Kryeministri Edi Rama bën një deklaratë të fortë dhe gjen zgjidhjen për të bërë “shtet” në hipotekë.
Sipas tij, vetëm “Dorëheqja e të gjithë regjistruesve pa dallim përkatësish partiake dhe shpallja e kërkesës publike për kandidatë, për pozicionin e regjistruesit në çdo bashki, është hapi fillestar i reformës rrënjësore në Hipoteka.
Në një takim me regjistruesit e Hipotekave në Kryeministri, Rama tha që arritjet e tyre janë skandaloze. “Hipotekat janë një nga pjesët më të prekura prej sistemit kanceroz të Tepsisë së Partive të Pushtetit”,- shprehet ai ndër të tjera.
Më tej Rama shprehet se hapi tjetër që do ndërmarrë me krijimin e qeverisë së re, do të jetë ngritja e Agjencisë Kombëtare të Titujve të Pronësisë. “Synimi është që më herët se sa vonë, brenda këtij mandati, çertifikata e pronës të mundësohet automatikisht nga regjistri kombëtar digjital i pronës – jo më për javë, muaj e vite, po në pak minuta”,- shtoi Rama.

Kjo eshte pika nevralgjike e shtetit . E ka kapur shume mire kryeministri . Do te kufizohet shume korrupsioni , mbivendosjet e prones dhe sherret e pa fundme . Sejcili mund te krijoi idene se c’eshte bere ne Kohen e Shaban Memise . Berisha I nderronte keta , kur ishin pasuruar ne nje pike , qe quhen te saturuar . Organet kopetente te bejne nje verifikim te te gjithe nepunesve , qe kane punuar ne keto pozicione . Te tere jane te pasur pa argumentim . Ketu nis dhe mbaron shteti rrumpalle . Ai lloj shteti eshte krijuar , per te pasuruar nje kaste prane Qeverrive te tera markave . Po qe se kjy kontroll do ti shkohet deri ne fund , sapo eshte nisur puna “S’keni pare gje akoma “. Zgalem
Perdridh e perdridh 27 vjet,u bene nyje hipotekat.Te lumte o Edi Rama,e bere si Alexandri madh,me nje te rene te shpates.Prandaj thote populli:Mos e ndaj ate sepaten nga dora,ate sepaten,qe preve ate shtyllen,..
bjeruniiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii………
bravo o strateg i papare !
Z.Kryeministër,reformim të thellë e të gjithanshëm të shtetit dhe administratës,kjo besoj me bindje do të jetë motoja Juaj urgjente,ashtu siç e keni premtuar dhe siç po veproni.
Ç”do drejtues qëndror institucioni,që ka shkelur ligjet për të fituar para e pasuri,ka ndërtuar stafin e tij zinxhir me nëpunës të sojit të vet të cilët realizonin mega vjedhjen,edhe shumë nëpunës profesionalisht të aftë dhe të ndershëm kur u gjendën në situata të tilla,me moton të nxjerrim para për shefin dhe për vete duke rjepur e mashtruar popullin për të drejtat e tyre pasurore e ligjore,mbetën nënë trysni shkarkimi.
Prandaj z.Kryeministër reformimi tërësor i administratës duke vendosur ajkën profesionale dhe intelektuale,por të ndershme në krye të insttucioneve do të sjellë edhe të ndershmit e të aftët në zinxhirin e ç’do institucioni,dhe e dyta sistemi kompjuterik dhe digitalizimi do të të nxjerrin faqe bardhë para popullit dhe angazhimeve të tua,pa harruar sekuestrimin e pasurive të vjedhura dhe vënien para përgjegjësisë penale të përfituesve.
Është sëmundje e vjetër këjo e shqiptarëve z.Kryeministër, prandaj për ta bërë administratën si ajo Europiane,duhet një mëndje dhe ekip reformues i cili me punën e tij të thellë do ta kapërxej situatën endemike në administratë,duke realizuar një kapërxim epokal dhe historik që do të mbetet në histori si kapërximi i ylberit.
Kur i ke afishuar vetë idetë e reformimit të math z.Kryeministër dhe Europa dhe Amerika të mbështet fuqishëm nuk kam dyshim se basti juaj historik për ta nxjerrë këtë popull nga e kaluara e errët shekullore e trashëguar,në dritën e modernitetit Europian do të realizohet.Ju uroj suksese Ju dhe stafit të ri Kryeministror.
Su ngop ky plehra Rama. Do ti vije dita edhe ketij
Zotni Rama,
Fajin nuk e kane registruesit…
Faji eshte tek ju politikanet qe keni ba gjate ketyre 27 vjete nje kaos neper hypoteka me nje qind ligje per pronen!
Edhe burimi i problemit eshte ligji famekeq i berishes per pronat qe po i kushton e do t’i kushtoje edhe ma shume Shqiperise se prona eshte alpha e omega i cdo shtetit, qofte prone private qofte prone publike..Ehe si njenja si tjetra duhet te kene ligje se kur shiten, si shiten edhe per cfare arsye kane te drejte me u shit:prona publike ne cdo vend shitet vetem per interese publike dmth nje veper qe i sherben te gjitheve, perdryshe mbetet ne pronesi te shtetit edhe jepet me qira ndonjehere tek privati ME PERFITIM per shtetin e jo me Humbje si n’Albanistan…
Kot ndryshojne kryetaret e hypotekave kur nuk ndryshon baza ligjor: problemet e trashegimise te prones aty mbeten edhe asnje nuk di si me zgedh problemin se nuk ka shtet po ka tepsi edhe ne qeveri: per projektet e ‘miqeve’ hypoteka shkel me dy kemb ligji edhe te drejten e pronareve qe sorrolaten neper zyre,qe sa e sa vjete kurse ‘miqte’ behen ^pronar brenda ores!!!!
Pra lind pyetja e keni per te kthye pronen pronareve apo keto shkarkime jane vetem menyra e re me i ba ‘miqte’ pronare?