Cico: Janë shkelur urdhrat dhe rregullat

anazapta

Dorëhiqet pas një muaji punë sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Integrimit. Etleva Çiço i ka paraqitur dorëheqjen ministres Klajda Gjosha, me anë të një letre, ku shprehet se shkak për këtë dorëheqje është bërë anashkalimi i pozicionit të sekretarit të Përgjithshëm në këtë ministri.

Sipas një letre,  botuar sot në të përditshmen “Panorama”, janë shkelur urdhrat, rregullat dhe ligjet në procesin e largimit të stafit ekzistues dhe marrjes së njerëzve të rinj në këtë ministri.

Etleva Çiço është bashkëshortja e Ylli Manjanit, i cili mban postin e zëvendësministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, anëtar i Kryesisë së LSI-së dhe sekretar për Çështjet Zgjedhore në këtë parti. Ish-sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Integrimit ka punuar më parë si drejtoreshë e administratës në një nga bankat e mëdha private në vend.

 

Share This Article
11 Comments
    • na pelqen apo s’na pelqen ne kjo zonje te pakten ka mbetur koherente me vetveten. Pastaj te tjerat s’kane rendesi.

      Mire ka bere qe ka dhene doreheqjen nese nuk arrinte te bente punen. Jo si ata qe kishem deri para nje muaji te cilet u ulen ne kolltuke dhe ju ngjit prapanica ne karrige per 8 vjet rrjesht… as nuk ju interesonte nese punon mire apo keq, thjeshte ju mjaftonte rroga ne fund te muajit.

      • Une mendoj se ka mundesi qe te kete ndjere “nostalgji” per te ardhurat qe merrte ne ate banke private, kur i krahason me ato qe merr tani. Dhe eshte normale qe te shkoje atje ku i qan shpirti. Sa per ata “qe kishim deri dje”, i dashur Agron, me sa duket, ka ndryshuar situata. Dje kemi patur ne shtet mentalitetin mafioz te emerimit: Une te emeroj ty, ti do te fitosh aq sa nuk do te vej mendja tjeterkund, do besh ç’te te them une, nuk do bzesh fare se per te mbrojtur do te te mbroj une. Prandaj gjithe vartesit e dhjeramanit na dukeshin te gjithe mumje dhe pa goje, sepse pergjigjej ai per gjithçka duke bere gam-gam gjithe diten dhe gjithe naten. Prandaj i jane kaq besnike atij, sepse ku ka me mire, ti mbush xhepat dhe mos çaj koken, ka kush te mbron krahet. Tamam si ne nje klan mafioz, ti vetem mos e tradheto kapon.

  • Po pse patjeter duhet te jene dy veta nga nje familje drejtues te larte te shtetit?? Nejse kjo nusja ne ate pozicion eshte jashte loje sepse nuk ka hyre ne asnje konkurs. Megjithate e pergezoj per guximin dhe qe ka treguar.

  • ik mi budallaqe,pse nuk e dije ti qe kshtu behet?Apo deshe me be ligjin ti se je msu me gjith ate malokun qe ke per burr. Te pakten hiqeni nga web-i…

  • Ngjan krushqia pa behet-thote populli ,Edhe Etleva ja ka fshire te shoqit Ylli Manjakut,Etleva hedh vickla se e paska te sigurte se kush ja mbulon,

  • Para ca kohesh per kete zonje qarkulloi nje e-mail i famshem, ku e mori vesh populli deri ne USA, se cfar bemash kishte bere. Per bemat e saj u hoq drejtori i bankes………, duhet te behej dikush theror. Cudi akoma kerkon majat kjo e manjanit……….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *