Një ditë pas dorëzimit të mandatit nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, Spartak Braho ka vendosur të zhvillojë një takim me kreun e parlamentit, Gramoz Ruçin.
Takimi i Brahos me kreun e parlamentit po zhvillohet në kryesinë e Kuvendit, raporton Ballkan Web.
Ish-deputeti i LSI-së, Spartak Braho, gjendet në radhë përsa i takon listës, dhe formalisht i takon atij të zëvendësojë ish-deputetin Saimir Tahiri.
Ndërkohë, Tahiri nuk e ka dërguar ende letrën e dorëzimit të mandatit të deputetit në mënyrë zyrtare.
Por, pritet që kërkesa e tij për heqjen dorë nga mandati të dorëzohet sot.
s.a/dita

Kur te jale dorheqje Rama ktheni liken ne vendin e tij dhe behini mutin rilindjes…..