Kryeministri i Ukrainës, Mykola Azarov, ka dhënë dorëheqjen. Parlamenti ka hapur një seancë të jashtëzakonshme, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje për protestat antiqeveritare.
Azarov ka thënë se jep dorëheqjen në përpjekje për të krijuar një mundësi më shumë për kompromis politik.
Gjatë fundjavës, presidenti Viktor Yanukovych i ka ofruar postin e kryeministrit njërit prej udhëheqësve të opozitës, Arseniy Yatsenyuk, por ai e ka hedhur poshtë ofertën.
Në prag të seancës së sotme, Yanukovyh ka takuar tre udhëheqësit kryesorë të opozitës, me të cilët ka rëndë dakord që të shfuqizojë ligjet anti-protestë, të miratuara nga parlamenti, më 16 janar.

Kur do bej nje politikan dorheqje kur i shkel popullit ne kallo
Ky qenka popull .Kur nisen te bejne ate qe nuk e bene politika e bejne vete pa i marre doren askujte. Bravo Ukraina .I njohe ukrainasit .Jane te urte ,te bindur, te bashkuar dhe po vendosen per dicka nuk e lene ne rruge.Nga keto cilesi ne nuk kemi asnje.Pikerishte politikanet tane kete kane shfrytezuar qe na mbajne nen tutel e livadhisin si Sal Rrum -Palla.Hedhin disa para ne fushatat elektorale dhe dy gjishtat genjehen si kalamjte me cimcakiz .Rusia u fali 150miljarde dhe Ukrainasit rezistuan sa e hodhen matan K/Ministrin.
Mburremi me 1 miljon shuplaka dhe Plaku Mere i ka akoma Tespiet e shtetit shqiptare ne duar.Beri nje manover, sic beri Putini ,dhe u gezuam qe nuk mban vendin dejure te kreut te Rrum-Palles ne opozite.Levizja e Tulipanve vjollce ne Shqiperi ka mbetur ne mes te rruges .