Ka dhënë dorëheqjen në mënyrë krejt të papritur drejtori i Spitalit Rajonal Durrës. Alban Ramohitaj, njëkohësisht dhe kryetar i Këshillit Bashkiak të Durrësit, mësohet se ka dhënë dorëheqjen të mërkurën.
Ky largim nga detyra nuk është argumentuar ende prej tij.
Ramohitaj ishte fituesi i konkursit të organizuar nga Ministria e Shëndetësisë për spitalin e Durrësit.
Pas këtij largimi të papritur pritet që vendin e mbetur bosh ta plotësojë kandidati që zuri vendin e dytë në konkursin për drejtues, mjekja Nadire Kërtusha Jani, që aktualisht mban detyrën e shefes së repartit infektiv në këtë spital.
o.j/dita

jo ne vend te tij vereni drejtorin e LSI kristaq huten qe nderron testen e partise nga te fryje era dhe akom drejtor rajonal kur dihen bemat e tij ne drejtorin rajonale, ka emruar nusen e djalit ne adminisraten e tij,,,,,