Komisioni i ligjeve ka bërë konstatimin e dorëheqjes së kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba.
Biba dha dorëheqjen si pjesë e marrëveshjes Rama-Basha, në kuadër të së cilës opozita ka propozuar si kryetar të KQZ-së, Klement Zgurin.
Zguri, aktualisht anëtar i Komisionit, do të votohet në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, sot në 18.00.
Pak pas këtij vendimi, Biba ka publikuar letrën e dorëheqjes, duke e quajtur gjithë këtë, “ndryshim kuajsh në mes të lumit dhe aksident profesional”.
Në letrën e publikuar, Biba, shkruan se do të kishte dashur që dorëheqjen ta kishte bërë në një letër me një tjetër përmbajtje.
“Aksidentet shpesh kanë qenë shkak për evolucionin njerëzor dhe unë e kam të provuar mëse njëherë këtë”- thotë Biba.
Postimi i Denar Bibës
Sipas ligjit të Mërfit, “nëse diçka e keqe do të ndodhë, atëherë ajo do të ndodhë në momentin më të keq të mundshëm”.
Ja kështu edhe ky “ndryshim kuajsh në mes të lumit”, i padëshirueshëm nga këndvështrimi i ngushtë i stabilitetit të institucioneve, por i nevojshëm për stabilitetin e vendit.
Personalisht e konsideroj një aksident profesional përgjatë një karriere të konsoliduar, që nuk ka asnjë pasojë të pakthyeshme. Fundja, aksidentet shpesh kanë qenë shkak për evolucionin njerëzor, dhe unë e kam të provuar mëse njëherë këtë.

Po ti nje kale i ngordhur ishe o Denar ose me mire nje gomar qe pellitje me urdher partie. Harrove si le nam me vendimet e tua ne KQZ qe shkelnin ligjet me elementare, vetem e vetem per ti sherbyer sa me zell partise. Ne fund te fundit partia te vuri e partia te hoqi..