Dorëhiqet Valdrin Pjetri: Nuk jam ajo kategori, do ta zgjidh ligjërisht

Edona Llukacaj

Valdrin Pjetri, i zgjedhur më 30 qershor si kryebashkiaku i Shkodrës, ka vendosur të tërhiqet nga marrja e kësaj detyre.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Pjetri shpreh “keqardhje se i duhet t’i japë fund ëndrrës për t’i dhënë Shkodrës atë që meriton”.

Menjëherë pas tërheqjes së Pjetrit, ka reaguar kreu i PD-së, sipas të cilit “asgjë nuk ndryshon”.

Postimi i plotë i Valdrin Pjetrit:

Të dashur miq, bashkëqytetar, votues të Bashkisë Shkodër, anëtarë të PS, bashkëpunëtorë të mi….

Ditët e fundit jam gjendur në mes të një stuhie mediatike ku akuzat dhe thashethemet i zunë vendin fakteve dhe të vërtetës.

Një ngjarje krejt banale e ndodhur në mes të shokëve të mi bashkëstudent, në të cilën unë nuk kam asnjë faj e përgjegjësi e nuk i kisha kushtuar rëndësi, 17 vjet më parë në moshën 20 vjeçare, u nxor nga konteksti dhe rreth saj u ngritën akuza e linçime përtej çdo skrupulli moral e njerëzor.

Nuk e kisha menduar kurrë që një ditë do të gjendesha përballë akuzave të tilla. Dhe sado i bindur të jem në pafajsinë ligjore dhe pastërtinë morale të personit tim, me keqardhje ju rrëfej se të tilla shpifje kanë shkaktuar dhimbje të mëdha te unë e familja ime dhe se unë kurrë nuk kam qënë pjesë e kësaj kategorie për të cilën sot akuzohem.

Në këto kushte, vëmendja dhe energjitë e mia do të përqendrohen tanimë tërësisht në zgjidhjen dhe sqarimin ligjor të kësaj ngjarje të 17 viteve më parë, ngjarje për të cilën në dijeninë time nuk kam pasur asnjë përgjegjësi ligjore në atë kohë.

I ndërgjegjshëm për rëndësinë e imazhit politik dhe i vendosur që këtë sqarim ligjor t’a ndërmarr në pozitat e qytetarit të thjeshtë, pa iu bërë barrë askujt, vendos të dorëhiqem nga marrja e detyrës së Kryetarit të Bashkisë Shkodër.

Ju jam mirënjohës të gjithëve për ndihmën dhe mbështetjen që më dhatë në fushatë!

Ishte një endërr e bukur t’i jepnim Shkodrës atë çka meriton. Por fatet e një qyteti nuk duhen të jenë kurrë të lidhura pashmangshmërisht me fatet e një individi, cilido qoftë ai.

Së fundi, ju jam pafundësisht mirënjohës të gjithë atyre që më kanë mbështetur apo dërguar mesazhe solidariteti në këto ditë të vështira për mua.

Ju uroj me gjithë shpirt më të mirën për Ju dhe familjen Tuaj !

e.ll./dita

Share This Article
10 Comments
  • Lulo s’te beson njeri se pak vite perpara e kishte emerua partia jote ne poltike. NQS Rama eshte koka e krimit Ti Lulo bashke me Salen jeni KUCEDRA ME TRE KOKA e krimit. Lulo bere mire qe denoncove Valdrinin por denoncove dhe veten tende njekohesisht, bere autogol Lulo. Apo nuk e kuptove dot kete fakt. Sepse te them te drejten fizionomia jote me pershtypjen e nje njeriu te trashe. Kur flet pasta s’ka nevoje per pershtypje. Se Rama eshte me “kopil” se ty. Po kesaj rradhe s’besoj ti eci…… bye Lulo

  • 350 zyrtare te Shtetit me rekorde kriminale jan larguar nga puna falë presionit te opozites,ndryshe do te ishin akoma aty,sepse
    per Edvin Escobar D’Ramen,llumi i shoqerise shqiptare jan potencial qe i garanton fitoren atij dhe”socialisteve””,ashtu si Valdrin
    Pjetri,qe ju shtua gardes se “rilindjes”.Arben Çuko Armando Prenga,Tom Doshi,Termet Peçi,Denar Biba, Mark Frroku,Ilir Ndraxhi,
    Arben Ndoka,Artur Bushi,Elvis Rroshi,Saimir Tahiri,Fidel Ylli,Paulin Ndreu,Luan Harusha,Fatmir Xhafaj,Jurgis Çyrbja,Rrahman Rraja,
    Gramoz Ruçi,Taulant Balla,Arben Ahmetaj,Damian Gjiknuri,Qazim Sejdini,Vangjush Dako,Arben Keshi, Ymer Lala,Xhemal Qefalia,
    Robert Aga, Bekim Krashi, Ulsi Manja,Edi Rama,Erion Veliaj…

  • Bravo Ramuti! Keshtu i jep material plerave si Luli te bejne moralistin.
    Rilindja i ka plotesuar ye gjitha kushtet qe te hyje ne histori njelloj si PD
    Puna eshte a do e distancoje veten PS nga ky riciklim bajgash.
    Ngelet per tu pare

  • Pjesa e dyte i takon zgjedhimit te foljes doreheq te shpikur nga de gjenerata e ree gazetarise shqiptare.
    Une doreheq
    Ti doreheq
    Ai doreheq..pa eee ne fund
    Ne doreheqim
    Ju dorehiqni
    Ata doreheqin.
    Ju tingellon gje normale kjo lloj foljeje juve te Dites?
    Nuk ka gjuha shqipe ndonje perdorim te tille te cartur si kjo.
    Nga e keni shpikur?
    Pertoni te thoni jep doreheqjen?
    Primitive te betuar.
    Deri ne fund

  • Hahaha ky kercikuqi 99ci Rilindas Mjaftist perbetohej se nuk ishte arestuar dhe denuar asnjher ne Itali (se besonte qe mbase 10 vjetesh digjeshin te dhenat hahaha) tamam si 99 qe eshte hiqet dhe perbetohej qe eshte i “ndershem” dhe na doli nje ” karaputan e virgjer”si shoqkat e veta parahardhese Roshi i kavajes etj-etj.

  • O lul edhe ti je i pabesushem i perfolur per korrupsion ne shqiptareve na ka gjet belaja nuk dime ca te besojme ne mes dy hajdutave

  • MIre e ke nji nji kriminel ma pak ne politike.
    Por edhe ma e rendesishme qe te kemi dhe agjenta te sherbimit serbe sa ma pak ne politike dhe qeverisje deri ne cfarosje duke fillue me zotrroten tende dhe kryeagjentin Berisha.

  • Kush beson qe kta te tjeret te emruar nga padronet e droges qe nuk kane te kaluar kriminale jan me te mir se ky valdrini, si p.r.sh vangjushi apo lali eri apo kjo e shkodres se ja kam harru emrin, prblemi eshte se kta jane te gjith ushtar te tre eskobarve, ramdamit sliqenit dhe ilirbushtres, dhe ktu duhet te besosh se fajn e paska ushtari dhe jo komandanti.

  • CDO NJERI ESHTE I PAFAJSHEM PERDERISA FAJESIA E TIJ NUK ESHTE PEROVUAR ME VENDIM NGA GJYKATA E LIGJIT !

    Ky eshte shpirti i drejtesise bashkekohore demokratike .
    Cdo hamendje, trillim, thashethem tjeter eshte thjeshte spekullim .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *