Dorëhiqet trajneri i Kukësit

Ornela

Trajneri i Kukësit, Mladen Milinkoviç, ka dhënë dorëheqjen pas humbjes në shtëpi me Luftëtarin. Kukësi i drejtuar prej tij humbi 2-1 me Luftëtarin ditën e premte në stadiumin “Zeqir Ymeri”.

Gjirokastritët shënuan në fundin e pjesës së parë me Abazajn dhe në fillim të së dytës me Rroca. Goli i Kukësit erdhi nga penalltia e Elis Bakajt.

Kjo ka qenë humbja që e ka shtyrë trajnerin të japë dorëheqjen pas një sezoni jo të mirë për kampionët në fuqi. Pas dorëheqjes së serbit nuk ka ende një emër për postin e trajnerit të veriorëve të Kukësit.

Pas 16 javëve në kampionat, Kukësi renditet i treti në renditje me 9 pikë më pak se Skënderbeu që numëron edhe një ndeshje më pak.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *