Kryeprokurori i Egjiptit jep dorëheqjen vetëm një muaj pas emërimit të tij. Talaat Ibrahim u emërua nga presidenti Mohamed Morsi, pas shkarkimit të paraardhësit të tij. Lajmi bëhet i ditur nga burimet egjiptiane të mediave. Dorëheqja e Ibrahim vjen pas zemërimit të anëtarëve të gjyqësorit, që e panë shkarkimin e paraardhësve të tij si një sulm ndaj pavarësisë së tyre. Gjyqtarët dhe zyrtarët ligjorë i kishin bërë thirrje atij të dorëhiqej duke organizuar një protestë në zyrën e tij. Dorëheqja e tij pritet të paraqitet para Këshillit të Lartë Gjyqësore të dielën e ardhshme.