në kontrollet e kryrera për Lojërat Olimpike 2012 u morën 138 kampione të sportistëve nga 9 vende të ndryshme, nga të cilat 115 rezultuan pozitivë për përdorim të substancave të ndaluara.

Keshtu si po vete puna 100% e peshengritesve elitare ne gjithe boten ,DOPOHEN,por ashtu si Armstrongu,jo te gjithe kapen.Sportistet kineze dopohen sistematikisht ne gara me rendesi boterore,por nuk kapen,sepse dopimi i tyre ndodh nen kujdesin e shtetit,me doping qe nuk e kapin analizat,shume te sofistikuar.Kurse shqiptaret kapen kollaj,sepse dopohen me doping per kuaj garash dhe ne menyre artizanale.