Ish-deputeti i PD, Astrit Patozi ka reaguar ndaj deklaratës së Lulzim Bashës për largimin e Eduart Halimit, duke e quajtur një deklaratë të panevojshme.
“E doja, por s’më deshi”, thotë pak a shumë Lulzim Basha për ikjen e papritur nga parlamenti të Eduard Halimit. Njësoj si dashnore e lënë rishtas, thotë një miku ynë në raste të tilla”, shkruan Patozi me ironi në postimin e tij.
Reagimi i plotë:
E DOJA, POR S’MË DESHI…
Nga Astrit Patozi
E doja, por s’më deshi”, thotë pak a shumë Lulzim Basha për ikjen e papritur nga parlamenti të Eduard Halimit. Njësoj si dashnore e lënë rishtas, thotë një miku ynë në raste të tilla.
Se Lulzimi ka një problem të madh. Hesht atëherë kur duhet të flasë dhe bërtet atëherë kur duhet të mbyllë gojën.
Sot nuk ishte dita për të folur, por për t’u fshehur gjëkundi, megjithë politesën politikisht korrekte të Eduard Halimit, që përcillej me maturi në dorëheqjen e tij.
Por Luli nuk të lë as të ikësh rehat, ndaj edhe foli, njësoj si ata që për të vënë vetulla, nxjerrin sytë e tyre. A thua se nuk mjaftonte shpjegimi i të zotit të punës, i cili, jashtë çdo diskutimi, ishte ndër deputetët më të zotë të Partisë Demokratike në këtë legjislaturë.
Sepse nga dëshira që të mos lexohej, se prej tij po largohen, si prej zgjebes, e bëri edhe më të kuptueshme atë që po ndodh realisht në Partinë Demokratike.
I kërkoj ndjesë Eduard Halimit për këto rreshta, sepse nuk do të kisha guxuar kurrë të komentoja vendimin e tij, nëse nuk do të kishte hyrë në valle, për të zezën e vet, Luli.
Dhe këtë të fundit e kisha të pamundur të mos e respektoja për atë që tha.
a.s/dita

Z.Pato-Zi , nuk pome fus ketu Moisit-e ,njeri aktor i madh i perbotshem dhe tjetri President i Shqioerise. Keta hane
buke vec ! Me beso , zoti Pato ! Ty do te bashkoja me Haxhi Qamilin dhe do te formonit nje pende te mire go-
meresh qe doni te benit histori por rrotat e saj iu zune
poshte. Ne se ben politike me ndergjegje per ato qe deklaron ne media ju them sinqerisht hiqni dore nga poli-
tika se nuk keni haber nga ajo. Nese e beni politiken per
ndonje “kocke” , Ti,Edvini, etj. etj. vazhdoni sepse pune
tjeter nuk dini te beni dhe gjeja me e kollajte eshte te besh politike duke iu aneksuar ndonje grupi mafioz qe te
“shperblen” me “kocka” ,ndersa Ti ,Pato nuk te ka dalur
aq edhe keq nga politika: miqt e mij,kavajas me thone se
Ti gjithe fare-fisin i ke futur ne per punera pullumbash,i ke
bere favore maksimale ,etj.etj. Prandaj s’ke pse qahesh
nga politika e djeshme ! Sigurisht je i deshpruar nga qe
Lulezimi nuk ta vari me dhe Ti ,si dhe disa si sera jote u
lane jasht “tepsise” ,sic i pelqente dikur kryeministrit se-
pse tani thote se “tepsine” e ka cuar per skrap …! Vaj vatani, mjere mileti, ku e lame e ku na mbeti….!