Nënkryetari i sapozgjedhur i Akademisë së Shkencave, akademiku Myzafer Korkuti ka dhënë sot dorëheqjen nga posti në të cilin u zgjodh vetëm së fundi me votën e anëtarëve.
Për këtë ka reaguar akademiku Artan Fuga, i cili në një shënim në Facebook thotë: “Unë i kërkoj ndjesë Profesorit që pa dashjen time, në kërkim të rrugëve për ta nxjerrë nga kriza dhe farsa Akademinë e Shkencave, unë e kam ndofta lënduar anashkalimthi edhe atë, duke bërë çfarë kam pasur në dorë të evitoj konfuzionin e njeriut me institucionin. Por, duke theksuar gjithnjë se nuk kam pasur asgjë personale me të as me një njeri tjetër, dhe duke i shprehur respektin tim më të veçantë!”
REAGIMI I PLOTE
Lidhur me dorëheqjen e nënkryetarit të Akademisë të Shkencave!
Mësojmë se nënkryetari i Akademisë të Shkencave të Republikës të Shqipërisë sapo ka dhënë dorëheqjen!
Me këtë rast unë përulem me respekt për profesor Myzafer Korkutin duke e risiguruar atë sikurse kam bërë çdo ditë dhe çdo orë të këtyre ditëve me debate dhe tensione të mëdha për të ardhmen e Akademisë, pa e humbur kurrë toruan dhe respektin, se unë vlerësoj maksimalisht kontributin e tij prej disa dekadash si shkencëtar dhe edhe më shumë edhe si menaxher i agjencive kërkimore shkencore të vendit.
Në vitin 2008, në krye të një auditi shkencor në institutet e atëhershme akademike, ku gjetëm një gjendje katrahure e cila është pasqyruar me detaje në raportet e kohës, vetëm në Institutin e arkeologjisë të drejtuar nga Profesor Myzafer Korkuti gjeta ekselencën ku ndihej dora e tij.
Fondet e çmuara edhe në ditët më të këqia atje u ruajtën dhe u siguruan. Atje ndihej dora e Tij!
Unë përulem sinqerisht para atij brezi shkencëtarësh, duke shpresuar se shkenca shqiptare që prej kohësh lëngon dhe e ka humbur shkëlqimin e vet për një mijë arsye që nuk varen nga Profesori, do të dijë të ngrihet. Dhe shpejt madje!
Unë uroj që profesor Korkuti të ketë krijimtari të gjatë dhe kontribut energjik brenda një asambleje akademikësh, e cila ka mundësi t’i gjejë të gjitha rrugët për t’ja hequr vellon e dështimit institucionit!
Unë i kërkoj ndjesë Profesorit që pa dashjen time, në kërkim të rrugëve për ta nxjerrë nga kriza dhe farsa Akademinë e Shkencave, unë e kam ndofta lënduar anashkalimthi edhe atë, duke bërë çfarë kam pasur në dorë të evitoj konfuzionin e njeriut me institucionin. Por, duke theksuar gjithnjë se nuk kam pasur asgjë personale me të as me një njeri tjetër, dhe duke i shprehur respektin tim më të veçantë!
Akademia ka etikën e vet universale!
Mënçuria e profesor Korkutit duhet të ndricojë pjesën tjetër të kryesisë për të dhënë dorëheqjen dhe hapur rrugë për transformim dhe reformime të cilat këto vite fatkeqësisht nuk janë kuptuar, janë penguar dhe madje në raste të ndryshme të përsëritura janë censuruar.
Produkti i Akademisë të Shkencave sot është artificial, fiktiv dhe i padobishëm në një masë shumë të madhe, pa futur gjithçka në një kategori!
Asnjë institucion nuk mund të shpërblehet për një punë të pabërë dhe me rezultat gënjeshtar!
As loja me emrat e akademikë të mëdhenj, as politizimi i cështjes, as manipulimet me emrin e Agollit të madh nuk legjitimojnë gjë. Gabimet dhe vonesat janë të pafalshme!
Unë vazhdoj të them se as nuk mund të nisi një proces i vërtetë reformimi nëse paraprakisht nuk do të realizoheshin masat e menjëhershme:
1- Dorëheqje e të gjithë kryesisë të rizgjedhur.
2- Administrim i përkohshëm me kompetenca të kufizuara nga ana e sekretarit shkencor.
3- Transparenca e figurës të Akademikut sipas kërkesës të bërë nga kryesia e kaluar.
4- Auditim i përdorimit të burimeve njerëzore, materiale dhe financiare të Akademisë të Shkencave nga ana e oraganeve ministeriale dhe jo vetëm.
Vetëm atëherë mund të konsiderohet se pika e 5, pra
5- Ngritja e një komisioni të përkohshëm reformimi, mund të kishte vlerë dhe të niste një punë të pastër, të sinqertë, të thellë, dhe efikase!
Përndryshe farsa do të transformohej në një farsë të farsës!

edhe ne ’90 te gjithe e kishin me sistemin, pastaj harruan sistemin dhe u morren me Enverin. Do ngjase edhe me ju profesor Fuga, se keshtu e ka luga, kur i del rruga dhe e ze buka. Se çfare akademie do behet me llafolloget e filoqylit nuk e di, por reforme tamam behet vetem po te bene ty kryetar. Pastaj do ti shkruash leter Rames qe nga 180 milione ta beje fondin 200 milione. Ose qofsha i gabuar, mbase ju merr vjeshta per mire dhe e reformoni akadamine duke shpikur rroten katrore, se ate ne forme rrethi e kane shpikur 6 mije vjet me pare.
Kujdes kur perkulesh mos keputesh mish !
Po ka mijra shqiptare neper bôte me rezultate ne te gjitha fushat i therisni te jene anetare te akademise boll me me historiane dhe albanolog qe nuk dine as greqishten e lashte dhe as latinishten dhe n’a shpjegojne se agoraja eshte fjale ilire dhe adrianopoli qytet Ilire dhe plot brockulla te tjera
Po mire o Fuga Artan,
si i behet tani: dakord qe ne e morem vesh qe zoteri Korkuti eshte krej e krejt si thua ti se fundi,
dmth qe, tani kur dha doreheqjen, ai eshte i shkelqyer dhe ka realizuar tere ato gjera…!
Jo?
Po? Okay, ne te besojme si parase: “i besohet pruresit me te fundit”,
pra ish Kryetari Myzafer Korkuti eshte zoteria vete, dhe aftesia vete.
Si i behet per akuzen e Kryeministrit tashme?
Nga se nisej ai qe Akademia, kryetar i se ciles deri dje ishte zoteri Muzaferi, duhet reformuar
ose do shkrihet…?!
Na e thua dot?
Z. Korkuti mos u perkul aq shume se te thyhet ndonje
rruze e shtylles kurrizore ! Aman, bre ju akademiket
na peshtiroset ,jeni bere si keshilli i ndrikullave ! Pyetja
si i keni marre ato titujt te akademise ashtu si dipllomat
e ” Kristalit” ???
TANI, OSE ZGJEDHJET NUK BENIN, OSE BENIN.
NDAJE MENDJEN, SE NUK KA VLERE KESHTU
HORDHA PORDHA.
Kur je ne jete, je debill
Kur te vdesesh, do te behesh i afte!
Kete jua siguroj Une,
I gjithedishmi Artuga
Pasi e telendise 1 muaj rresht,tani po i ben reverenxa.Merre kthesen me bute Fuga!
Korigjim: i drejtohem Fuges ne komentin e mesiperm dhe
Jo Korkutit,por me qe ra fjala edhe dy fjale per Korkutin,
ky Korkuti paskish bere “heroizem” qe paskish dhene do-
reheqjen ! Amani bre ,keto akademiket sikur mbsjne pe-
shen e kombit mbi shpatulla dhe a e dini si i tha Pashes
ky qe tash u zgjodh ne krye te Akademise kur Pasha i tha
se qeveria po i fal detin Greqise,ky kryeakademiku i ta-
nishem iu pergjegj: c’pune ka Akademia me detin …..?!
Per me shume detaje ,lexoni artikullin e M. Pashes !
O Fuga
kur do ta mbyllesh ate hale se na qelbe nga mengjezi ne darke
Fuga do të jetë i besueshëm vetëm nqs heq dorë nga titulli akademik të cilin nuk e meriton absolutisht. Është vetëm një pedagog i filozofisë marksiste -leniniste, profesion të cilin e ka abandonuar prej vitesh dhe tani e konsiderojnë si profesor i shkencave të komunikimit. E vetmja shkencë që di të bëjë ky akademik, është se ka mësuar të përdorë programet kompjuterike si SPSS, për të analizuar sondazhe të ndryshme dhe të nxjerrë përfundime “shkencore” Ka botuar edhe nja dy tre libra të cilët nuk kanë asnjë vlerë.