Dorëheqja është pak!

redaktor
Lulzim Basha

 

Dr. Muhamet HITO

Jam Dr. Muhamet Hito, shqiptaro-amerikan. Nga viti 1991 deri në vitin 2013 kam votuar për PD duke patur bindjen se “vota e një njeriu me bindje të djathta duhet detyrimisht t’i përkasë të djathtës demokratike, pavarësisht nga sindromi patologjik që ka ekzistuar në vetë trurin “hemorragjik” të kësaj partie! Dhe kjo nuk është një rastësi. Ne mjekët shqiptarë në Amerikë inspirohemi nga qëndrimi human i mjekëve të famshëm amerikanë.

Duke studiuar me kujdes jetën e mjekut amerikan Dr. Frist, ishte e pamundur të qëndroja indiferent ndaj këtij fakti: Opinioni amerikan u çudit, kur mori vesh se Dr. Frist (një nga mjekët më të mirë në botë për transplantet e zemrës) do të linte praktikën mjekësore, për t’u zgjedhur Senator. Kur e pyetën, pse do të hiqte dorë nga kirurgjia e zemrës, ai tha: “Do të shërojmë Amerikën!”. Është pikërisht kjo arsye që të imponon bindjen se “vota e çdo demokrati do t’i shërbej shërimit të Shqipërisë”, që të jem i sinqertë kjo ishte bindja ime deri në momentin që Luli vendosi të ngrejë çadrën (në mes të bulevardit) dhe me arrogancë dhe injorancë t’ju imponohej jo vetëm shqiptarëve, por edhe demokratëve shqiptaro-amerikanë (për një periudhë tre mujore, duke injoruar kështu edhe zërin e ndërkombëtarëve). Nga ky moment, personalisht ndërrova mendim, jo bindje.

Unë nuk duhej në asnjë mënyrë të votoja për PD mbasi vota ime jo vetëm nuk do t’i shërbente demokracisë në Shqipëri, por ajo do t’i zgjaste jetën “Lulit dhe bandës së tij”. Pra shkurt, kjo votë jo vetëm nuk do të shëronte Shqipërinë, por do t’i shërbente një “bande” që historikisht ka qenë dhe është mbartëse dhe përhapëse e murtajës në “demokracinë” inekzistente shqiptare! Bashkatdhetarëve duhet t’i bëj të qartë bindjen time se: Nuk duhet të ngatërrojmë njeriun demokrat (dhe këta janë me qindra mijëra në Shqipëri) me një bandë të organizuar që prej më se njëzet vjetësh, që mashtrojnë shqiptarët në emër të demokracisë.

Këtë mendim timin po e argumentoj me faktet më të reja, për të mos qëndruar në fakte dhe prova të njohura gjatë këtij 27 vjeçari:

1- “Takimi” ose më qartë “fluturimi i Lulit” për në Amerikë dhe fotografia me Presidentin Amerikan. Është ngjarja që shokoi shqiptarët, ose më qartë ishte një mashtrim i madh që Luli i vogël ju serviri shqiptarëve ose më qartë një surprizë e hidhur në prag të zgjedhjeve. Luli pati kurajon ta servirë këtë foto si një sukses të politikës së tij “pro amerikane” duke na thënë se: “Politikën time pro amerikane” e mbështet vetë Presidenti Amerikan! Duke injoruar kështu përfaqësuesit e shtetit amerikan (nënkupto ambasadorët amerikanë) të cilët për vite të tëra u injoruan nga Berisha dhe më vonë nga vetë Luli, po kështu Luli na dha edhe një mesazh të ri se: “Unë i zgjidh problemet me vetë Presidentin Amerikan” dhe se z. Hoyt Brian Yee (zëvendës/ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit) nuk ka arsye të humbi kohë me udhëtime për në Shqipëri.

Ato ditë pati shumë zëra dhe komente nga selia e PD (natyrisht nga zëdhënësit e vetë Bashës, të cilët Basha i ka si ushtarët në një fushë shahu).

Por ne nuk pamë asnjë koment për këtë vizitë të Bashës nga Zëri i Amerikës (i cili është shumë i ndjeshëm në ngjarjet e rëndësishme kur një udhëheqës apo lider shqiptar takohet me Presidentin Amerikan. Është fjala këtu për takime të programuara nga administrata amerikane të cilat shqiptarët i ruajnë në kujtesën historike si ngjarjet më të rëndësishme!).

Kjo është bindja ime: Në rast se z. Basha nuk është dakord, atëherë ai duhet ta vërtetojë. Në rast se ai nuk e vërteton, atëherë është e drejta jonë të ngremë edhe një akuze të re, akuzë që i takon prokurorisë ta zgjidhë.

Pyetja është: Z. Basha, në rast se nuk na vërteton si edhe pse shkoi në USA, duhet të na thotë, kush i mbuloi shpenzimet e tij për në USA?!

Dhe tani le të hymë në temë: Këto ditë është folur shumë për rezultatin e zgjedhjeve, po kështu është komentuar “dhimbja” për humbjen e Bashës! Kjo dhimbje ka një koment “të dhimbshëm” nga vetë Prof. Dr. Berisha i cili tha: “Natyrisht që Basha është njeriu (përgjegjësi) kryesor për humbjen… Por jo i vetmi. Këtë e tha Profesori… Dhe natyrisht këtë e përsëritën edhe anëtarët e bandës Berisha-Basha (Halimi, Shehu etj.). “Rruga drejt ringritjes kalon përmes bashkimit dhe jo përmes përçarjes e përjashtimit!”, na thotë Doktor Berisha!

Mbasi profesori ka mbi njëzetë vjet që nuk merret më me mjekësinë, e shohim të arsyeshme t’i themi: Profesor! Partia Demokratike dhe në veçanti lidershipi i saj nga viti 2013 deri më sot ka pësuar goditje të rënda, por goditja e fundit (e 25 Qershorit) ishte goditja më e rëndë e cila e çoi PD në vdekje klinike, dhe ju si kardiolog i vjetër e dini mirë se për të dalë nga vdekja klinike, e vetmja rrugë është ringjallja dhe jo ringritja. Po kështu është i njohur fakti se ringjallja nuk mund të arrihet nëpërmjet bashkimit. Bashkimi (nënkupto bashkimin e indeve të nekrotizuara, të vdekura, me inde të shëndosha) do ta shpejtonte procesin e vdekjes! Pra procesi i “ringritjes” në rastin tonë është një “terapi e gabuar” sepse krahas pjesës së nekrotizuar do të rritet edhe numri i qelizave të gjalla që do të bashkëjetojnë me pjesën e nekrotizuar, ka vetëm një zgjidhje: Që Partia Demokratike të ringjallet është absolutisht e domosdoshme të diferencohet pjesa e nekrotizuar (që në rastin konkret përfaqësohet nga ju dhe nga z. Basha, natyrisht këtu përfshihet edhe banda që ju rrethon ju) nga pjesa vitale e demokratëve shqiptarë!

Po kështu e shoh të arsyeshme të qëndroj edhe në një këshillë që zoti Halimi na drejton ne mjekëve: Ndaj duke nxjerrë mësimet nga gjithë këto që kemi kaluar, të bëhemi të gjithë bashkë dhe të shkojmë drejt një procesi real, një gare të lirë, të barabartë e të ndershme për të zgjedhur kryetarin e ri të PD, e pastaj të çdo strukture, për ta bërë PD të fortë, siç e duam të gjithë, pa përçarje, por të bashkuar! (Na këshillon z. Halimi)

 

2- Të bëhemi të gjithë bashkë… thotë z. Halimi. Z. Halimi! Janë të njohura bëmat tuaja në mbrojtjen e kriminelëve. Po kështu edhe qëndrimi juaj arrogant në kundërshtimin mediokër të procesit dhe ligjeve të Vettingut, duke mbrojtur hapur bandat e gjyqtarëve imoral! Z. Halimi, më kupto drejtë, demokratët e thjeshtë duhet të kërkojnë largimin tuaj nga lidershqipi i PD, jo thjesht se jeni anëtar i bandës Basha, porse jeni njeri pa asnjë vlerë morale për të qenë thjesht demokrat (më kujtohen poshtërsitë tuaj në mbrojtje të krimit kur ishit ministër).

