Kreu i Shtëpisë së Bardhë Barack Obama ka pranuar dorëheqjen e kreut të CIA-s David Petraus. Nën hetim është vendosur paola Paula Broadwell, autore e biografisë së drejtorit të CIA-s. Broadëell përfundoi në qendër të vëmendjes pasi drejtori i përgjithshëm i Pentgonit dha dorëheqjen duke pretenduar se “kanë pasur marrdhënie dashurie jashtë martesore”, e cila sipas tij e bën të papërshtatshme qëndrimin e tij në krye të inteligjencës amerikane. Petraeus, ka kërkuar ndjesë për atë që e ka cilësuar si “gjykim tepër të varfër” pas një martese 37-vjeçare.
Mediat megjithatë hedhin dyshime mbi arsyen e vërtetë të dorëheqjes ndërsa sjellin në vëmendjen e publikut një hetim të FBI-së mbi Broadëell të dyshuar për përpjekje për të pasur akses në e mailin e gjeneralit nga ku do të nxirrte materiale të rezervuara, i cili venë në rrezik sigurinë kombëtare, citohen burimet.
Pozicioni i David Petraus ishte dobësuar së tepërmi pas sulmit në ambasadën amerikane në Bengazi ndërsa tani ekspertët e shohin dorëheqjen e tij si prelud i lëvizjeve të pritshme në kundërzbulimin amerikan. Ndërhyrja aktive e e guximshme në Irak dhe Afganistan i kishte hapur derën e CIA-s gjeneralit por ndërsa mbyllet përvoja e tij e shkurtër në krye të Pentagonit për administratën Obama, bëhet fjalë për një tjetër sfidën ndërsa është tashmë duke u përgatitur për pasardhësin e Hilari Klintonit në krye të Departamentit të Shtetit.