Kreu i Partisë Demokratike të Pukës, Prel Gjoni është tërhequr nga Këshilli Bashkiak i Fushë Arrëzit.
Në zgjedhjet e pushtetit vendor, Gjoni ishte kryesues i listës se kandidateve të Partisë Demokratike për këshillin bashkiak, ku PD fitoi vetëm një mandat duke u përfaqësuar në këshillin bashkiak të Fushë-Arrëzit nga kreu lokal i degës.
Në letrën e dorëheqjes kreu i demokratëve të Pukës ka përmendur si motiv të largimit të tij ngarkesën qe ka si pasojë e angazhimit politik, ndërsa dorëheqja është e parevokueshme. Në radhët e demokratëve pukjanë nuk është komentuar largimi i Gjonit, teksa shumë prej këtyre të fundit shprehin ankesa për angazhimin e tij politik në drejtimin e Partisë Demokratike, pasi ky i fundit jeton në Tiranë.
Sipas renditjes pasuese, pas Prel Gjonit në këshillin bashkiak të Fushë-Arrëzit është Greta Prendi e cila si pasojë e angazhimeve personale jashtë vendit, mësohet të ketë dorëzuar dorëheqjen në komisionin e mandateve pranë këshillit bashkiak të Fushë-Arrëzit. Ndërsa në vendin e kreut të PD-së, këtë forcë politike në organin vendimmarrës të Fushë-Arrëzit pritet ta përfaqësojë Hil Kola, ish kryetar i komunës në Qafë Mali. /BW
l.h/ dita

U be e gjithe puna me isha, ne Tirane apo jashte shtetit dhe Fushe Arrezi pret te perfaqesohet nga “bijte” e tij shtegtare.