Dorëhiqet kreu i OSHEE-së në Kukës pas debateve me drejtorin e ri

Bledar Lumani

Drejtori i Operatorit të Shpërndarjes të Energjisë Elektrike në Kukës, Astrit Cengu, ka dhënë dorëheqjen paraditen e sotme.

Për momentin nuk dihen ende arsyet e dorëheqjes së tij.

Disa media raportojnë se shkak për dorëheqjen janë bërë debatet me kreun e ri të OSHEE-së, Ardian Çela, që dy ditë më parë zuri vendin e Arben Seferaj.

Ai duket se nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesin e ri të përgjithshëm të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, dhe kjo e ka çuar edhe në ndërmarrjen e një hapi të tillë.

Kujtojmë që Kukësi është një ndër zonat më problematike për pagimin e energjisë elektrike.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *