Pas vendimit të Lulzim Bashës për të dhënë dorëheqjen nga kreu i PD, grupi parlamentar ka nisur mbledhjen me sekretarin e përgjithshëm dhe dy nënkryetarët.
Deputetët që janë aktualisht në mbledhje në selinë e PD janë: Enkejeld Alibeaj, Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, Arbi Agalliu, Ina Zhupa, Eralda Tase, Ilda Dhori, Lindita Metaliaj, Dhurata Cupi, Zheni Gjergji, Kreshnik Collaku, Saimir Korreshi, Greta Bardeli,Dash Sula, Selaudin Jaupllari, Kastriot Piroli.
Mbledhja po drejtohet nga kryetari i grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj, i cili lexoi para kolegëve një draft deklaratë për qëndrimin e grupit PD për situatën e krijuar:
1. Grupi parlamentar i PD vlerëson aktin e dorëheqjes se kryetarit të PD në funksion të zgjidhjes së problematikës, që ka shkaktuar një përçarje të thellë nga qendra në bazë.
2. Grupi parlamentar i bën thirrje anëtarëve të pezulluar të grupit të PD që të ofrojnë të njëjtin mekanizëm për tërheqjen e zotit Berisha, që duhet të distancohet nga vendimmarrja në PD, duke u bërë pjesë e zgjidhjes për të shmangur përçarjen dhe për të bërë të mundur bashkimin e demokratëve. Kërkojmë respektimin e vlerave dhe parime e statutore të PD për shmangien e pasojave të deklaruara publikisht nga SHBA.
3. Grupi parlamentar shpreh gatishmërinë për të negociuar me anëtarët e pezulluar të grupit parlamentar për të gjetur një zgjidhje të pranueshme që sjell ndërprerjen e menjëhershme për t’i dhënë fund përçarjes dhe për t’i hapur rrugë bashkimit. Grupi ngarkon strukturat përgjegjëse për të kërkuar një grup ndërmjetësimi për të lehtësuar komunikimin me një zgjidhje afatgjatë dhe të pranueshme.
4.Grupi parlamentar vlerëson se pas realizimit të dakordësisë për pikat e mësiperme, i hapet rruga mundësisë për gjetjen e një mekanzimi konsensual në konsultim me institucionet e e tjera të partisë me funksion kryesor.
A-Ndërmarrjen e një fushate ndërgjegjësuese në bazë për qëllim bashkimin e demokratëve;
B-Përgatitjen e partisë për zgjedhjet lokale dhe riorgazimin e partisë në bazë. (Pra zgjedhje në bazë dhe fushatë);
C- Përgatitjen e kushteve të nevojshme për organizimin e zgjedhjeve në të gjitha strukturat drejtuese në qendër menjëherë pas zgjedhjeve lokale.
o.j/dita

Nuk vihet ne ballance nje kriminel si Sali Berisha qe ka vrara shoket e tij me Lulzimin i pa njllosur ne vrasje?Korupsioni eshte tjeter ane qe zgjidh gjykata me vone,sikunder gjykatat afrikane..
Nuk e keni kuptuar akoma qe ju te “PD”-es nuk jeni shumica qe te vini kushte dhe rregulla,nuk ekeni kuptuar akoma qe ne PD ju ka prure te gjitheve Berisha dhe jo per merite se jeni demokrate me bindje por se jeni maskarenj si te gjithe politikanet qe e shisni menderen per 5 leke.
Sa qesharake jane.
Po pse kaq e zorshme eshte te kuptosh qe nese nuk i japin nje mundesi per tu terhequr ne menyre dinjitoze, berisha e ka ne xhep te gjithe elektoratin e PD. Dhe duke e merituar plotesisht. E zgjuat ariun nga gjumi, duroni edhe hungerimen e tij tashi.
Nese ka qesharake Malo je ti Saliu,Luli dhe PD! Por jo vetem kaq edhe spiune,tradhetare,vrases hajdute! A e kuptoni o njerez se saliu do ta ndeze edhe njehere luften! SHikojeni fytyren e syte e tij nuk kane lidhje me ato qe flet! Duket qe shte nen efektin e droges! rujuni nga ky perbindesh!
Legjendari Sali Vuk Karaxhich eshte i vetmi politikan qe mund ta udheheqe popullin shqiptar drejt fitoreve te reja perkrah Serbise,Rusise, Kines, Iranit dhe Indise ne Luften e Trete Boterore!
Shih shih , njerezet qe tradhtuane nuk perfasojne asgje tash edhe kushte per shumicen po duan me vu!
Kushtet e sejmeneve te Braves duan te paraqesin se percarja erdhi nga Berisha dhe jo nga “Brutti ” Mire qe erdhen punet deri ketu se kuptuam se kush eshte Brava qe bente allishverishe me Ramen .Ata qe kundershtojne e mbajne ison e percaresit jane ato qe “Mbrojten ” bunkjerin me 8 janar me gaz , shkopinj,,karrike e xhama .Nje dileme kam .Po me portat e blinduara ( 8 -10 ) cdo te behet ??? Do te shiten per hekur ,,,apo do te behet nje statuje qe te kujtoje sjelljen e Braves ???