Hulumtimi i lejeve mjedisore që në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë ndikuar në mjedis është përqendruar së fundi tek ato leje që janë dhënë në sektorin e energjisë. Të dhënat statistikore të Open Data Albania, flasin po ashtu për abuzim elektoral parazgjedhor nga qeveria e kaluar në lëshimin e “dorës” në dhënien e lejeve mjedisore në sektorin e energjetikës. ODA ka marrë në shqyrtim lejet mjedisore të miratuara nga Ministria e Mjedisit për ushtrimin e aktiviteteve që lidhen me sektorin e energjetikës në periudhën janar 2012 – prill 2014. Sipas të dhënave 62 leje janë miratuar në vitin 2013 për hidrocentrale, parqe fatovoltanike, parqe eolike, etj, 24 janë miratuar në vitin 2012 dhe 18 deri në prill të 2014-ës.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në versionin print të gazetës DITA.