Po kështu kam ende të gjalla faktet e mbulimit të krimit nga drejtoresha juaj për mbrojtjen e ligjshmërisë (Marsida Xhaferllari), drejtoreshë e bekuar nga ju.

Ka ardhur koha që vrasësit nuk mund të bashkëjetojnë me viktimat e tyre. Berisha mbron Lulin, apo jeniçerin besnik?!

Po shohim “gjëra të reja” të cilat na serviren si qëndrime humane të babait (nënkupto profesorin dhe doktorin Berisha) ndaj “trashëgimtarit të tij z. Basha). Autorët megjithëse e njohin mirë historinë e Partisë Demokratike mbas viteve 1991 “harrojnë” se profesori vetëm human nuk mund të jetë! Le të kujtojmë vetëm një fakt: Profesori gjithmonë ka “birësuar” pranë vetes njerëzit të cilët kanë paraqitur një rrezik real për të (sipas bindjes së tij), por ai asnjëherë nuk i ka trajtuar ata si njerëz të besuar. Dhe jo më si “bijtë” e tij. Personalisht e njoh mirë profesorin që kur ishim studentë! Doktori gjithmonë dhe në veçanti mbas vitit 1991 i ka “përdorur” këta si JENIÇERË (ose më qartë si mercenarë). Demokratët veteranë i njohin mirë bëmat e profesorit me jeniçerët e tij. Fatkeqësisht ky është fati dhe roli i Bashës pranë Berishës. Sot është momenti që Berisha të mbrojë Lulin, arsyeja është e qartë, “katastrofa e 25 Qershorit” ka për autor së pari Berishën dhe së dyti Lulin! Kjo është edhe arsyeja përse profesori ja adreson humbjen krimit dhe drogës, duke bërë të paditurin se si krimi dhe droga kanë autorësinë nga vetë profesori. Deri më sot as Berisha dhe as Rama nuk kanë dhënë asnjë statistikë se sa demokratë ose të majtë kanë kultivuar drogë ose janë marrë me tregtinë e saj.

Po kështu, profesori duke marrë nën mbrojtje Lulin thotë: “Është e domosdoshme të kuptojmë arsyet përse kutive të votimit u mungoi vota e 200.000 qytetarëve që kanë votuar PD në zgjedhjet e kaluara (pra profesori mundohet që mungesa e këtyre 200.000 votave nuk është as për faj të Lulit dhe as për faj të PD (nënkupto lidershipin e PD).

Por cila është e vërteta? E vërteta qëndron në faktin se janë me mijëra demokratë që deri më 2013 kanë votuar për Partinë Demokratike, dhe në 25 Qershor nuk votuan për Partinë Demokratike! Argumentet i thamë më lart, Selami thotë se “Demokratët humbën besimin” (nënkupto besimin tek Partia Demokratike), por nuk na thotë arsyet e humbjes së këtij besimi.

Është i njohur fakti se njeriu bëhet pjesë e një partie kur bindet se është pikërisht kjo partia që do të mbrojë interesat e tij, po kështu janë të njohura “premtimet” e PD (nënkupto të liderëve të kësaj partie) për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, të pronës etj., që janë të garantuara edhe nga Kushtetuta. Por sot mbas 27 vjetësh njerëzit demokratë (historikisht demokratë) përballen me këtë realitet:

Pronën ta vjedhin pikërisht gjyqtarët që kanë lidhje direkte me familjen Berisha, të cilët Berisha i ka dekretuar si “heronj”, por që de fakto janë njerëz me prejardhje kriminale dhe anëtarë të bandave kriminale, gjyqtarë që janë diplomuar thjesht me arsimin tetë vjeçar, gjyqtarë imoralë që falsifikojnë aktet e procesit gjyqësor! Po kështu është Berisha ai që ka emëruar gjyqtare në apelin e Tiranës Fatmira Hajdarin (i përmend këto thjesht për t’i rikujtuar Berishës dhe Lulit se janë pikërisht këto arsyet që njerëzit jo vetëm nuk votuan për Partinë Demokratike. Por kanë edhe të drejtën morale të thonë të vërtetën.

Po kështu demokratët u shokuan kur Luli vendosi në listën e deputetëve të bijën e gjyqtares Fatmira Hajdari, Rudina Hajdari. Rudina, një njeri pa asnjë meritë për t’u bërë deputete, u privilegjua duke u vendosur në “top listë”.

Fakti që Rudina fitoi na bind ne demokratëve se fitorja e Rudinës është një humbje për Shqipërinë, dhe ne kemi të drejtë të pyesim: pse u thirr Rudina Hajdari nga USA dhe nuk u thirr Zef Brozi (nuk ka logjikë për komente)?

Që kjo garë të jetë një garë model, që jo vetëm ta nxjerri Partinë Demokratike me një lidership më të fortë, më pranë demokratëve, por t’i ngjalli dhe një herë shpresën shqiptarëve dhe të jetë një forcë politike që ta ngrejë Shqipërinë aty ku ne synojmë të gjithë, një nga historitë më të mëdha të shekullit 21, thotë z. Selami.

Personalisht do t’i thosha z. Selami: Për të arritur këtu, së pari duhet larguar Basha nga PD. Siç e thashë edhe më parë Basha është personi numër një që solli katastrofën e PD, kjo nuk është thjesht një shprehie gazetareske, por është në radhë të parë një kosto e pallogaritshme për familjet e njerëzve demokratë, duke filluar nga papunësia, padrejtësia, emigracioni etj. etj.

Përfundimisht Basha nuk duhet lejuar të luajë me të ardhmen e demokracisë në Shqipëri.

Share This Article
5 Comments
  • BRAVO E MSDHE DOKTOR.PO KUSH TE DEGJON.ME PARE DUHET TE LARGOHET SALIU.LULIN MANDEJ E KOPANISIN KOLLAJ.

  • I nderuar zoti doktor,

    si lexues i rregullt i shtypit, deri me sot nuk me ka rene rasti te lexoj ndonje shkrim tuajin, prandaj me beri pak pershtypje kur lexova emrin tuaj si autor.

    I thirra memorjes per te bere ndonje lidhje me te shkuaren, por asgje. T’ju them te drejten, mendja me shkoi menjehere tek disa pseudo-analiste, te cilet na shfaqen pa pritur e pa kujtuar si kerpudhat pas shiut dhe me pas humbasin pa lene gjurme.

    Ne vija te pergjithshme, shkrimi juaj eshte dinjitoz zoti Dr. Hito.

    Vlerat e ketij shkrimi qendrojne ne ate se ju jeni munduar t’i permbaheni realitetit dhe “t’ja cirrni masken” drejtuesve te PD-se, dhe ne vecanti dyshes 2B, duke i bere ata pergjegjes direkt per humbjen katastrofale ne zgjedhjet e 2017-es.

    Por vetem kaq ! Nuk eshte se nuk i dinim !

    Ne kemi te pakten qe kur ka filluar digitalizimi i gazetave dhe prezantimi i tyre online qe lexojme editoriale dhe analiza te cfare do lloji qofshin, ndaj nuk mbetem sot te na vije dikush per te na “mbushur perfundimisht mendjen”, se cilet ishin (dhe fatkeqsisht jane akoma) shkaktaret e degjenerimit te demokracise ne vend.

    I dinim te gjitha prej kohesh doktor, prandaj une po perqendrohem ke nje tjeter aspekt, dhe ai eshte qendrimi juaj gjithe keto vite te demokaotizmit shqiptar.

    Per te analizuar sado pak kete qendrim tuajin me lejo t’i referohem vetem dy thenieve tuaja ne kete shkrim dhe konkretisht…

    1.) “Nga viti 1991 deri në vitin 2013 kam votuar për PD duke patur bindjen se vota e një njeriu me bindje të djathta duhet detyrimisht t’i përkasë të djathtës demokratike, pavarësisht nga sindromi patologjik që ka ekzistuar në vetë trurin “hemorragjik” të kësaj partie.”

    2.) “Kjo (nenkuptoje PD-ne) eshte nje bandë e organizuar që prej më se njëzet vjetësh, që mashtrojnë shqiptarët në emër të demokracisë.”

    – A e kuptoni se sa kontradiktore jane me njera-tjetren keto dy theniet tuaja zoti doktor?
    – A e kuptoni se sa i demshem ka qene per demokracine e shendoshe qendrimi juaj dhe perkrahja qe ju i keni dhene asaj gjithe keto vite?
    – A e kuptoni se jeni shume i vonuar (ne mos dhe jo shume i afte) per t’u celur syte si qytetareve te pa shkolluar, po ashtu dhe atyre ende te pa shkalluar?

    Zoti doktor Hito!

    Ne demokratet e vertete jemi shkeputur te pakten qysh nga prilli i viti ’91 nga demokaotiket tuaj!

    Ju si mbeshtetes deri para kater vitesh i “bandes se organizuar qysh prej 20 vitesh” (kete e deklaruat vete apo jo?), mbani gjithashtu nje fare pergjegjsie morale per degjenerimin e demokracise ne vend.

    Mbani te pakten pergjegjesi morale, sepse ishte pikerisht vullneti juaj dhe i disa teper te vonuarve si ju, qe e keni mbeshtetur PD-ne me vote (dhe jo vetem) deri ne 2013-en, pavaresisht se ajo kishte dale jashte kontrollit per me shume se nje dekade.

    Kishte dale jashte kontrollit, sepse si doktor duhej te kishe qene ose militant i semure, ose miop, qe te mos shihje se cilet kockeblojtes eshtrash qendronin prapa skenareve te tilla si…

    – 2 prilli 1991,
    – firmat piramidale,
    – djegja e gazetes “Koha Jone” natën e 2 mars 1997,
    – katrahura e ’97,
    – shperthimet e Gerdecit,
    – vrasjet e 21 Janarit 2011,
    etj. etj.

    Pershendetje !

  • Doktor, ju thoni disa gjera te verteta, megjithate mua me vjen keq qe ju e keni kuptuar kaq vone qe kjo parti e vetequajtur Demokratike kuk ka asnje lidje me Demokracine.
    I them keto pasi kjo parti nuk ka demokraci te brendeshme, dhe as qe e ka pasur kurre. Kjo parti erdhi si per te luftuar komunizmin, por ka per “baba” nje komunist, te fundit te Europes, qe i perdori metodat komuniste per te shtypur popullin e tij, dhe per te perfituar per vete. Ky i pafytyre ” luftonte” per drejtesi per masakren e Shkodres dhe deshmoret e saj, por kur ishte ne pushtet vrau njesoj si ata, bile edhe me teper. Une nuk arrij ta kuptoj se si ky kriminel shiti naften ne Serbi per te vrare Kosovaret. Nuk arrij ta kuptoj se si akoma ka njerez i besojne sy mbyllur dhe betohen per te.
    Shume njerez kane filluar te zgjohen dhe ta kuptojne qe kjo parti ka pergjegjesite me te medha ne tranzicionin e pafund Shqiptar.
    Keta edhe kur thote Qeverria qe sot eshte dite me diell, keta thone ka vetem shi.
    Megjithate njerezit po zgjohen, dhe po mesojne te zgjedhin ke do te punoje me fort per ta.

  • Pershendetje:nje analize koncize dhe e kuptueshme per te gjithe demokratet dhe per binomin Berisha-Basha qe duhet te reflektojne duke ju hapure rrugen te tjereve.Eshte
    FAKT TASHME I VERTETUAR SE ATA PO E MBAJNE PENG PARTIN DEMOKRATIKE DHE PO E COJNE NGA HUMBJA NE DISFATEN PERFUNDIMTARE.FALEMINDERIT PER MIREKUPTIMIN .

  • Dr Hito ju pershendes per shkrimin tuaj te plotllogjikshem. Ju jeni nje nder te vetmit qe jeni munduar te luftoni te keqiat e vendit tone, sic jane pa-aftesia per te qeverisur por me se tepermi korrupsioni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *