Dorëhiqet Mitchell, diplomati kryesor për Evropën në DASH

DITA Online

Wess Mitchell, diplomati kryesor për çështjet europiane në Departamentin amerikan të Shtetit tha se do të japë dorëheqjen muajin e ardhshëm.

Në letrën e dorëheqjes, që i ka paraqitur Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo, 41 vjeçari Mitchell, përmend arsye personale dhe profesionale për vendimin e tij. Dita e tij e fundit si ndihmës sekretar i shtetit për çështjet evropiane dhe euroaziatike do të jetë 15 shkurti.

Largimi i zotit Mitchell krijon një boshllëk në Depoartamentin e Shtetit në një kohë kur udhëheqësit evropianë po vënë në pikëpyetje angazhimin e Presidentit Donald Trump ndaj aleancave kyçe perëndimore.

Ai shkruan në letër se “ndërsa administrata bëri vitin e saj të dytë, e ndiej se kam përmbushur atë që kisha si objektiv kur mora këtë post,” duke përmendur zhvillimin e një strategjie për Evropën si dhe ndihmën për zotin Pompeo, i cili pasoi në detyrë ish-sekretarin Rex Tillerson që u shkarkua në mars të këtij viti.

Ka ardhur koha, – shkruan zoti Mitchell, – që të jem më pranë familjes time të re, e cila gjatë disa muajve të fundit ka kaluar shumë ditë pa mua“.

Në shtator 2017, zoti Mitchell u bë i pari ndihmës sekretar i shtetit në administratën Trump i konfirmuar nga Senati dhe do të jetë i emëruari i parë i zotit Trump në këtë post që largohet.

I cituar nga gazeta “Washington Post”, zoti Mitchell tha se dorëheqja e tij nuk është një protestë ndaj politikave të administratës apo ndaj drejtimit të politikës së jashtme amerikane.

Facebook Forum

v.l/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *