Dorëhiqet drejtoresha e Arsimit në Shkodër

redaktor

Kur na ndajnë edhe pak ditë nga fillimi i vitit të ri mësimor drejtoresha e drejtorisë Rajonale të Arsimit në qarkun e Shkodrës, Erjeta Laçej ka kërkuar përmes një shkrese drejtuar Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve dorëheqjen nga pozicioni, të cilin ajo e mbante prej rreth një viti.

Zyrtarisht nuk dihen arsyet kërkesës për dorëheqje të drejtoreshës Laçej por burime pranë saj shprehen se një ndër arsye mund të jenë dhe mungesa e bashkëpunimit me disa deputet të zonës, çfarë mund të ketë sjell dhe kërkesën e imponuar për dorëheqje.

Erjeta Laçej u emëruar në krye të drejtorisë Rajonale të Arsimit në Shkodër pas konkursit të organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve, ndërkohë që menaxhoj konkurset për zgjedhjet e drejtuesve të Zyrave Arsimore në Shkodër, Pukë e Malësi të Madhe. Tashmë pritet nëse Ministria e Arsimit do të aprovoj kërkesën për dorëheqje të Laçej, gjë e cila duket se është thjesht një çështje procedurale.

Share This Article
2 Comments
  • Kjo tregon se drejtoresha ka dinjitet.Seriozisht e ka patur te pamundur te punoje nen trysnine e deputeteve pa shkolle, per te emeruar mesues me diploma fallco. Bravo! Megjitese kam frike se do te lene pa pune.

  • Deputetet po fusin hundet si ne kohen e Lefter ferres, duke treguar se rilindja qenka nje kopje e shemtuar e asaj qe theu qafen. Popull, tregoje ti qe je rilindur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *