Dorëhiqet kreu i tatimeve, Spahia

anazapta

Duket se një nga dorëheqjet e para që vijnë nga institucionet financiare është shënuar nga kreu i Tatimeve, Gazmir Spahia. Në të vërtetë Tatimet në këto vite qeverisje të djathtë janë kthyer në një tmerr për sipërmarrjen shqiptare dhe dorëheqja e tij, është më e pakta që mund të bënte në këtë moment. Ndryshimi i kreut të tatimeve pritet të fusë një frymë të re komunikimi midis kësaj administrate dhe biznesit. Burime pranë Ministrisë së Financave bëjnë të ditur se dy janë emart e mundshëm për të drejtuar tatimet, Albana Dhimitri, që më parë ka mbajtur postin e nënkryetares së bashkisë së kryeqytetit dhe Genti Gazheli, i cili aktualisht është anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës. Marrëdhëniet jo bashkëpunuese mes komunitetit të biznesit dhe administratës tatimore kanë qënë shpesh objekt debati. Për vite me radëh shumë prej përfaqësueve të sipërmarrjes kanë denoncuar arbitraritetin e kësaj administrate dhe arrogancën e saj në raport me ta.

 

Share This Article
5 Comments
  • Nje nder premtimet e Rames eshte qe sipermaresit te bashkepunojne me Tatimet me synymin qe shtetit cfare i takon ta mare. Une nuk besoj qe te ndodhin ndryshime. Tatimet vertet jane bere tmeri i sipermarjes. Nuk ka vend ne bote qe grupi i kontrollit tatimor te rije 1-2 muaj per kontroll te thelluar dhe ne perfundim nuk kalon akti pa gjobe se nuk ja pranon pergjegjesi,drejtori i kontrollit dhe drejtori rajonal. Ne aparence flitet per bashkepunim, por shefat e medhenj i detyrojne kontrolloret qe ne cdo akt-kontrolli te vendosen detyrime dhe gjoba. Ne kete vend si te punosh mire edhe te punosh keq, nuk shpeton nga rivleresimet dhe gjobat, sepse kjo ju quhet pune kontrolloreve.
    Une mendoj qe kontrolle te behen por te jene me operative dhe nuk ka aresye qe te kontrollohet subjekti nje here ne 5 vjet, ku ti numurohen qimet e flokeve koker me koker.
    Perfundimisht nuk jam me ate te mos kete kontroll, por jo kontroll per te vendosur detyrime e gjoba te pa merituara.
    Rivleresimet duke mare per baze cmimim mesatar te tregut jane ne kundershtim me Ligjet e ekonomise se tregut. Ka subjekte qe shesin me norme fitimi 7 %, ka tjere me 5 % e tj, nuk mund te barazohen.Per disa artikuj ndodh qe kur ju iken moda veshmbathjeve shiten nen kosto, te cilat nuk meren ne konsiderate nga tatimet.
    Fjala e fundit eshte kjo; Goditen subjekte me xhiro 30-40 miljon ne vit dhe nuk ngacmohen boset e medhenj qe kane mbrojtje te politikaneve apo te Oligarkise financiare.

  • A thua do ta perdorin doreheqien si menyre mbrojtje per vjedhjet t dhe abuzimet qe kane bere
    me parat e buxhetit ?
    Qarkullojne muhabete nga ana e tyre neper kafene se ” nuk do te na ngjit gjemb ne kembe se parat e shtetit kemi vjedhur dhe shteti eshte nje thes i math qe nuk soset “.
    Te jete vertet keshtu siç kapardisen keta nepunes, ish ministra e ish deputet e deputet te sotem te Saliut ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *