Dorëheqja e Tahirit, Ruçi: Morali brenda imoralitetit të politikës

Leda Hysa

 

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi sot në ” Ditën e Europës” ku ka folur për mediat se të gjithë deputetët duhet të lobojnë deri në qershor për një vendim pozitiv referuar çeljes së negociatave për Shqipërinë, nuk ka lënë pa komentuar edhe dorëheqjen e ish-ministrit të Brendshëm nga mandati i deputetit.

Ruçi tha para gazetarëve se ky ishte një veprim për t’u vlerësuar nga ana e Tahirit, në një politikë që thuhet shpesh se është pa moral.

Teksa solli në vëmendje një shprehje të Winston Churchill, se ‘Politika s’ka moral’, kryeparlamentari tha se rasti i Tahirit tregoi të kundërtën.

Parlamenti shqiptar në asnjë rast nuk ka pasur raste të tilla, asnjë se ka lënë mandatin. Është rasti i parë që duhet ta mirëpresim dhe është i vlerësuar. Në rastin konkret, dhe këtu do përmendja se i famshmi Churchill; Politika s’ka moral. Ndaj brenda politikës ka dhe moral. Dorëheqja e Tahirit vazhdon të ngelet ky moral brenda imoralitetit. Rasti në fjalë është për t’u përshëndetur, për t’u mirëpritur. Sa i takon akuzës, ajo ngelet ta hetojnë prokuroria dhe ish-deputeti përpara organeve të drejtësisë”, tha Ruci.

l.h/ dita

Share This Article
3 Comments
  • Po edhe u deshte te luftohet shume per kete moral:ju per ta mbrojtur imunitetin luftuat disa muaj,e evropa per ta mbrojturmoralitetin po ashtu luftuoj…
    Kuptohet nga citata e juaj,se imunitet per me vepruar mbrapsht e paskit mbeshtet tek armiku ma i madhe i Shqiptareve,Churchilli,i cili ka deshte e ka vepruar per asgjesimin e Shqiperise gjithe jeten e tij,prej disfates se tij ne Dardanelet.

  • Ku ta dinte Curcilli se politikanet shqiptar do te ishin nje race e vecante me moral te larte socialist.Ne ate kohe nuk kish lindur as raca heroike e rilindjes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *