Dorëheqja e Isa Mustafës, ja kandidatura e parë që garon për kreun e LDK-së

time

Ministri i Mbrojtjes në detyrë i Kosovës, Anton Quni ka deklaruar publikisht se do të jetë kandidat për kryetarin e ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas rezultatit dramatik në zgjedhjes e së dielës.

Quni e ka konfirmuar kandidaturën në emisionin ‘Pressing’ në T7, teksa ka thënë se do ta rikthejë votuesin e LDK-së

“Jam kandidat për kryetar të LDK’së. Janë shumë arsye e faktorë pse kam vendosur t’i futem kësaj gare. Në zgjedhjet e fundit është shprehë mosbesim ndaj LDK’së. Ata që kanë dalë në VV, brenda një kohe të shkurtër do t’i riktheja në shtëpinë e tyre”, ka deklaruar ndër të tjera ai.

Jam i vetmi që jam deklaruar që nga momenti kur Isa Mustafa është larguar nga përgjegjësitë, të gjithë anëtarët e Kryesisë që në Kuvendin e radhës unë do të jem kandidat për kryetar të LDK-së”, ka shtuar tutje Quni.

Komentet e tij vijnë pas kërkesës për dorëheqje të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës. Quni, deri më tani është kandidati i parë që e ka bërë të ditur publikisht kandidaturën e tij për këtë post.

Në mesin e emrave të përmendur deri më tani kanë qenë edhe Lutfi Haziri, Kujtim Shala, e emra të tjerë.

h.b/dita

Share This Article
3 Comments
  • Ky mund te jete pretendent,jo kandidat.Nese ambiciet e “bosko Buhes” arrijne deri te kandidimi,athere behet kandidat,Tash eshte vetem njeri nga pretendentet.

  • LDK,duhet te shuhet sa me pare.Pareti e spiuneve dhe hajduteve qe te vetmen aftesi e kane te vjedhin,te vrasin dhe te akuzjne te tjeret.Vetem sherre i kane bere Kosoves.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *